Fishta i pastrehë!!
nga Kazanova Aliaj
Një jetë i pastrehë, i përjashtuar, i harruar, i anatemuar, Gjeniu i Letërsisë Shqipe! Fishta i madhërishëm, në gjithë dimensionet e tij njerëzore, intelektuale dhe artistike!
Ai nuk pranoi medaje, as tituj. I kundërshtoi, për të vetmen arsye se ishte atdhetar! T’i shërbeje atdheut ishte detyrë e shenjtë, detyrë e çdo shqiptari!
Dhe ky ishte faji i tij, gabimi i tij, krimi i tij, për këtë ia hodhën harresës… e mohuan, nuk e lejuan, nuk e lexuam, e dogjën. Inkuizicioni i kuq, ku-kus-klani shqiptar!!
Ishte armik! Kush e lexonte atë ishte edhe ai armik! Kush fliste për të anatemohej e ndëshkohej si agjent!! Dhe kalvari i Fishtës vazhdoi edhe pas vdekjes. Mostruoziteti ndaj tij mori përmasa të frikëshme!! Bile vazhdoi edhe më tej: përzunë Zotin nga toka shqiptare, vranë besimin, e dënoheshin të jetoje nëntokë!! Nëse besoje, e lexoje Fishtën, qe fliste me gjuhën e Zotit!
E vargjet e Fishtës lexoheshin nëpër katakombet, po edhe aty ishin të kontrolluar nga mostrat komuniste.
Intelektualët e kishin pranuar Fishtën dhe dimensionet e tij. Ndaj kontrolloheshin, ruheshin, burgoseshin, rindëshkoheshin… për të vetmen arsye, që zëri dhe jehona e “Lahutës…” të mos ndihesh as në katakombet! Por kjo nuk mund të ndodhte. E anatemuan, duke ia hodhur harresës, Lidhja e Shkrimtarëve dhe poetëve tëoborrit gjeniun, e kë?! Dante Aligerin e Shqipërisë…!!
.
Dhe Fishta udhëtonte nën tokë e nëpër muret e burgjeve, ku ndëgjoheshin klithmat e martirëve katolikë… Që ndëshkoheshin se besonin në Zot. Vargu i Fishtës ishte si këmbana e jetës. Ishte shpresë! Fishta jetonte nën tokë si Virgjili, dhe i jepte jetë nëntokës dhe njerëzve. Edhe pse i vranë besimin, e jetonte i pastrehë, ai jetonte në shpirtrat e shqiptarëve, përjetsisht! Atij ja dogjën shtëpinë, ia vodhën fjalën, ia shkynë librat, po shpirti i tij endet mbi ne! Ai është shpirt i gjuhës shqipe. Pashallëku nuk ishte model të tij, pse i këndoi maleve të veriut, gurrës, lugjeve, shpirtit, gjuhës shqipe, djepit, qumështit, mëngjezit dhe mbramjes, dhimjes dhe lotit! Po nuk i këndoi asnjëherë e me asnjë gërmë a fjalë pushtetit, por e anatemoi atë! Ai mbeti shtegëtar i pastrehë!
Shpirti i tij sot shtegëton nëpër shkrepa e korije, në shi e në borë! Ai shtegëton dhe nuk do ndalet, do heci me kohën, se ai shkon në përjetësi; se ai është gjuha e kombit, gjuha e dhimbjes, gjuha e burrërisë dhe e fjalës shqipe! Ai nuk u përkul nëpër oborret e pushteteve dhe mbretërve, ai do mbetet model i lartësuar i fisnikut të gjuhës dhe letërsisë së vërtetë shqipe; shtegëtar i pastrehë!
Po streha e tij ishte kombi, qe ja mohuan shqipen e vërtetë pashallarët e kuq, që ja vranë shqipes strehën e vetme, Shqipërinë dhe e kanë kthyer në motele luksi, për trupin kufomë të mostrave, që nuk nginjen me të pamerituemen lavdi…!
Marrë nga muri i fb, Kazanova Aliaj, 31 janar 2016
.