back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Papa Gjon Pali II nga Otranto më 1980 denoncoi krimet komuniste në Shqipëri

Gazeta

Papa Gjon Pali i Dyte (1978-2005)
Papa Gjon Pali i Dyte (1978-2005)

Papa Gjon Pali II nga Otranto më 1980

denoncoi krimet komuniste në Shqipëri

16 tetor 1978 – 16 tetor 2018 (40 vjetori i Papes Voytila)

 Ati i Shenjtë i Lumi Gjon Pali II më 1980, nga Otranto e Italisë kujtoi dhe denoncoi persekutimin e egër të komunizmit në Shqipëri. Si sot, më 5 tetor 1980, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, i Lumi Papa Gjon Pali II nga brigjet e përtejme të Adriatikut, i drejtoi popullit shqiptar mesazhin e tij të parë të dashurisë atërore dhe të kujdesit për grigjën e vogël të martirizuar të katolikëve dhe të popullit të pafajshëm shqiptar, nën thundrën e diktaturës ateiste komuniste. Në homelinë e Meshës Shenjte të atij 5 tetori 1980, kushtuar martirizimit të të krishterëve në shekuj, i Lumi Papa Gjon Pali II sensibilizoi mbarë botën me këto fjalë: “E kështu sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj: ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare, besimtarë e qytetarë të thjeshtë… Përveç tyre, mendimi im shkon edhe tek vëllezërit tjerë të krishterë e tek të gjithë besimtarët në Zotin të cilët pësojnë të njëjtin fat të heqjes në atë komb”.
Faleminderit Papës Gjon Palit II për atë që bëri për shqiptarët. Duam të kujtojmë me nderim të veçantë edhe veprimtarinë e të Lumit Papës Gjon Pali II në favor të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovës e kudo që ndodhen. Mjaftojnë fjalët që vetë Ati i Shenjtë Wojtila pat thënë në sheshin Skënderbe të Tiranës, në vizitën e tij historike e të paharrueshme të 25 prillit 1993, për të kuptuar dashurinë e dashamirësinë që kishte ndaj popullit martir shqiptar: “Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjell farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare”.
.
16 tetor 1978 - Dita e zgjedhjes se Papa Gjon Pali i Dyte
16 tetor 1978 – Dita e zgjedhjes se Papa Gjon Pali i Dyte
Fillon Sinodi i Ipeshkvijve për Ungjillëzimin e Ri. Papa kremton Meshën e përurimit në Vatikan/Me ditën e sotme, fillojnë veprimtaritë e mëdha të Kishës Katolike, të parashikuara për këtë muaj, në 50-vjetorin e hapjes së Koncilit II të Vatikanit, i cili e afroi më tepër krishterimin me botën moderne e të globalizuar. Paradite, Papa Benedikti XVI do të kremtojë, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Meshën e hapjes së Asamblesë XIII të Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve, me temë “Ungjillëzimi i ri për transmetimin e fesë së krishterë”. Sinodi, në të cilin Kisha Katolike do të diskutojë për mënyrat se si t’i flasë Popullit të Zotit në kohën tonë, do të përfundojë më 28 tetor. Nga Shqipëria, merr pjesë ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Kristofor Palmieri. Po kësaj jave, më 11 tetor, do të fillojë edhe Viti i Fesë, shpallur nga Papa Benedikti XVI e do të kujtohet hapja e Koncilit II të Vatikanit, që solli risi të mëdha në Kishë. Po nesër, gjatë kremtimit të Meshës, Ati i Shenjtë do të shpallë dy Doktorë, apo Dijetarë të rinj të Kishës Katolike. Janë shën Hildegarda e Bingenit dhe shën Gjoni i Avilës. Në përfundim të Meshës, Papa do të thotë bashkë me besimtarët Lutjen e Engjëllit të Tënzot.
.
Gjon Pali II dhe Nanë Tereza
Gjon Pali II dhe Nanë Tereza
Por të kthehemi tek Sinodi i Ipeshkvijve për Ungjillëzimin e Ri, për të cilin flet në komentin e tij javor, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi: “Edhe një herë, ipeshkvijtë e të gjithë botës janë thirrur nga Papa në Romë për një sinod. Sinod do të thotë “ta bëjmë rrugën bashkë”. Për të dëgjuar ç’na sugjeron e tregon Shpirti i Zotit, për të vazhduar udhën e Kishës në drejtimin e duhur. Në Sinod nuk vihet vetëm për të folur, por edhe për të dëgjuar. Për të dëgjuar së bashku Fjalën e Zotit, por edhe për të dëgjuar zërat e përvojën e ipeshkvijve të tjerë të botës. Për të ndërthurur gjuhët e ndryshme e për t’u kuptuar, pavarësisht nga ndryshimet e jashtëzakonshme ndërmjet situatave e kulturave, duke gjetur kështu gjuhën e përbashkët, që i flet Kishës mbarë, i flet “katolicitetit” të saj, që do të thotë “universalitet”. Të dëgjosh tjetrin me përvuajtëri dhe kujdes do të thotë të ndjekësh shkollën e Shpirtit Shenjt. Nëse kjo ndodhi shkëlqyeshëm në Koncilin II të Vatikanit, mund e duhet të ndodhë në masë më të vogël, por reale, në Sinod, në mënyrë që ai të përfaqësojë vërtet një kohë kolegjialiteti të ipeshkvijve rreth Papës, me shqetësim për misionin e Kishës. Tema e “ungjillëzimit të ri” është absolutisht themelore. “Vaj për mua nëse nuk e kumtoj Ungjillin!”, thoshte Shën Pali, me tonin e tij të apasionuar. Tri javët e ardhshme të Sinodit nuk janë ndonjë konferencë studimore. Duhet të jenë një kohë shpirtërore, e jetuar me intensitet nga ata, që e dinë se bëhet fjalë për mesazhin e shëlbimit, për njohjen e Jezusit në botën e sotme e të nesërme, që “Biri i njeriut, kur të vijë, ta gjejë akoma fenë mbi Tokë”. Ipeshkvijtë të dëgjojnë njëri-tjetrin e të dëgjojnë Shpirtin Shenjt, e ne të lutemi bashkë me ta”.
Marrë nga Radio Vatikani

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.