back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

A u ka hije pinjojve të familjeve nacionaliste sjellja si butakë?! – nga Hakik Mena

Gazeta

Hakik Mena
Hakik Mena

A u ka hije pinjojve të familjeve nacionaliste sjellja si butakë?!

nga Hakik Mena

Meqë këto kohna po flitet me të madhe rreth zgjedhjes
së mjaftueshme a jo të ish të përndjekurve antikomunistë
në kryesinë e PD-së, vendosa të ripostoj nji artikull timin
që ka të bajë me njikët temë. Hakik Mena
.
I përndjekuri Lirak Bejko mes flakësh
I përndjekuri Lirak Bejko mes flakësh
Aq dam ka ba komunizmi në Shqipninë londineze për 46 vjet, sa që njerëz jo të thjeshtë, por me shkollë të klasës së persekutueme, madje nji pjesë bash pinjoj të klasës ma të naltë fisnike në prejardhje, në vend që të mendojnë për fatin e klasës që i përkasin dhe të bashkohen e të krijojnë nji lidhje të djathtë e t’i prijnë kësaj klase të vuejtun e fisnike, merren se çfarë bani PD- ja e Basha, nji pjesë pranojnë ma mirë me u rrasë në PD, e të drejtohen, manipulohen, injorohen e të përdoren e keqpërdoren prej tyne. E ma e keqja asht se, nji pjesë jane gati me mohu, sulmu e denigru çdo bashkëvuejtës të tyne, që asht rritë në interrnime e në vuejtje s’bashku me to, e nqs ndonjeni prej tyne mundohet me krijue ndonji mundësi bashkimi të kësaj klase për me mundsue nji lidhje a konfederatë të djathtë konservatore. Gjaja ma e lehtë asht me u strukë nën ombrellën e nji partie të madhe që e solli koha dhe tranzicioni, por për njerëz që pretendojnë të kenë nji prejardhje fisnike, të kenë vuejtë si familje gjatë kohës së diktaturës sllavo-komuniste, nuk iu ka hije nji qëndrim i tillë prej struci.
Po të ngriheshin nga varri brezi që nuk u thye prej diktaturës, të cilët me dhjetra herë e preken vdekjen me sy, tue fillue që në përleshjet në mal me kriminelët komunistë, e më vonë në burgjet e para shfarosëse ku betonoheshin njerzit për së gjalli, e deri tek kampet e interrnimit të llojit të Tepelenës, që ju vdiste fëmija në kamp, e nuk e tregonin për të marrë nji racion bukë për pjesën e mbetun gjallë: do të kapnin kokën me grushta kur të shihnin pasardhësit e tyne që kanë gjetë nji rrugë më të shkurtë me jetue si butakë e nuk kanë kurajën ma të vogël civile, për me mendue ndryshe prej gabzherrit Ramizian, e mos me krijue alternativën e tyne të djathtën e vërtetë. Krijoni mor të bekuem njiherë alternativën tuej e të na vijë nuri i dikurshëm dhe mos u mërzisni, se koalicionin, nqs e keni aq pikë të dobët PD-në, e nqs do e bajmë, me PD-në do ta bajmë, e me asnji tjetër, por vetëm mbas zgjedhjeve ama me kushtet tona. Normal, që çdokush ka mendimet e preferencat e veta, e mund të aderojë në çdo parti, por ideja asht qe: nuk mund të mburresh me prejardhjen antikomuniste dhe konservative e bëmat e të parëve të tu të djathtë e në të njëjten kohë të aderosh në nji parti që çeshtjen e pronës e sheh alla 7501-she, pra nga ana morale nuk mundesh. Dmth, nqs do të pranosh krenarinë e familjes si të djathtë konservatore e të mburresh me të duhet të jeshë pjesë e nji alternative që përkon me idetë, veprimet dhe qëndrimet e tyne. Në anglisht asht nji shprehje: “You can’t have it both ëays!” Ky kontigjent, nqs asht kaq i sharrëngjy, siç thuhet kjo shprehja në Myzeqe, për nji formacion politik të dalë prej bekimit të Ramizoviç Qoses, të paktën mos të përmendë prejardhjen e familjeve e mos të identifikohen me to, por të identifikohet vetëm me veten e tyne.
Në kët rast nuk do të përbante ndonji sensacion a çudi të madhe, e nuk do t’ia ndinte askujt, nëse kta individë që përfaqsojnë veç vetveten të rraseshin, jo vetëm në PD, por n’daç edhe në LSI e n’daç edhe në PS, e ku t’ia u donte kokrra e qejfit, veç mos të jepnin imazhin e përfaqsimit të elitës së nacionalizmit shqiptar.
Me të ardhë keq për dritshkurtësinë e këtij kontigjeni, i cili ka zgjedhë rrugën ma komode e të bamunit politikë, duke i ofrue klasës së tyne ofertën dorëzuese e kapitulluese të zgjedhjes të së keqes ma të vogel.
Shkundi, o i Madhi Zot, kto njerëz, e inshalla po kthehen në identitetet e në genin e të parëve të tyne.
Amin!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.