Sekreti i Anglisë*
nga Leo Ferrero – Përktheu: Lazër Radi (1944)
***
Anglia është një qytetërim shoqëror, ku pёrparsitё dhe rreziqet e këtij qytetërimi përfshihen pikërisht në këtë formulë. Kemi parë se një qytetërim intelektual me gjithë shkëlqimin e parimeve të veta, s’mund të zgjasë shumë kohë, sepse si elementet iluminues edhe ata korruptues, të cilët ndёr kohra e bënё të madh këtë qytetërim, dёshmojnë se tashmё janё duke u shterrur. Qytetërimi shoqëror, nëse ka shkëlqim më të pakët, dёshmon se ka më shumë mundësi të mbijetojë, por vjen një çast në të cilin, nëse s’është djegur nga zjarri i vet, mund të rrёnohet nga pesha e vet.
Sidoqoftë, Anglia është një vend i fuqishёm, i mbajtur prej një aristokracie besnike e parimeve, që e ka bёrё tё qёndrueshme madhështinё e saj. Në këtë Europë cinike e të pabesë, ajo ka arritur tё ruajё dashurinë për ligjshmërinë dhe drejtësinë. Këto ndjenja e kanë mbrojtur edhe herë të tjera. Për t’u bindur mjafton ta ndjekim si lindi Revolucioni i shekullit XVIII:
Në kontenë e Buckingam-it, jetonte një fisnik shumë i pasur, serioz, i matur, i urtë, i ëmbël, i sjellshëm dhe i dashur prej të gjithëve. Në vitin 1636, kur u bë një përpjekje për t’i shpёrndarë taksat, gjyqtarët e kësaj Konteje, duke dashur mos ta zemërojnë fisnikun, u imponuan vasalëve të tyre një taksë minimale prej njëzet shilinash.
Kjo taksë ishte e paligjshme. Fisniku Hampden, refuzoi ta paguajë. Ai u kërcënua. Por kёmbёnguli në refuzimin e tij. Në burg, kërkoi me kokfortёsi që kjo çeshtje të çohej përpara mbretit – meqё vetë mbreti ishte i interesuar po aq sa ai, për ta zgjidhur këtë problem. Mbreti u bind. Kështu, filloi ai proces i famshёm që e revolucionarizoi krejt Anglinë. Pёrgjat dymbëdhjetë ditëve, Hampdeni dhe avokatët e tij, pa shpallur asgjё, vetëm duke u mbështetur nё ndërgjegjen dhe nё të drejtën e tyre, i diskutuan ligjet e mbretërisë në prani të një vlimi të përgjithshëm. Hampdeni u dënua, por krejt vendi u ndje i dënuar sё bashku me të. Prej atij vendimi dhe atyre njëzet shilinave që u morën në mënyrë të paligjëshme, shpёrtheu më i madhi revolucion konservator i Europës.
Në këtë vend, që ka një legjislaturë mjaft të ndërlikuar e pak organike, ideja e së drejtës është e ngulur aq thellë, dhe kuptimi moral aq i ndjeshëm, sa edhe një paligjshmëri apo padrejtësi sado e vogël, është e mjaftueshme për të shkaktuar një kryengritje.
.
Englezёt janё tё gatshёm ta durojnё peshёn e pushtetit mё shumё se egёrsinё e tekave.
Rezistenca angleze kundra paligjshmërisë dhe padrejtësisë, nuk u pakësua kurrë, edhe kur pushteti kaloi nga duart e mbretit tek Parlamenti, po edhe nga Parlamenti tek Cromwelli. Dhoma, shpalli nё formё zyrtare në qytetin e Londrës, të akteve të votuara kundra Monarkisë. Lordi Mayor – refuzoi duke nxjerrë si pretekst, moralin dhe ndërgjegjen e tij. Hampdeni e pranoi vullnetarisht burgimin, për të protestuar kundra regjimit të Karlit të I-rë. Liburnei, arrestohet dhe gjykohet për tё mbrojtur nga tirania e Parlamentit, e mё pas Cromwelli dhe juria e falin. Gjatë tiranisë së Cromwell-it, çka e bëri rezistencën shumë të rrezikshme; Cony, një tregtar i City-t*) refuzon të paguajë disa taksa doganore, tё cilat nuk ishin aprovuar nga Parlamenti. Ai mbajti po atë qëndrim si Hampdeni. Cony-t, iu bë një proces, ku ai hoqi dorё nga liria para gjykatës së Haut-Banc.**)
Avokatët e tij e përkrahën aq fuqishёm, sa që Cromwelli i arrestoi edhe ata. Cony u mbrojt i vetëm, dhe meqenëse gjykatësi Rrolles, i zёnё nё vёshtёrsi, e shtyu çeshtjen për një sesion të mëvonshëm, ai shkarkohet nga detyra. Pёr pasojё erdhi një numër i madh viktimash të revolucionit – mes të cilëve edhe vetё mbreti – qё refuzoi të mbrohet përpara gjyqit, duke theksuar se ky gjyq ishte i paligjshëm…
Ideja e së drejtës është e ngulitur aq thellë në Angli, sa vetёm ata që e dhunojnë nё praktikë, pranojnë se në teori e kanë për detyrë të rezistojnë ndaj paligjshmërisë. Në planin që qeveria republikane, kryegjenerali dhe këshilli i përgjithshëm i oficerёve, shtruan përpara Parlamentit, qё tё lexohet ky nen:
“Cilido që u reziston me armё ndaj urdhërave të asamblesë legjislative, do të dënohet me vdekje si armik dhe tradhëtar i kombit, me përjashtim të rastit kur asambleja legjislative tradhëton ose dhunon të drejtën publike të lirisë, të sigurimit publik, të vendosura nga kjo Konventë”.
Ashtu si englezi heq dorë nga çdo çeshtje e mbrojtur me mjete të paligjëshme, po ashtu në Angli çdo qeveri arbitrare duhet t’i trembet rreptësisë së revolucioneve konservatore.
Ashtu si englezi është i gatshëm të bëjë çdo sakrificë, për të mbrojtur ligjshmërinë dhe të drejtën, ashtu edhe çdo qeveri që do ta përkrahë energjikisht këtë pikëpamje, do të ketë mbas vetes gjithё masën e popullit englez.
.
*)ёshtё fjala pёr Londrën
**)Gjykata e Lartë
.
*Teksti në fjalë është shkëputur, nga pjesa e fundit e librit që po përgatit për botim: “Sekreti i Anglisë” një ese e gjatë i Leo Ferrero botuar në vitin 1940, dhe përkthyer prej Lazër Radit në vitin 1944. Ky dorëshkrim u gjet krejt rastësisht në tregun e librave në rrugët e Tiranës, mbas 75 viteve…
*Teksti në fjalë është shkëputur, nga pjesa e fundit e librit që po përgatit për botim: “Sekreti i Anglisë” një ese e gjatë i Leo Ferrero botuar në vitin 1940, dhe përkthyer prej Lazër Radit në vitin 1944. Ky dorëshkrim u gjet krejt rastësisht në tregun e librave në rrugët e Tiranës, mbas 75 viteve…