back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

6 vite punë e përkushtim – dhe pak informacion mbi www.radiandradi.com

Gazeta

Portali www.radiandradi.com
Portali www.radiandradi.com

6 vite punë e përkushtim –

dhe pak informacion mbi www.radiandradi.com

Me 14 mars 2013, plot 6 vite ma parë, mori udhëtimin projekti modest i nji faqe letrare online të cilën e pagzova me radiandradi.com, me qëllimin e thjeshtë, me ju paraqitë më shumë miqve të largët e të afërm kontributet e hershme e të vona letrare e publicistike të dy njerzve krijues: Lazër e Jozef Radi…
Tashma prej atij marsi, kanë kaluar 6 vite, plot 2190 ditë e netë, mbushë me nji punë të përditshme e sistematike, kur e përditshmja kishte plot probleme mbijetese.
Me kalimin e muejve, faqja e quejtun www.radiandradi.com s’mbeti n’at përmasën e thjeshtë që u pat mendue, erdhi duke marrë pamjen e nji reviste shumë ma tepër se që projektue e sot mundem me thanë pa frikë se janë me mija ata që kanë firmën e tyne në këto shkrime; janë me dhjetra mija ata që janë përmendë e citue në këto paraqitje të përditshme; janë me qindra figurat e nxjerra nga pluhuni i harresës dhe poshtërimit e janë me qindra ngjarjet e personazhet e përkujtuem e të promovuem. Asht krejt nji botë shqiptare e lanë mbas dore në harresë që ka gjetë përditë hapësinë me u shfaqë, me dëshmue ato të vërtetat e vogla që nuk ishin guxue… dhe s’ka njeri që ka dëshirue me paraqitë nji opinion punim apo mendim të vetin e të ketë hasë në indiferencë, aq ma pak shpërfillje… Po që të jem korrekt po jap thjesht disa informacione që janë lehtësisht të verifikueshme në sitit radiandradi.com
Lazër Radi dhe dy djemtë 1996
Lazër Radi dhe dy djemtë 1996
Shkrimet e para të këtij portali datojnë për herë të parë, me datë 14 mars 2013
-Pra, janë 6 vite ose 2191 ditë nga dita kur të parat shkrime iu prezantuen nji rrethi të vogël miqsh.
Shkrimet e botuara deri më sot janë 3530, me nji mesatare prej afro 3 shkrimesh në 2 ditë
-Numri i përgjithshem i lexuesve që e kanë vizitue qoftë edhe nji herë të vetme sitin asht 314.000 vizitorë.
Numri i përgjithshëm i leximeve asht mbi 1.004.000, afërsisht me 460 lexime në ditë
Numri i fotografive të paraqitura asht 8545, mjaft prej tyne janë të arkivit të Familjes Radi, mjaft të tjera përpunue me kujdes.
-Enciklopedia e sitit ka 3650 informacione punuar, përkthyer e krijuar nga puna studimore e autorit 
-Faqja e fb e Jozef Radi, në çdo 8 deri në 10 orë distancë paraqet një shkrim.
 
Për korrektesë mund të them se:
-Askujt nuk i asht paraqitë shkrimi i palexuem e i pakorrektuem,
-Askujt s’i asht cënue integriteti i shkrimit apo gjymtimi i tij,
-Askujt s’i asht kërkue të heqë apo të plotësojë nji shkrim,
-Askush që ka paraqitur një shkrim nuk asht bisedue dhe asht marrë Ok i paraqitjes…
 
-Janë me qindra shkrimet e promovueme ku autori ka përcjellë vlerësimet e konsiderata personale;
-Janë me qindra përkthimet, ku gjuha shqipe e ka përcjellë letërsinë e botnore në formën ma të larmishme e ma të mira të mundshme
-Janë me qindra edhe falenderimet e kësaj pune, së cilës vazhdoj t’i mbetem i përkushtuem prej 6 vitesh vitesh…
.
Kopertina e sitit www.radiandradi.com
Kopertina e sitit www.radiandradi.com
E theksoj se www.radiandradi.com s’asht as i majtë e as i djathtë; as i gegëve e as toskve, as i myslimanve e as katolikëve, as i arrogancës dhe as i nënshtrimit; as i shitur dhe as i blerë; as konformist dhe as anarkist; as klanor dhe as narcizist… asht thjesht frymë e lirë mendimesh të lira, asht besim se e vërteta nuk mposhtet se ajo dikur del, dhe ku secili prej jush ka gjetë e ka me gjetë gjthmone nji hapesirë të lirisë së shprehjes, të betejës për të vërtetën, të zanit të atyneqë ua asht mohue, ai asht deshmi e nji beteje të shtrime në disa breza!
Ju lexues shumica të panjoftun, që shpesh më keni falenderue jeni e vërteta e kësaj pune, leximi juej, mendimet tueja, shpërndamja juej asht fryma dhe vlera ma e madhe e kësaj pune që unë mendoj se na paraqet jo ma shumë se sa jemi, po as ma pak sa kërkojnë me na ba…
Vërtet, radiandradi.com mund të jetë nji njeri i vetëm, po fryma asht e të gjithëve ju që keni shkrue, e ju që e keni lexue përtej njimilion herëve, kët mundim për të cilin unë ndihem krenar, jo thjesht për vedi po për gjithkënd që e don vendin e vet, kulturën dhe gjuhën e vet.
Lexojeni, mbrojeni dhe shpërndajeni www.radiandradi.com si t’ishte edhe pjesë e juaja!
Me respekt Jozef Radi
Upstate New York, 14 mars 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.