back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Protesta e studentëve dhe dimri i shoqërisë shqiptare – (Nga dhjetori në janar: një refleksion) – nga Kristaq Jorgo

Gazeta

50567743_368029767318640_8226158605854834688_n

Protesta e studentëve dhe dimri i shoqërisë shqiptare

(Nga dhjetori në janar: një refleksion)

nga Kristaq Jorgo

 
Një bimë e mbirë në shkretëtirë;
një bimë e ardhur si një bekim Perëndie.
.
 Kjo është me dy fjalë historia e asaj çka shpirti i protestës studentore mishëron.
Po, protesta e studentëve ishte dhe është si një bimë që ndoshta ky vend nuk e ka njohur ndonjëherë, tejet delikate, veçse plot fuqi e shpresë; një bimë e çuditshme e mbirë papritur aty dhe atëherë kur nuk pritej: në shkretëtirën dhe dimrin e shoqërisë shqiptare.
Një bekim Perëndie ishte dhe është kjo bimë-shpirt për këtë vend. Çka priste dhe çka duhej të merrte? Atë çka pret të marrë një krijesë fatsjellëse e sapodalë në dritë: Përqafimin, kujdesjen, frymëzimin. Lirinë për t’u rritur. Dorën për t’u ngritur.
.
49864771_368029683985315_100479037608034304_n.
Çka gjeti? Me të gjitha gjymtyrët e dukshme e të padukshme të vetat, shoqëria e sëmurë shqiptare iu sul, në rastin më të mirë me një entusiazëm asfiksues, duke i ngarkuar mbi shpatullat krejt të njoma gjithë barrën e dështimeve të veta, të mëkateve të veta, të pafuqive të veta, duke i vënë përpara pritshmëri të pamundura për të, duke u rrekur ta dekurajojë, ta tjetërsojë, ta përvetësojë, ta nënshtrojë.
Përkundër githçkaje, ka arritur dhe po arrin shumë kjo bimë-bekim. Sikur asgjë tjetër, do të mjaftonte shpresa, tronditja dhe troshitja për mirë që i dha e po i jep shoqërisë së sëmurë shqiptare. Pastaj kultivimi i lirisë, guximi për të thënë “Jo!”, vendosmëria për të kërkuar të drejtën, për të kundërshtuar nëpërkëmbjen, për të mos pranuar thyerjen. Thirrja për emancipim, integritet, dinjitet!
Po u dhunua kjo liri, po u pre kjo kurajë, po u deformua tinëzisht kjo frymë, po mos u la të rritet shpirti i saj, Shqipëria do të vijojë të ketë njerëz të gjymtuar e jo qytetarë të denjë, plebej – jo shpirtëra të lirë, kurrizpërkulur të pushteteve, argatë të përjetshëm të eprorëve. Do të vijojë të mbetet turmë e squllur dhe jo bashkësi qëllimlartë individësh.
Ta thyejnë? Por kjo është një bimë-shpirt. Dhe për shpirtin nuk ka protezë. Dhe asgjë më e trishtueshme nuk është se një shpirt i thyer. Që do të ishte shpresa e thyer e gjithë një shoqërie!
E ardhmja e Shqipërisë po bulëzon aty!
50491100_368029927318624_2741740369661132800_n.
*Marrë nga Muri i Fb. i Kristaq Jorgos; fotot përzgjedhur nga autori i shkrimit.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.