back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Porta a Porta – 6 mars 2019 – Opinione – Kryeministri Rama – Gazetari Vespa

Gazeta

Rama - Vespa - Porta a Porta - 6 mars 2019
Rama – Vespa – Porta a Porta – 6 mars 2019

Porta a Porta – 6 mars 2019 – Opinione

Kryeministri Rama – Gazetari Vespa

Kush jep informacione te rreme per rrogat?

nga Ismete Selmanaj Leba

Dje në emisionin e Rai Uno-s “Porta a Porta” di Bruno Vespa, ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Në kronikën e gazetarëve u tha që rroga mesatare në Shqipëri është 400-420 euro. Për çfarë Shqipërie bëhet fjalë se ajo që njoh unë e ka rrogën mesatare të një punëtori sa gjysma e kësaj shume! Që të bëhen deklarata të tilla dikush duhet t’ja ketë dhënë të dhënat gazetarëve italianë. Kush thoni ju? Po vras mendjen por s’më vjen ndërmend askush. Keni ndonjë ide miq të nderuar? Kujt i shërben që të serviren të dhëna kaq larg realitetit për diçka kaq kaq të rëndësishme siç është rroga? Popullit natyrisht jo. Atyre që janë në karriket faranoike po. Kësaj i thonë që t’i ngopesh njerëzit me lugë bosh!
.

Vetëm me propagandë bajate..

nga Gjon Rrota

Kryeministri Edi Rama shkoi tek Bruno Vespa jo për të promovuar Shqipërinë, por për të promovuar veten.
“Ronaldoja” i “Juventusit” në Shqipëri nuk qullosi asgjë në 6 vjet qeverisje. Një drejtues skuadre nuk mund të shpenzojë miliona euro për një Ronaldo që nuk shënon asnjë gol. Fatkeqësisht Rama nxori ne pah të gjithë mediokritetin që e karakterizon duke përsëritur të njëjta slogane bajate.
Po të lexosh komentet në faqen e “Porta a Porta” në facebook duket qartë se misioni i tij i ndritur dështoi me sukses.
I shkreti Petro Koçi luftoi si luan, i vetëm, duke përsëritur refrenin “fajin e ka Berisha” po lumi i komenteve të shqiptarëve të zhgënjyer e vuri përpara.
Z. Kryeministër vendi nuk drejtohet vetëm me propagandë bajate, por me shumë punë e ne këtë aspekt nuk keni bërë asgjë.
Mënxyra e Shqipërisë është mungesa e një opozite të besueshme. Lulzim Basha, tek Vespa tregoi te gjitha limitet e tij si politikan dhe si lider i opozitës.
.
Rama - Vespa - Porta a Porta - 6 mars 2019
Rama – Vespa – Porta a Porta – 6 mars 2019

Një propagandë e skajshme

nga Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka folur ashpër për gazetarin italian, Bruno Vespën, i cili intervistoi ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama. Lubonja tha në rubrikën ‘Opinion’, në News 24, se Vespa njihet si gazetar që nuk i intereson e vërteta, por i shërben regjimeve, veçanërisht Silvio Berlusconi-t.
Ai e konsideroi shfaqjen e Ramës në emisionin “Porta a Porta” si propagandë të skajshme dhe turpin e turpeve të Bruno Vespës.
“Bruno Vespa njihet si një gazetar i regjimit, regjimit të Berlusconit, që nuk kërkon të vërtetën. Ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe gazetarët më shërbëtorë në Shqipëri kujdesen që të kenë edhe një kundërpalë, që është përfaqësues i një mendimi të pavarur. Ndërkohë që, ai kishte ftuar kryeministrin në njërin krah dhe tre personazhe ku njëri ishte një gazetar i “Libero”, i cili nuk dinte asgjë nga Shqipëria po bëri një pyetje koti. I dyti ishte Igli Tare, që është një futbollist që nuk ka jetuar fare në Shqipëri dhe për më tepër që njihet si person i lidhur me kryeministrin. I treti ishte një sipërmarrës i panjohur. Ngjante me një propagandë të skajshme ku mungonte publiku shqiptar. Përveç Lulzim Bashës që i kishin lënë një minutë sa për të larë fytyrën, mungonte një intervistë me qytetarët dhe me një zë të paanshëm. Edhe nëse nuk është blerë me lekë është blerë me favore, në gazetarinë italiane ishte turp i turpeve të Bruno Vespës”, tha Lubonja.
Sipas Lubonjës, fushata e Ramës në mediat italiane vjen për shkak se ndihet i kërcënuar te imazhi fals që ka krijuar në Evropë.

