back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” – nga Genci Hoti

Gazeta

“Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhete”
“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”

“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”

nga Genci Hoti

Shqiptarët janë të detyruar të lexojnë veprat e kaluara sipas disa botimeve, pasi botimet pas 1945, nuk janë si origjinalet. Në këtë rast kam parasysh veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” që pretendohet se është e Sami Frashërit. Por kur bën një studim përmbledhës, shihet që nuk është ashtu.
Materialet e mbledhura, sipas renditjes kohore të botimit, tregojnë mënyrën se si është realizuar botimi, propagandimi dhe studimi i vepres “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhete”, por dhe mënyrën se se i është adresuar Sami Frashërit ndër vite, por që nuk është pa domethënie. Këto botime, të cilat janë në bibliotekën time, janë:
.
Sami Frashëri (1850-1904)
Sami Frashëri (1850-1904)
1-Pa emër, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Bukuresht 1899.
2-Pa emër, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Shtypshkronja “Mbrothësia” Kristo P. Luarasi, Tiranë 1923, botim i tretë prej 142 faqesh (fig. 1). Në faqen 2 ka ketë shenim: “Këtë librë herën e parë e shtypi shoqëria “Dituria” e Bukureshtit më 1899. Më 1907, me që u mbarua shtyp’i parë, shypëshkronja “Mbrothësia” në Sofje shtypi nga çdo 1000 copë shqip, 1000 copë tyrqisht, 1000 greqisht, vetëm nga greqishtja dhe tyrqishtja kane mbetur nga 100 copë”.
3-Sami Bej Frasheri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” Shtypshkronja “Mbrothesia” Kristo P. Luarasi, Tiranë 1924, botimi i tretë (në fakt rezulton i katërt; fig. 2). Eshtë botuar sipas gjuhës origjinale të botimit të parë. Kështu shkruhet, por rezulton që nuk është kështu, pasi numri i botimeve rezulton jo i saktë duke pasur dy botime të treta në dy vite të ndryshme. Nga ana tjetër, ky është botimi i parë ku emri i autorit konsiderohet Sami Frashëri.
4-Sami Frasheri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë” Botonjës Luarasi, botim i gjashtë, prej 94 faqesh, pa vit botimi, por që duhet te jetë rreth viteve 1940/1944, me një gjuhë shqipe te dialektit toskërisht e pastër. Ky botim duhet të jetë i familjes gjirokastrite Kokalari.
Dmth nga viti 1899 deri më 1944, kjo vepër e Sami Frashërit ka pasur gjashtë (në fakt 7) botime në gjuhën shqipe në Bukuresht, Sofie, Shqipëri dhe gjuhë të huaja (sipas “Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frashërit” me autor Zyber Hasan Bakiu (Kruja), Tiranë 1982); më pas kam gjetur botimin e vitit 1962, dhe më pas vijnë 13 botimet e mëposhtme të gjitha në gjuhën shqipe, por asnjera njësoj me tjetrën dhe këtu qëndron e fshehta se çfarë përfaqëson në realitet kjo vepër dhe e kujt është:
5-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” Tiranë, 1962
6-Kristo Frashëri, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tiranë 1962; botuar me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare 1912 – 28 Nendor – 1962. Në historiografinë shqiptare të realizmit socialist rëndësia e këtij albumi është jashtëzakonisht e madhe, pasi me ketë album fillon manipulimi propagandistik i çeshtjes Kombëtare Shqiptare duke kaluar nga luftëtarët në terren të çeshtjes shqiptare në intelektualët spekullues që jetonin në Bukuresht apo Stamboll. Për Sami Frashërin në këtë album shkruhet vetëm kaq: “Krahas luftës për të siguruar të drejtat politike, patriotët shqiptarë i kushtuan kujdes edhe veprimtarisë kulturale. Për këtë qëllim në pranverë të vitit 1879, një komision i posaçëm i kryesuar nga Sami Frashëri aprovoi një alfabet të përbashkët për gjuhën shqipe dhe në tetor të atij viti u themelua në Stamboll një shoqëri kulturale me emrin “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, me kryetar gjithashtu Sami Frashëri…” (f. 29/30) si dhe “Me punën dhe urtësinë e vet, Sami Frashëri u bë një nga ideologët më të nderuar të rilindjes kombëtare shqiptare” (f. 34/35).
