“Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”
e Johann Thunmannit
në ambientet e Librit Akademik
Me 20 nëntor, 2018, në sallën e Librit Akademik, me nji pjesëmarrje të gjerë, aq sa salla e mbledhjeve nuk arriti të plotësonte numrin e të interesuarve, u zhvillua pronovimi i librit “Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve” e Johann Thunmannit, përkthyer nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola.
.
Albert Gjoka, përkthyesi dhe njohës i mirë i gotishtes së vjetër, në hapje të takimit shprehu kënaqsinë për interesimin e pjesmarrëve dhe falenderoi për vlerësimin e punës së tyre dhe ia dha fjalën Prof. Seit Mancakut, i cili ka qenë nxitës dhe inspirues për sjelljen edhe pse disi të vonë të kësaj vepre në shqip…
Prof. Seit Mancaku u përpoq ta trajtojë figurën e Thunmannit në shumplanësinë e saj dhe lidhjet e tij me gjuhën shqipe si dhe për kontributin Thunmannin si në gjuhësi edhe te vepra në fjalë. Ai e theksoi se: “Si Xilanderi dhe Thunmanni, vërtet nuk janë përkthyer dhe duhet të ishin përkthyer… por nuk ka pasë as nënvleftësim dhe as dashakeqësi ndaj veprës së tyre…!”
I dyti e mori fjalën Prof. Emil Lafe, i cili trajtoi me hollësi jetën, shkollimin, dhe kontributet e Thunmannit si dhe mjaft prej problemeve e trajtimeve që ai ka bërë për gjatë gjithë jetës së tij duke e theksuar vlerën e ardhjes së kësaj vepre në mbi gjuhën shqipe…
Studiuesi Nuri Dragoti, shpjegoi se si në shoqërimin e një grupi studjuesish dhe shkrimtarësh suedezë dhe në takimet e tyre si në Apolloni, në Berat e gjetkë, ku ata u mahnitën me vlerat arkeologjike dhe historike të këtij vendi, por që shprehën habi, për keqtrajtimin e vlerave tona përmes atyre që e shpjegojnë historinë tonë, dhe pamundësinë tonë institucionale për ti trajtuar me dinjitet vlerat tona historike, kulturore e gjuhësore…
Prof. Luftulla Peza u përpoq të trajtojë vlerat e këtij botimi në raport me historinë. Ai mori si shembull Homerin, dhe Iliadën ku ajo nuk është shkruar në greqishte të vjetër, por në pellazgjishte, dhe se pjesa e parë e saj ka mjaft fjalë të shqipes së lashtë…
Jorgaq Çybeku, theksoi që Thunmanni ka bërë një gjë të shkëlqyer që mësoi dy gjuhët: shqipen dhe vllahishten, dhe ia bëri të njohur botës. Pa harruar se Kavalioti kishte bërë një gramatikë gjuhe në shqip vllahisht dhe ramanishte… pra është me rëndësi të vlerësojmë edhe kontributet e atyre që e mbështetën më herët këtë gjë mbasi Thunmanni takoi një nxënës të Kavaliotit për tiu futur kësaj punë kaq të vyer…
Frida Vokopola si bashkëpërkthyese e kësaj vepre që u ka marrë shumë përkushtim e dashuri, tregoi për gjithë ecurinë e kësaj pune të përbashkët… nisur me Xilanderin vazhduar me figurën e Skënderbeut dhe mbrritur te Thunmanni, çka i ka shtyrë autorët të thellohen, të njohin e të kuptojnë shumë prej mekanizmave dhe mistereve të gjuhës shqipe… Duke dëshmuar edhe një fakt të cilin vërtet ajo u përpoq të ta përcjellë me humor, por jo se është i tillë: “Të gjithë ata që i janë afruar dhe janë marrë me gjuhën shqipe kanë vdekur herët… ky fakt është pak tragjik, ndaj urojmë që mos të na ndodhë një gjë e tillë…!”
Është e vërtetë se shqipja ka huazuar mjaft nga latinët… por unë mundem të theksoj këtu, se ne kemi gjetur një dokument në arkivat gjermane, në të cilin flitet për herë të parë në gjuhën Shqipe dhe i përket vitit 1405.
Ajo e mbylli diskutimin duke theksuar se “Qëllimi i punës sonë nuk është sensacioni, por komunikimi i të vërtetave shkencore, atyre të panjohura të gjuhës shqipe, pra ne duam që të njihen e të trajtohen problemet e mbartura deri më sot…”
Agron Dalipaj, – u mor me sensin kritik të trajtimit historik të gjuhës shqipe, duke theksuar se Akademia e Shkencave e ka braktisur këtë punë dhe këtë vepër… Injorimi i kësaj vepre është dëshmi i një dashakeqësi historike… shqipja duhet të ketë një status të veçantë në gjuhët indoevropiane… Ai u mor edhe me disa shpjegime konkrete të këtij koncepti të rëndësishëmn të gjuhës shqipe.
.
Kristo Goci… Falenderoi autorët e librit the theksoi se librin mund ta trajtojnë vetëm lexuesit pasionalë pas historisë që kërkojnë të vërtetën… Si vllah shpreh kënaqësi që e gjej gjuhën time në këtë libër krahas gjuhës shqipe… Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në vlerësimin e të vërtetave historike…
Në mbyllje falenderoi edhe një përfaqësuese e Shqiptarëve të Triestes, e cila në tha se: ky është një kontribut jo i pakët për idenditetin shqiptar, por fakti që ju së bashku me elitat shkencore sduhet të lejojnë të nëpërkëmbën popujt… për çka autorët meritojnë edhe falenderimet e shqiptarëve të Triestes…
Në fund pjesmarrësit patën mundësi që të shkëmbejnë mendime në një koktej të organizuar ne mjediset e librit Akademik, ku ishin edhe tri botimet e autorëve, Gjoka/Vokopola.
.
Shkrimi i përgatit nga Jozef Radi, Tiranë 20 nëntor, 2018
.