Shumë zhurmë për asgjë…

Niko Ljarja

Edhe mbrëmë u tregua e njejta përrallë! 30 vjet që këtu tregohen, përsëriten dhe luhen të njëtat përralla politike …
Në kurriz e në “emër të popullit” përrallisin të gjithë llojet e politikanëve, të cilat çuditërisht në një moment delikat për vendin tonë, ku kudo po kërkohen reforma…
Përralla fillojnë të tregohen përsëri… Ku njëra anë thotë e lagu e tjetra anë thotë s’e lagu… bishtin dhelpra…..
Interesant që mbrëmë u spostua e u tregua po e njëjta përrallë 30 vjeçare në emisionin: “Porta a Porta”. Ndoshta kjo u bë për ta amplifikuar sa më shumë prrallën e re që po tregohet këtu!?? Nuk e kuptova e nuk kam për ta kuptuar kurrë ku ishte qëllimi dhe produkti i këtij spostimi i prrallës sonë në Itali!!!
Ndoshta studiuesit e përrallave europjane, këtë rrallë kanë për ta kuptuar qëllimin e prrallave tona, e kanë për të folur drejtë… Po lërini këto prralla dhe filloni e ndërtoni vendin tuaj… mos ndoshta dhe këtë rradhë do bëjnë prap rolin e të paditurit sikur nuk e kuptojnë lojën me përralla, e do të përsërisin si zakonisht edhe një herë atë përrallën e tyre të vjetër:
Vazhdoni se jeni në rrugë të drejtë…
Personalisht shpresoj në autoritetin e SHBA…
.
Rama - Vespa - Porta a Porta
Rama – Vespa – Porta a Porta

Edhe ti o Bruno…?! –

nga Adriatik R. Dosti

Po mirë o Bruno… si mund të pranosh ti e të bësh edhe rolin e budallait e të naivit teksa fton ne studion tënde përtej Adriatikut një Kryeministër që lë, braktis e injoron popullin e vet që është atje në protestë, në zemër të kryeqytetit të tij e në derë të parlamentit të tij kriminalo-bandit… e vjen e ulet përballë teje në një studio TV italiane për të ”mbrojtur imazhin e vendit të vet” sikurse është shprehur ai publikisht?
Po mirë o Bruno… vërtet i besove gënjeshtrat e një mashtruesi profesionist me pushtet tek të përralliste për rritje ekonomike të Shqipërisë e të shqiptarëve, për mirëqenie të dukshme të tyre, për Shqipërinë si një copë e mirë italiane në zhvillim e sipër… për vetëm 0.8 përqind të sipërfaqes së vendit mbjellë me hashash, për hapjen e negociatave me BE, për 500 mijë turistë italianë që po lënë kokën pas Shqipërisë së Ramës, për nxirje të imazhit që opozita e liderët e saj na i benkan Shqipërisë së tij… për investime italiane në rritje këtej Detit!!! e deri tek të tha pa u skuqur, pa u zverdhur e pa u nxirë fare që… ai në shesh nuk është populli im e as nuk është populli shqiptar?
Po mirë o Bruno… për këto e kishe thirrur Edvinin tonë deri aty në studion tënde të famshme e që as denjove e as guxove t’i bejë sikur edhe një pyetje të vetme qoftë edhe provokuese, por më së shumti i bërë fushatë elektorale të ardhshme e propagandë?
.
Marrë nga Muret e Fb. të autorëve në fjalë
..

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.