7-Sami Frashëri, Vepra, në 4 vëllime, Rilindja – Prishtinë 1978, me redaktor dhe korrektor Nazmi Rrahmani. Vëllimi i dytë ka pikërisht veprën: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, me një parathënie të Esat Resos (f. 7-19), e cila mbyllet me disa shënime të përmbledhura rreth gjuhës së veprës me autor Shaban Demiraj (f. 111-116) dhe fjalorthin e veprës (f. 117-121), me një tirazh prej 10.000 kopjesh. Ndërsa vëllimi katërt kishte analizën e veprave dhe figurës së Sami Frashërit nën një këndvështrim të njehsuar me politikën arsimore këtu në Shqipëri, çka tregon se arsyeja e botimit në Kosovë atë vit është e lidhur direkt me politikën e jashtme shqiptare të asaj kohe në pajtim me politikën titiste.
8-Zija Xholi, Sami Frashëri (Nga jeta dhe vepra), Tiranë 1978.
9-Nasho Jorgaqi, Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Tiranë 1979, f. 155-162; Sami Frashëri: Mendime mbi disa shkrimtarë.
10-Selman Riza, Studime albanistike, Rilindja – Prishtinë 1979, f. 265-268. Historiku dhe kritika e trajtimeve te deritanishme të pronorevet të shqipes nga gramatikanët deskriptive; & 3 Shkronjëtore e gjuhësë shqip prej S.H.F., Bukuresht 1886, (fq. 43-52).
11-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Tiranë 1980.
12-Esat Reso, Pikëpamjet filozofike, politike, dhe shoqërore të Sami Frashërit, Tiranë 1980. Në këtë vepër nuk thuhet, por ky punim ishte botuar për herë të parë me 1962, si parathënie e veprës së Sami Frashërit mbi Shqipërinë (sipas botimit të vitit 1962, të kësaj vepre, por edhe sipas Hasan Hasanit, Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, Prishtinë 2003, f. 147).
13-Jup Kastrati, Histori e gramatologjisë shqiptare (1635-1944), Rilindja – Prishtinë 1980, (f. 133-184). Sami Frashëri, “Shkronjëtore e gjuhësë shqip” (1886), e para Gramatikë e gjuhës amtare, gjë e cila ekzistonte edhe në Bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër.
14-Shaban Çollaku. Çeshtja shqiptare në shkrimet publicistike të Sami Frashërit botuar ne gazetën “Terxhuman-i Shark” (në pasqyrën e lendës shkruhet Turxhuman-i); botuar në Studime për letërsinë shqiptare, vëll. I-rë, – Probleme të letërsisë shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1981, f. 75-99.
15-Zyber Hasan Bakiu (Kruja), Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit, Tiranë 1982.
16-Grup autorësh, Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f. 164-175; Sami Frashëri: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” (f. 167-173).
17-Kristaq Prifti, Lidhja shqiptare e Pejës, Lëvizja kombëtare 1896-1900, Tiranë 1984, f. 295-310; në kreun e IV ekziston kapitulli: Përkrahja e Lidhjes shqiptare të Pejës nga Sami Frashëri dhe ideologët e tjerë të Rilindjes.
18-Piro Tako, Shahin Kolonja, Tiranë 1984. Autori vendos në gojën e Shahin Kolonjës thelbin e veprës së Sami Frashërit mbi Shqipërinë dhe çfarë përfaqëson ajo për shqiptarët (f. 141).
19-Fatos Tarifa, Drejt Pavarësisë; Çeshtja e çlirimit kombëtar në mendimin politik-shoqëror rilindës 1900-1912. Tiranë 1985, f. 127-131; Kreu i tretë: Idetë rilindëse për rrugën e çlirimit kombëtar
20-Shaban Çollaku, Mendimi iluminist i Sami Frashërit, Tiranë 1986. botuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të RPSSH.
21-Zija Xholi, Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1987; 8-Sami Frashëri, f. 287-352.
22-Sami Frashëri, Vepra, në 2 vëllime, Tiranë 1988-1989; botuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të RPSSH, përgatitur nga Zija Xholi (red. përgjegjës), Anastas Dodi, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Shaban Çollaku; me recenzues Arben Puto, Jorgo Bulo. Ku në vëll. e 2 (bot. me 1989) botohet vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”? (f. 19-90) e shoqëruar me njoftime dhe shpjegime rreth veprës (f. 7-16) nga ku marrim vesh se vepra ekzistonte e botuar përpara vitit 1930, që në kohën kur Enver Hoxha ndodhej në shkollë dhe ajo lexohej nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij (Vepra vëll. 26, f. 434); – A ishte ajo e vitit 1899, apo ribotimet e mëvonshme përpara 1930, nuk e kam kuptuar akoma. Vepra në fjalë është botuar në një kohë (1988) që për përmbajtjen e saj është një vijë ndarëse midis dy lloj mashtrimesh propagandistike. Në hyrje ky vëllim (f. 7) nga një parathënie manipulatore pa autorësi ku thuhet tekstualisht: “Në marsin e vitit 1899, në Bukuresht botohet në gjuhën shqipe, pa emrin e autorit, vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”. Me këtë vepër, e cila u muar vesh menjëherë se ishte e Samiut…”. Fakti që kjo parathënie manipulatore nuk ka autor është e mjaftueshme për të vënë dyshimin mbi saktësinë e autorësisë së veprës në fjalë, kur tashmë e kemi të vërtetuar se deri më 1923, kjo vepër është e ribotuar pa emrin e autorit dhe vetëm më 1924, doli për herë të parë si vepër e Sami Bej Frashërit duke e shtuar enigmën mbi autorësinë e kësaj vepre.
