back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mitrush Kuteli e gdhend në pak rreshta… zonjushën Tefta Tashko

Gazeta

Sopranoja Tefta Tashko (1910-1947) - Foto Marubi
Sopranoja Tefta Tashko (1910-1947) – Foto Marubi

Mitrush Kuteli e gdhend në pak rreshta

zonjushën Tefta Tashko

Emrin e artistes shqiptare, zonjushës Tefta Tashko, e kisha ndëgjuar prej kohësh, ashtu siç kisha ndëgjuar edhe zërin e saj të bukur me anë të radios. Zëri saj është bërë popullor në çdo qytet, mbasi një numër disqesh gramafoni, me këngët më të këndshme shqipe që ka inçizuar në Paris për shoqërira të ndryshme, janë të përhapura në çdo cep të mbretërisë.
Me zonjushën Tefta Tashko, pata rastin të piqem në Romë, kur ishe tani kohën e fundit në konkursin kinematografik “Metro Goldwyn Mayer”, dhe kështu bëmë udhëtimin së bashku gjer në Tiranë. Rrugës biseduam gjatë e gjerë për studimet e saja në Paris, nostalgjinë që kishte për atdheun e vet, mbasi mungonte prej 8 vjetësh, dhe ishte shumë e gëzuar pse kishte ndërmënd për të dhënë edhe një koncert në Korçë dhe Tiranë.
Në fakt, zonjusha simpatike do të këndojë në Korçë, më 25 të këtij muaji kurse publiku i kryeqytetit do të ketë fatin ta ndëgjojë ndër ditët e para të Dhjetorit.
Nuk ka dyshim se publiku shqiptar nuk do mungojë pa asistuar në koncertin e bukur të zonjushës Tashko dhe do të ketë shpërblimin më të kënaqshëm nëpërmjet artit të këngëtares së çquar.
Zonjusha Tashko ka dhënë koncerte edhe jashtë Shtetit, duke korrur kudo sukses të plotë dhe duke ngjallur shpresa të sigurta, se një ditë të afërt do të bëhet një këngëtare e madhe…
M. K.
.
Sopranoja Tefta Tashko (1910-1947)
Sopranoja Tefta Tashko (1910-1947)

.

Marrë nga Gazeta “Bashkimi i Kombit” 1944

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.