back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Studentët tonë në Romë – nga Jani Lili(1940)

Gazeta

Musineja dhe i vëllai saj në Romë - 1940
Musineja dhe i vëllai saj në Romë – 1940

Studentët tonë në Romë

nga Jani Lili (1940)

Pa asnjë paralajmërim për qëllimin tonë, pa as dijenin më të vogël të tyre, po na vizitojmë miqsisht shtëpinë, dhomën, ku të përulur, diçka  shkruajnë… diçka këndojnë.
Fillojmë me gazetarin e njohur, me bashkpuntorin e zgjedhur të “Tomorit”, Lazër Radin.
E gjeta duke shkruar artikullin e tij të fundit për “Tomorin”, “Rruga e drejtë”. I kërkova të më fal pse i prisha qetësinë dhe pas pak e futa në bisedë, duke mos ditur se pas pak ditësh fjalët e tia do ti këndonte në shtyp. Dhe ja ankimi i tij i parë:
– Këto ditt jam shumë i zënë!
Ja një prozë që tregon pak lodhje por që artisti i vërtetë, puntori i palodhshëm nuk e çfaq kurr lodhjen e tij se në këtë gjen sodisfaksionin më të madh, kënaqësinë e vërtetë shpirtërore.
– Me çfarë merresh këto ditë?….
– Kam gati për botim një vjershë sinfonike që kam në punim këtu e tri vjet.
Sa për këtë libër të ri të Radit kisha nderin ta shijojë vlerën e sajë në dorëshkrim. Në këtë vepër të re sado që i vjetër për poetin që sjell titullin “Toka e vdekur” vizatohen shqetësimet e një epokës së tërë. Me një dridhje danteske del si përfundim dëshira e çlirimit, një dëshirë e gjallë për një jetë të re. Poeti kërkon flakën e pastrimit që do të sjell dhuratën e ringjalljes. Një jetë e shkuar pa frute dhe përbri shquhet dëshira, tensioni i poetit, tension dhe dëshirë e gjithë rinisë së re për nji jetë të sigurt, për nji të arthme të ndritur.
Është një vjershë sinfonike e fort që përmbledh ankimet dhe shqetësimet e epokës së kaluar.
Por le ta dëgjojmë poetin në vazhdimin e tij.
-Po më tërheqë akoma një themë tjetër që e kam filluar. Kjo do të përbëjë një volum tim tjetër me titull: “Gjurmat e Romës në Shqipëri”. Janë lidhjet fatale t’Italisë dhe të Shqipnisë, është miqësia e madhe italo-shqiptare prej epokës romake e gjer në ditët tona. Është një libër historik që si i tillë më ha gjithë kohën në biblioteka të ndryshme. Një projekt tjetër është: “Filozofia Historia e filozofisë politike shqiptare” duke kërkuar nëpër mes shekujve “shkaqet dhe efektet” e zbritjeve dhe të ngritjeve të jetës shtetnore shqiptare.
Jemi të sigurt se ky libri i fundit i Radit do të jet vërtetë shumë interesant, të bazuar në talenti e tij të fort dhe në punën e tij të palodhshme. Në vjeshtë, botë e jonë do të ket rastin të shijojë fuqinë e tij letrare, eksperiencën e tij historike në librin e tij të dytë, që do të jet vërtetë origjinal dhe si një zhvillim i të parit që sot qarkullon.
.
Lazër Radi, Balto Radi dhe dhe Jani Lili - Durrës 1938
Lazër Radi, Balto Radi dhe ne mes Jani Lili – Durrës 1940
Musine Kokalari është pak si e zorshme në këto gjëra dhe binden e mora për së largu. Intervistë me telefon.
Zojusha është mjaft kryelartë në përulësinë e sajë dhe një bashkfjalim me të paraqet një interes të vërtetë, pse shpirti i sajë nuk kufizohet në nji objekt, në një lloj arti, me që vlera e krijimeve të sajë të gjertanishme paraqet më tepër vlerë shkencore folkloristike se sa letrare. Është shkrimtarja e parë shqiptare dhe si e tillë, mendimet dhe krijimet e sajë paraqesin interes të madh.
-Zojushë, ç’bëni tashti?
-Këndoj latinishten
-E besoj se jemi studjonjëse, por me se merreni në këtë kohë, dua të them çfar shkruani, a po pengohet artisti prej “betejave të Detit të Veriut”
-Më pyesni si axhent policije, a si kritik?
-Merreni këtë si të dëshironi unë interesohem të mësoj vetëmn prodhimi i juaj letrar të fundit dhe, sa për latinishten, nuk ngatë rrohem me detyrën e profesorit.
-Po pregadit një libër tjetër që do të jetë vazhdimi i të parit. Interesohem shumë të përshkruaj jetën e Gjirokastrës nga pikpamja folkloristike.
-Jeni e knaqur prej pranimit të librit të parë që guxoni të nxirrni nji tjetër.
Nuk ngacmohet aspak dhe vazhdon:
-Më duket se jeni kritiku im i pari dhe sa mbaj ndërmend nuk më keni sharë, si është zakon të bëjmë kritikët shqiptar. Por edhe në qoft se nuk i pëlqente libri i im, me duket se kjo nuk është pengim për artistin të vazhdojë detyrën e tij, që beson se i caktoi natyra.
S’kisha gjë për të shtuar. E përshëndeta zojushën dhe e mbylla telefonin.
Tomori, e premte, 20 prill 1940, Romë

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.