back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Pa frenuar emigracionin s’mund të flitet me Diasporën… – Gazetarja Anila Shuka bisedon me Jozef Radin

Gazeta

Jozef Radi 2015
Jozef Radi 2015

Pa frenuar emigracionin s’mund të flitet me Diasporën…

Gazetarja Anila Shuka bisedon me Jozef Radin

Përshëndetje Jozef, ju drejtohem me disa pyetje si gazetare, sepse po kërkoj të shkruaj një artikull mbi Samitin e Dytë të Diasporës…
.
Anila Shuke
Anila Shuke
1.A ju ka ardhur ftesë për në Samitin e Dytë, dhe nëse po, a do të shkoni? S’më ka ardhur asnjë ftesë për Samitin e dytë Diasporës. Edhe pse i kam ndjekur me mjaft vëmendje gjithë lëvizjet për organizimin e këtij Samiti. Pa një ftesë nuk mund të shkohet kund, po edhe nëse do të kisha një ftesë, sigurisht do të reflektoja, dhe vështirë se mund të shkoja: Kjo sepse nuk shoh ndonjë problematikë serioze të diskutueshme në këtë Samit, dhe as ndonjë shenjë organizmi që ta diferenconte nga Samiti i Parë… Besoj se ky Samit është më shumë për të ndarë mallin e të mërguarve, po i quajmë Diaspora… me vendin dhe me arritjet e mëdha të politikës shqiptare!
.
2.Çfarë mendimi keni për një organizim të këtij lloji? Simbas gjykimit tim, një organizim i këtij lloji mund të ishte shumë më pozitiv nëse do të ishte i vërtetë. Unë kam bërë përpjekje të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë motivimesh ka politika në këtë mardhënie të re dhe institucionale me Diasporën. Shoqata Aquila e Anconës, (ku unë bëj pjesë prej vitesh si President Nderi), ka qene mjaft aktive. Ajo e ka pritur vjet Ministrin e Diasporës dhe ka organizuar një takim të gjerë me institucionet Provinciale dhe Komunale si dhe me komunitetin shqiptar të provincës Marches, pra e kam përkrahur punën e Ministrisë së Diasporës, por sigurisht kam ndjekur edhe raportet midis Diasporës dhe Politikës në Shqipëri. Jam i mendimit se janë ende në një fazë të mefshtë rikonjicioni… Nuk shoh askund projekte, iniciativa, organizime, idera… Fakti, që gjatë viteve të fundit numri shqiptarëve që braktisin vendin sa vjen dhe shtohet, dëshmon që shteti shqiptar duke mos i zgjidhur çeshtjen në terren po përpiqet t’i zgjidhë gjetkë. (I bie të ketë jo një ministër por një qeveri të Diasporës, për nga numri i të ikurve në këto 30 vite) Pra jemi tejet larg mendimeve që unë kam. Emigracioni duhet ndalur urgjentisht dhe Diaspora nuk mund të shihet thjesht si një remitancë, por si një faktor investimi, edukimi dhe zhvillimi i shoqërisë shqiptare. Politika, këmbëngul unë, mban përgjegjsi për këtë gjendje, bile do të shtoja se mban edhe një përgjegjsi tjetër jo të vogël në ndarjen e Diaporës në ngjyra politike, çka e bën edhe më të trishtë besimin tim në arritjen e ndonjë rezultati konkret prej këtij Samiti…
.
Samiti i II i Diasporës - Tiranë 2019
Samiti i II i Diasporës – Tiranë 2019
3.Cilat janë pritshmëritë e tuaja ndaj këtij samiti? Pritshmëritë e mia janë modeste, një tip feste, me njerëz të përzgjedhur kujdesshëm përmes një seleksionimi partiak dhe jo përmes vlerash, kontributesh, realizimesh apo figurash. Pa një debat paraprak për ndonjë pikë mbrritjeje apo trajtimi problemesh, nuk mund të ketë samit të vërtetë. Duhet të flasim me gjuhë faktesh, realizimesh dhe personalitetesh, dhe jo thjesht feste… Simbas meje, një politikë që e largon qytetarin nga vendi i vet, nuk mund t’i zgjidhe asnjë problem atij në realitetin e ri ku ai futet për ta përballur jetën.
Me gjithë vlerësimin tim pozitiv, mund të them, se pritshmëria ime s’mund ta kapërcejë idenë e fasadës festive dhe një flerti të rradhës midis politikës dhe një pjese të përzgjedhur kujdesshëm të diasporës…
.
A nuk mendoni se nga ky Samit do të duhej të dilte si rezultat e drejta e votimit të diasporës, mesa di unë, nuk eksziston akoma, apo gabohem? Simbas meje, politizimi i diasporës është një manovër që s’ma merr se mund se do të prodhojë ndonjë efekt pozitiv, do ta përçajë më tej atë. Samiti s’ka ndonjë program konkret, ku do të diskutohen (duhej të ishin diskutuar) tema apo probleme konkrete të Diasporës në formë debati dhe mundësish ligjore. Kjo do të kërkonte një trajtim më serioz të gjithë problematikave dhe një komunikim më leal. Unë do të doja që të shtrohej çeshtja e investimeve të diasporës në normalizimin e ekonomisë dhe beteja për ndryshimin e mendësisë së braktisjes së atdheut dhe kafeneve… Pra unë pretendoj gjëra më te thjeshta… por mbetem i bindur se as kaq nuk është në program… Uroj që të jem i gabuar në mendimet e mia… dhe ajo çka mund të realizojë ky Samit të rrëzojë ndërdyshjet e mia…
.
Shumë faleminderit për bisedën!
– Ju falenderoj edhe unë… znj. Shuka
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.