Lahuta është vegla muzikore Ilire-Arbërore-Shqiptare
nga Hysen S. Dizdari
Prof. Ramadan Sokoli & Prof. Dr. Pirro Miso në veprën e tyre
Veglat muzikore të popullit shqiptar – Botim vitit 1991, sjell fakte historike të cilat vërtetojnë tërësisht se lahuta është një nga veglat muzikore më të lashta të popullit shqiptar.
Ja disa fakte historike të cilat tregojnë se lahuta është një nga veglat muzikore me të vjetra iliro-arbrore-shqiptare.
Dy muzikologët e shquar shqiptarë Prof. Ramdan Sokoli dhe Prof. Dr. Pirro Miso ne librin e tyre me titull “Veglat muzikore të popullit shqiptar” – Botim, Tiranë 1991
Në faqe, 219 theksojnë: “Dëshminë më të vjetër të shkruar për këtë fjalë në shqipe e kemi të Pjetër Bogdanit në veprën Cuneus Prophetarum (shkalla -IV- ligjërata 1, kapitulli I – i cili thekson:
“…Ata që kënduekshin ndë mjedis e vashëzave e rasa të laudeve…” Duket se në gjuhën tonë do të këtë hyrë para ardhjes së osmanve në Shqipëri, me që e kanë edhe arbrëshët e Kalabrisë. (Lavud) Ky fakt rrëzon mendimin e albanologut Franz Nopça sipas të cilit kjo vegël na paska ardhur nga Lindja pas pushtimit osman. Përveç këtij fakti kemi dhe kronologjinë e emrit në gjuhë të tjera te Europës.
Në faqen 217 te këtij libri theksohet: “Përsa i përket përhapjes gjeografike të kësaj vegle në vendin tonë, mund të thuhet se përkon me përhapjen e këngve kreshnike duke filluar nga Kruja, dhe Ana e Malit në Veriprendim pastaj Malësia e Madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rrënzat e Shkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malsia e Gjakovës, Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyçi, Kosova, ku cikli vazhdon të bëjë jetën e vet…”
.
Këngët e Eposit të Kreshnikëve këndohen nga lahutarët, të cilët janë rapsodë që dallohen për zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të rënit të lahutës dhe për teknikën e mbajtjes mend të vargjeve.
Koka e lahutë në krahinën e Nikaj-Mërturi, Malsia e Gjakovës, Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyçi, Kosova, gdhendet në dru panje në formë të kokës së dhisë. Ka edhe lahuta që kanë në kokë të gdhendur përkrenaren e Skënderbeut, Shqiponjën dhe simbole të tjera shqiptare.
Me lahutë shqiptari ka kënduar eposin e kreshnikëve që i përket epikes legjendare po edhe këngët epike historike.
Koka e dhisë e gdhendur me mjeshtëri në Lahutën Shqiptare, sot është e vërtetuar botërisht, nga shkencat e arkeologjisë, historisë, gjuhësisë, se është një nga symbolet e lashta Iliro-Arbëroro-Shqiptare.
Posta shqiptare me 31.03.2011 ka emetuer një emision të posaçëm kushtuar kësaj vegle muzikore, ku pulla me vlerë 120 lekë paraqet Lahutën origjinale Shqiptare.
Ky Simbol është përdorur që nga koha e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, por është dhe simboli i përkrenares së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Kush guxon ta prek Lahuten Shqiptare, ka cënuar themelet e kulturës, të historisë dhe memorien Kombëtare të Kombit Shqiptare.
.
Bibliografia
Prof. Ramadan Sokoli, Prof. Dr. Pirro Miso – “Veglat muzikore të popullit shqiptar” Botim, Tiranë ,1991 f-216-220
“Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, Tiranë, 1971; –
Prof. Ramadan Sokoli – “Folklori muzikor shqiptar-organografia”, Tiranë,1991;
Prof. Ramadan Sokoli – “Figura e Skënderbeut në muzikë”, Tiranë, 1978;
Prof. Ramadan Sokoli – “Gjurmime folklorike”, Tiranë, 1982;
Prof. Ramadan Sokoli – “Këngë patriotike”, Tiranë, 1985;
Prof. Ramadan Sokoli – “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, me bashkautor, Tiranë, 1991;
Prof. Ramadan Sokoli – “16 shekuj”, Tiranë, 1995;
Prof. Dr. Pirro Miso – “Metodë për llautë”, botim mёsimor, botuar nga “Shtëpia Qёndrore e Krijimtarisë Popullore”, Tiranë,1965.
“Muzike Popullore instrumentale”, antogji. Botim i Akademisë së shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, sektori i Etnomuzikologjisë. Tiranë, 1990
“Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar”, vëllim integral (Me bashkautor R. Sokolin). Botim i Akademisë së Shkencave. Tiranë, 1991, f-217, 219
“Instrumentet kordofone të kulturës popullore shqiptare”, me bashkautor Prof. Achille Pellerano, katalog analitik, deskriptiv dhe ilustrativ, botim i realizuar në dy gjuhë, shqip dhe Italisht, (“Gli strumenti cordofoni cordofoni della cultura popolare albanese”). Financuar në kuadrin projektit “Revale” (Recupero e Valorizzazione di sculture del lingue), projekt i hartuar në bashkëpunim me Prof. Achille Pellerano, Bari – Itali, 2008