“Nuk do kenë më asnjë shans!”
Marin Mema: përfaqësues i studentëve – tronditet politika
Do reagoj siç nuk ka ndodhur më parë!
Gazetari i njohur, Marin Mema,
është zgjedhur me një numër të madh votash nga studentët,
për të qenë në Bordin e Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Lidhur me këtë, gazetari Mema ka sqaruar në rrjetet sociale se,
pavarësisht se do të jetë pakicë përballë të emëruarve nga politika,
nuk do të pengohet të mbrojë studentët dhe të kundërshtojë çdo tentativë abuzimi.
.
Mesazhi i plotë i Marin Memës:
Kur një grup studentësh nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit më kërkuan të garoja si përfaqësues i tyre në zgjedhjet për Bordin e Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës e mirëprita sfidën. E mirëprita sepse isha propozimi i tyre dhe i askujt tjetër.
Kam hyrë në garë momentet e fundit kur shumë studentë patën vendosur të bojkotonin procesin e votimit pasi nuk ndiheshin të përfaqësuar nga lista paraprake e paraqitur nga Universiteti. Megjithatë rezultati përfundimtar më nxorri fitues me mbi 70 përqind të votave në të pestë fakultetet përbërëse të këtij Universiteti. Unë ju falenderoj të gjithëve për besimin e mbështetjen!
Ju siguroj që do të jem zëri juaj dhe nuk do të tërhiqem nga mbrojtja e interesave të gjithësecilit prej jush! E di që jam në pakicë ballë të emëruarve nga Ministria e Arsimit megjithatë kjo nuk do tē më pengojë të kundërshtoj çdo tentativë për abuzim, çdo shkelje e gjithçka tjetër që shkon kundër interesit të studentëve.
Nuk do të ketë asnjë shans! Asnjë! E në çdo tentativë do të reagoj ashtu siç nuk ka ndodhur më parë! Do të doja që të gjithë antarët të ishin propozim i studentëve, megjithatë kjo nuk më ndalon të jem përfaqësuesi i tyre edhe i vetëm!!
Menjëherë pas përfundimit të sezonit të provimeve do të bëj një takim të hapur me të gjithë studentët e UBT për të ndarë me ta çdo shqetësim që kanë. Një takim që nuk do të jetë i izoluar, por do të zhvillohet sa më shpesh të jetë e mundur !
Përsëris unë jam përfaqësues i propozuar dhe zgjedhur i studentëve e kështu do të jetë për sa kohë të jem pjesë e bordit. Studentët të parët! Koha për ndryshim sepse Shqipërinë mund ta çojë përpara vetëm një arsim cilësor jo vetëm me fjalë, por me vepra, ndershmëri e përkushtim!
.
Marre nga http://pamfleti.uk/