23-Sami Frashëri, Dashuria e Talatit me Fitnetin, Tiranë 1994; me përkthim nga Mehdi Polisi e Ruzhdi Lata, por ripunuar në këtë botim nga Donika Omari
.
“Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhete” 2
“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” 2
24-Robert Elsie, Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë-Pejë 1997, f. 181-185; Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar të Rilindjes, Sami Frashëri. Në këtë studim gjendet një analizë mbi këtë vepër që përputhet në ide me atë që ka shkruar Avokat Dr. Vasil K. Dilo.
25-Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj, Kalendar Enciklopedik I, Tiranë 1998; ku në faqe 246 flet për jetën dhe veprën e Sami Frashërit.
26-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Mësonjëtorja 1999, botues Përparim Xhixha dhe është në përputhje me botimin e vitit 1962 dhe 1978.
27-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Prishtinë 1999, botues “Dija” me një parathënie nga Zija Xholi. Në këtë botim është ndryshuar përmbledhja e autorit, f. 145, duke hequr nga teksti shifrën 90%.
28-Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe, Romantizmi III, Tiranë 2000, f, 345-400; Sami Frashëri (1850-1904) ku flitet për veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” (f. 371-381).
29-Aleks Buda, Shkrime historike, vëll. 4, Tiranë 2000; mbi Sami Frashërin dhe Vëllezërit Frashëri, f. 17, 18, 155-156.
30-Sami Frashëri, Vepra, 11, “Gjuha” – botuar për herë të parë në Stamboll me 1886, Prishtinë 2001, përkthim nga turqishtja-osmanishtja me autor Mehdi Polisi.
31-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Tiranë 2002, literaturë shkollore të bashkëshoqëruar me Fjalor i përgjithshëm i Gjeografisë dhe Historisë, Tregime dhe Përralla, Fjalë të urta; me përgatitës të kolanës Xhevahir Spahiu dhe ky botim është një botim i pjesshëm i veprës në fjalë.
32-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” Pa vit botimi, i shtëpisë botuese “Falcon”, me redaktim të Klea Deda dhe të dhëna për Sami Frashërin ku shënohet se jeta e autorit është 1850-1900. Ky botim nuk ka asnjë shënim dhe fjalori në mbyllje të librit nuk përputhet me botimet e mëparshme.
33-Stilian Adhami, Përmeti dhe përmetarët në faqet e historisë – Nga lashtësia deri 1939, Tiranë 2001. Ne faqe 261-269 autori flet për Sami Frashërin dhe veprën e tij.
34-Sami Frashëri, Dheu është flori, pa vit botimi, e shtëpisë botuese “Alba Prim”, përgatiti për botim Adelina Toli.
35-Sami Frashëri, Shqipëria dhe Shqiptarët, Tiranë 2002; me përkthim të Zyber Hasan Bakiu, recenzent Prof. As. Dr. Bardhosh Gace.
36-Sevdai Kastrati, Lufta e Penave – Zgjedhje antologjike e polemikes shqipe, Tiranë 2002; Sami Frashëri, Shënime politike – f. 137-143.
37-Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe – Probleme dhe disa figura të shquara të saj, Tiranë 2003; Ndihmesa e Sami Frashërit në lëvrimin e Gjuhës Shqipe – f. 215-229.
38-Hasan Hasani, Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501-2001, Prishtinë 2003, f. 146-147; Frashëri Sami.
39-Arben Puto, Historia diplomatike e çeshtjes shqiptare, Tiranë 2003, f. 119-121. Autori kërkon që “Veprat e Samiut duhet të vihen në epiqendër të kërkimeve për zbulimin e të gjitha vlerave të kësaj periudhe”.
40-Sami Frashëri, Vepra, në 20 vëllime, Shkup-Prishtinë 2004; botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, përgatitur për botim dhe redaktoi: Akad. Zija Xholi, redaktor i përgjithshem Prof. Dr. Xhevat Lloshi. Në vëllimin 01 gjendet vepra: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”” dhe ishte botuar sipas variantit të botimit në Shqipëri të vitit 1988. Përfshirja e dy emrave të përveçëm në korpusin akademik shqiptar në këtë proces hedh dritën e pastër që trajtimi i veprës së Sami Frashërit në mënyrë manipuluese është vepër e tyre.
