back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Pse u ekzekutua Akif Pashe Permeti Menaxheri i “Diellit”? – pyet e mbesa Mirjam Deponte

Gazeta

Akif Pashe Permeti
Akif Pashe Permeti

Pse u ekzekutua Akif Pashe Permeti Menaxheri i “Diellit”?

pyet e mbesa Mirjam Deponte

Mirjam Deponte, Mbesa e Akif Përmetit nga Kroacia,
i shkruan editorit të “Diellit”:
“Akif Përmeti ishte menaxher i gazetës “Dielli”
dhe komandant i trupave vullnetare të “Vatrës”
la Amerikën për lirinë e Shqipërisë –
-Pse u ekzekutua që në fillim nga komunistët?
Ndoshta nga që shërbeu në Shqipërinë Etnike!?
.
Darkë per Akif Përmetin, nga miqtë himarjotë në hotel George Washington, 12 maj 1934
Darkë per Akif Përmetin, nga miqtë himarjotë në
Hotel George Washington, 12 maj 1934

***

Ashtu siç kemi njoftuar që nga viti i shkuar, viti 2019 shënon 110 vjetorin e Gazetës më të vjetër të botës shqiptare, “Dielli-t”, që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare. Thirrjes së Editorit për të kontribuar me dokumente arkivore rreth Diellit dhe editorëve, me fotografi, me shënime biografike, me studime, etj, i janë përgjigjur edhe pasardhës të editorëve të parë dhe menaxherëve të Diellit.
 Një prej tyre, është edhe znj. Mirjam Deponte, me banim në Kroaci, mbesa e ish menaxherit të Diellit, komandantit të Trupave Vullnetare të Vatrës (Gardës Civile) Akif Përmeti, e cila mbasi lexoi në “Dielli online” njoftimet për konkursin e Gazetës Dielli, për Konferencën shkencore dhe Ekspozitën fotografike, reagoi dhe në bashkëpunim me editorin është duke dërguar fotografi dhe materiale të tjera rreth gjyshit të saj.
Së fundi ajo dërgoi fotografi intersante si: Betimi i oficereve me 12 mars, Shtëpia e Oficerëve, rruga e Kavajes, Tiranë; foto Aqif Përmeti me të birin Feti Përmeti, në inspektim të kufirit jugor, Hani i Delvinaqit, nëntor 1940; foto nga SHBA: Darkë për nder të kolonelit Akif Përmeti nga Shqipëria, nga miqtë himarjotë në hotel “George Washington”, 12 maj 1934 etj.
 Edhe zonja Donika Omari, ka vënë në dispozicion materiale të ish editorit të Diellit, Bahri Omari.
 Po ashtu ka reaguar znj. Burbuqe Panda, mbesa e ish Editorit të Diellit për vitet 1936-1940, Nelo Drizari, e cili gjithashtu po bashkëpunon me editorin dhe po dërgojnë materiale.
Një falenderim i veçantë i shkon edhe gazetarit Ilir Ikonomi për ndihmesën që po jep, dhe gazetares Laura Konda.

Mesazhi i Editorit: U lutemi pasardhësve të editorëve, menaxherëve, bashkëpunëtoreve të “Diellit”, si dhe personave që disponojnë fotografi, dokumente arkivore, relike të ish editorëve të Diellit, menaxherëve, ish ndihmës editorëve, janë të lutur që t’i përcjellin pranë komisionit të festimit të 110 vjetorit të Diellit që funksionon pranë Vatrës, duke shfrytëzuar e-mail: gazetadielli@gmail.com (duke i scanuar fotografitë ose materialet) ose duke i dërguar me postë në adresën:
“Vatra”
24 37 Southern BLVD
Bronx, NY, 10458
USA

Akif Përmeti dhe i biri, Feti Përmeti
Akif Përmeti dhe i biri, Feti Përmeti

***


Kujtesë për pjesmarrësit në konkurs
U kujtojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në Konkursin e Organizuar nga Gazeta Dielli për Librin, Essenë më të mirë – në shqip ose anglisht, artikull studimor, Përkthimin, Dossierin, portretet etj. se afati i fundit është 31 Mars 2019, fituesit shpallen në darkën festive që përmbyll veprimtaritë, 6 Prill 2019. Për këtë qëllim është ngritur Juria e përbërë nga: Idriz Lamaj, Merita B. McCormack, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Bujar Skëndo, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti dhe Dalip Greca. 

.

***

-Nuk kishte asnjë akuzë të provuar, por ai u eleminua thjesht pse ishte nacionalist. Ndoshta u pushkatua ngaqë detyra e tij e fundit ishte se sherbeu në Shqipërinë Etnike…
Në janar të vitit 1942, u emërua në administratën civile të Kosovës, duke kryer funksione dhe detyra të ndryshme. Pas kapitullimit të Italisë, u emërua nën/Komisar i Kosovës. Në këtë kohë kishte marrë edhe gradën e lartë ushtarake të Gjeneralit të Divizionit. Së bashku me një grup arsimtarësh shqiptarë, që e shoqëruan në Kosovë, filloi organizimin e shkollave shqipe në atë krahinë. Në fillim të viti 1944, u kthye pranë familjes në Shqipëri dhe nuk u përfshi në luftën civile.
Aqif Përmeti me propozim të Vatrës, mban dekoratën “Nder i Kombit”
.
Akif Përmeti në Amerikë
Akif Përmeti në Amerikë

.

Në fotografi:

1-Akif Përmeti dhe i biri, Feti Përmeti
2-Darkë për ndër të kolonelit Akif Përmeti nga Shqipëria, nga miqtë himarjotë në hotel George Washington, 12 maj 1934
3-Akif Përmeti stërviti dhe komandoi Trupat Vullnetare të Vatrës që shkuan në Shqipëri më 27 Mars 1920 për t’i dalë për zot Shqipërisë. U ndëshkua nga Diktatura pse deshi Shqipërinë dhe për të la Amerikën.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.