Nji klithëm për qytetin tem
nga Marsida T. Najdeni
Qeveria e parë që hyni në Tironë qysh me bomjen e saj kryeqytet dhe mo s’shumti Zogu edhe pse ja morën pronën tironasve me zgjeru rrugët e me e ndërtu Tironën ma moderne, ene pse kto qeveri me 1001 probleme patën edukatën me zbatu ligjin dhe me ja vlersu tironasve gjonë e tyne, deri edhe 3 deri 4 fish mo shumë. Në qeverinë e Zogut kemi nigju dhe kemi pa nëpër dokumenta me qindra raste, që për hir të zhvillimit të qytetit, duke u mor vesh me qytetari me autoktonët dhe pronarët e ligjshëm dhe gjithnji konform ligjeve të kohës, shumë tironas jon shpërbly me 3-4 fish mo shumë meqë po i prishej gjoja e tyne. Qysh se hyni kamunizmi dhe zbritën katunarët m’kryeqytet, ata morën frenat e qeverisjes së këtij veni, pronari kurrë mo s’ka gjetë i ditë paqe. Përpos që komunitetit tironas ju persekutun dhe iu vranë me qindra intelektualë, pronarëve tironas ju mor prona dhe pasunia në mënyrën mo të egër.
I kalum ene 45 vjet duke na keqtrajtu tokën tonë, pronat tona, identitetin tonë dhe pse duke qenë në trojet tona. Duke duru soj e sorollop qi zdrypte prej mali, që ma lshoshin hapin nji metër, me Partinë e Kuqe në xhep e në krahnor, i dhanë të drejtë vetes tyne me u bo “zotën” të ktij qyteti historikisht mikpritës. Kur erdh gjoja demokracia, se në Shqipni demokraci e vërtetë s’duket kund dhe as ka nërmen me u duk kshu si jemi duke vazhdu, nuk u kthy pothujse asgjo ke pronari tironas i ligjshëm, ene t’persekutumit e shumtë të këtij qyteti po me gisht në gojë mbetën. Teksa klyshat e kuq dënoheshin për kafet dhe gostitë që kishin bo për 45 vjet, i dënoi Klyshi i Kuq që na pruni kët’ pseudo demokraci. Klyshat e Klyshave të Kuq fillun terrorin mbi pronat e tironasve, së bashku me nji dyndje të modhe të njerzve të malit. Kjo dyndje e dytë: e egër dhe barbare qe fatale për kryeqytetin dhe zhvillimin europian të tij. Kto “barbarë”, të nimum edhe nga qeveritë e korruptume u bonë bashkpronarë në tokat e tironasve, edhe pse të ardhun prej filifistuni, aq mo tepër duke mos patun asnji lidhje fisnore, shoqnore, morale, apo ekonomike me gjonë tonë. Mirë që ndërtun si dhe sa iu desh qefi, nji betonizim i gjelbërimit tironas në mënyrën mo katastrofike, kto zaptus të 20 vjeçarit të funit, duke ndjek shëmbullin e shpellarve të kuq, nuk mësun kurrë si ta dun dhe ta respektojnë kët qytet të shenjtë, Tironën tonë. Për hir të emancipimit të qytetit, që autoktonët e saj e kanë pritë gjithmonë me krahët hapë duke e përqafu të renë me shumë qytetari, pranojn pse jo të ndërtohet Bulevardi i Ri i propozum ka Lulzim Basha. Ky Bulevard (në u ndërtoftë ndoj herë, sepse ka shumë gjasa të mbesë gërmadhë si shumë projekte të ktyne qeverive në këto 23 vjet) kërkon prishjen e shpiave të shumë tironasve venali. Jon dakort tironasit që t’u prishet shpia, nëse ajo vlersohet në bazë të moralit me 3-4 fishin e saj, duke futë mrena edhe humjen shpirtnore. Amo tironasve sot po u vlërsohet shpia vetëm 18 milion lekë, aq sa s’arrin me ble i dhomë teke në qytetin Nji milion banorësh. Ja ka vlersu shteti metrin katrorë 200 e sa mij lek, kurse me ble i shpi bo metri katror 1000 mij e sa lek. Mo e forta se atyne që ndërtun pa leje në tokat e tironasve po u vlersohet e jashtligjshmia, duke e zbatu ligjin me përpikmëni tek to. Po për tironasit nuk osht ky ligj? Apo s’të njef ligji me qen qytetarë, i nershëm, e në pronë tate? Ligji ktyne qeverive 70 vjeçare njef veç hajdutët.
Atëherë me të drejtë ke mu lindi dyshimi, se ky shtet vërtet mendo se komuniteti tironas vetëm di me vegjetu dhe me u anku nolt e poshtë kafeneve. Përndryshe s’e shpjegoj dot, që kto qeveri të korruptume vetëm dinë me na ra m’qafë, kurse ne jemi të hapërda krejt mes njoni-tjetrit. Nëse ndjenja e komunitetit tironas do ishte e fortë si iher m’nji kohë do t’ja kishim imponu respektin ktyne horrave në qeveri e atyne hajdutve n’popull. A e menoni naiherë se si do kishin vepru “barbarët” po të ishin ngrejtë tironasit e t’jau kishin zaptu tokat e tyne atje ku ha pula gur?! Do kishte plasë luftë civile, do ishte shujtë gjysma e popullsisë së Republikës.
Tironasi duke qenë shumë qytetar, luftë civile s’ka si bo por, amo të bashkohet komuniteti dhe të mrojmë njoni-tjetrin, duke ia imponu ligjin ktyne “barbarve” të rij, që po na shkelin me komë ke e drejta jonë e pamohueshme.
Me kërkù drejtësinë e mohume qysh prej 1944-ës, osht detyrim për cilindo që e ni veten tironas në shpirt. Me kërkù t’i vesh vetes tate venin që të tako në qytetin tat, osht padyshim gjoja mo normale. Megjithatë, edhe në kto momente që po shkruj, njof shumë tironas që po u dhunohet shpia dhe prona për hir të këtij gjoja emancipimi, që ço ujë dhe pasuron veç të korruptumit. Kur do zgjohena e t’i hapim sytë? Tirona vdes dita ditës… Ky s’osht emancipim që po i bohet qytetit, sepse emancipimi njef rregulla mjedisore, urbanistike. Ne n’Tironë s’kemi infrastrukturë… nji zhvillim kaotik i pashembullt. Tirona jonë nuk krahasohet kurrë me Athinën, Beogradin, Zagrebin etj… sepse tek ne s’ka emancipim arkitektonik të studium, tek ne ka shqyemje dhe pasunim horrash! Ah mjer Tirona ene tironasit! (nga M.T.N)
Një shkrim i bukur, me shumë ndjenjë e dashuri për qytetin e lindjes…
Ishalla do të vijë ajo ditë që njerzit të marrin tokat ose shpërblimet për pronat e tyre, ashtu si duhet ..