41-Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë 2004, me përkthim nga Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja; flet për Sami Frashërin (f. 30-31).
42-Zija Xholi, Në rrugët e kulturës filozofike (fragmente dhe portrete), Tiranë 2006. Flet për figurën e Sami Frashërit (75-78) dhe për veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” e Sami Frashërit me rastin e 90 vjetori të botimit (79-82).
43-George Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja, Sundimi Otoman, Islamizmi dhe Shqiptarët 1874-1913, Tirane 2007, me përkthim nga Aurel Manushi. Flet mbi programin politik të Sami Frashërit (f. 322) të mbështetur në veprën mbi Shqipërinë dhe mbi vetë Samiun (f. 192-199). Analiza e veprës së Sami Frashërit përputhet me analizën e realizuar nga Avokat Dr. Vasil K. Dilo dhe nga studiuesi Robert Elsie.
44-Sami Frashëri, Besa, dramë, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 2008; përkthyer në vitin 1901 nga turqishtja, u përshtat në gjuhën e sotme letrare dhe u redaktua e korrektua nga Stavri Sharrëxhi, u përgatit për botim nga Bahri Myftari.
45-Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane, rrënjet e një kapërcimi historik; Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë 2010. Ndoshta i vetmi libër i shkruar nga një shqiptar që e ka parë figurën e Sami Frashërit në përputhje të plotë me konfigurimin historiko-politik që Perandoria Otomane u bëri shqiptarëve për 500 vjet. Flet në mënyrë të veçantë për veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete” (f. 174-187) jashtë pasioneve nacionaliste dhe manipulimeve propagandistike të epokës komuniste; dhe e gjitha kjo për një arësye shumë të thjeshtë: autori ka pasur parasysh botimin e vitit 1899, në Bukuresht dhe jo botimin e Rilindjes të vitit 1978 në Prishtinë, apo ato të Tiranës të viteve 1962, 1988, 2004
46-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, pa vit botimi, por ka të bashkangjitur një fjalor të përgjithshëm të Gjeografisë dhe historisë, si dhe tregime e përralla nga i njejti autor, përgaditi për botim Bahri Myftari.
.
Vëllezërit Frashëri (Naimi - Samiu - Abdyli)
Vëllezërit Frashëri (Naimi – Samiu – Abdyli)
47-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Tiranë 2010, por ka të bashkangjitur një fjalor të përgjithshëm te Gjeografisë dhe historisë nga i njejti autor, me botues Ali Lleshi.
48-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, libër mësimor për nxënësit e shkollës së mesme, Prishtinë 2010. E shtëpisë botuese “Piramida”, me redaktim të Ferdije Voca-Shabani. Botimi i këtij libri është në përputhje me variantin të botuar në Shqipëri më 1988, duke pasur dhe një parathënie të shkruar në mbështetje të Leksikonit të shkrimtarëve shqiptare për fëmijë, hartuar nga Odhise K. Grillo të botuar në Tiranë me 1997 dhe të parathënies së Veprës 2 të Sami Frashërit, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
49-Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, Shtëpisë botuese-Shtypshkronja “Berati”, Prizren 2011; me redaktor dhe parathenie te Arbër A. Rexhaj. Botimi i kësaj vepre është në përputhje me variantin e vitit 1988 në Tiranë.
50-Moikom Zeqo, Dëshira Jazexhiu, Flamuri që ringjalli një komb, 100 vjet Pavarësi, 2012. Sami Frashëri, f. 20; pjesë nga vepra: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhete”, f. 22-24.
51-Sami Frashëri, Fjalë të urta, Tiranë 2013. Përgatiti për botim Sidorela Senja dhe redaktor Ledion Deda.
52-Mehdi Polisi, Personalitetet shqiptare, Sami Frashëri, Tiranë 2013, e Shtëpisë Botuese “Falcon” ku flitet për Sami Frasherin dhe veprën e tij Kâmûs Al-A’lâm përkthyes Sali Polisi.
53-Sami Frashëri, Qytetërimi Islam, Tiranë 2013, përkthyes Sali Polisi.
54-Zyber Bakiu, Shqipëria dhe Shqiptarët – hulumtime historike ne enciklopedinë Kamus’ul Alam të Sami Frashërit, Tiranë 2015. Redaktor dhe përgatitës i botimit Qemal Velia.
 
Paraprakisht njoftoj lexuesin që vetëm studiuesit dhe shkrimtarët Robert Elsie, apo George Gawrych, janë treguar realistë në atë që kanë shkruar mbi Sami Frashërin pasi veprat e tyre përmbajnë me përafërsi frazën e cituar nga Avokat Dr. Vasil K. Dilo përpara mbi njëqind vjetësh, problem të cilin do ta shohim në veçanti.
.
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.