back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Edmond Caja je vrasës! – nga Urim Gjata

Gazeta

Burgu i Qafë-barit
Burgu i Qafë-barit

Edmond Caja je vrasës!

nga Urim Gjata

Meqënëse gazeta Dita,
e cila dikur publikonte shkrimet e mia për kondrabandën në dogana…
sot nuk më mundëson komentin, atëhere detyrohem t’i përgjigjem këtu
kësaj medie dhë këtij bastardi me plot kuptimin e fjalës. u. gjata
.
Urim Gjata
Urim Gjata
Unë që po ju akuzoj hapur, kam qenë punonjës i policisë në Pukë, nga viti 1983 kam qenë dhe në kohën e Revoltës së Qafë Barit…
Ti e ke thyer në mes duke e vendosur në një stol Sokolin të dënuarin nga Shkodra, mos u mundo të mashtrosh, mos u mundo të fshihesh si gjarperi nën gur. Ti bashkë me Ludovik Calin jeni vrasës. Te kodra mbi banesat (zyrat tuaja) ka pasur varre të atyre të dënuarve që vdisnin në galeritë apo nga torturat tuaja, me urdhërin tënd. Policët e burgut detyronin të dënuarit të realizonin supernorma përndryshe ose do riktheheshin përsëri në galeri, ose mbi trupin e tyre gardianët e tu do thyenin drutë duke ju thyer pjesë të trupit.
 
Edmond Caja, je vrasës!
Unë që të akuzoj do të të vij ballë për ballë në gjyq! Nuk kam lidhje me ata ish të dënuar, as kam qenë i dënuar, unë kam parë me sytë e mi torturat tuaja, tëndet personalisht ndaj atyre viktimave gjysëm kufoma. Vërtet ti kishe dhe rrjetin tënd të spiunëve si policë, punonjës civilë, por dhe të dënuar (këta të fundit ishin ish hajdutë ordinerë të rekurtuar nga sigurimi i shtetit dhe të futur mes viktimave të diktaturës ) të dënuarve të ndërgjegjes. Ti kishe bashkëpuntorë dhe ish oficëret e MB apo M. Rendit të (dënuar) por ti kurrë nuk arrite të thyeje të dënuarit e vërtetë të ndërgjegjes.
 
Edmond Caja, je vrasës!
Unë të akuzoj si ish punonjës policie që zëvendësi yt Ludovik Cali (një tjetër kriminel) të zëvendësoi ty kur u bërë shef i madh i luftës kundër armiqve të klasës.
Te kampi i Qafë-Barit në regjim ju punësonit policët kriminelë dhe spiunë, në brigadat e punës po ashtu.
Besoj ju kujtohet ku dhe si u vra ai polici nga Berati (Maksi) në galeri. Sa të dënuar dhunuat duke ju thyer dhe pjesë trupore për budallallëkun e një polici dhunues ndaj të të dënuarve.
.
Ludovik Cali dhe Edmond Caja -Tmerri i Burgut te Qafe-Barit
Ludovik Cali dhe Edmond Caja -Tmerri i Burgut te Qafe-Barit
Edmond Caja, je vrasës!
Ju kujtohet besoj i dënuari nga Pogradeci Anastas Dhami, që ju i shkulët mustaqet me pinca mbas revoltës.
Mashtro, akuzo dhe fshihu sa të duash, dita jote para drejtësisë po afron, aty do takohemi ballë përballë ndoshta ju kujtohem edhe si fytyrë!
Ju sot akuzoni dhe kërcënoni viktimat tuaja duke ju vendosur edhe… por harroni që ato pseudonime dhe pa dëshirën e tyre ia u vendosnin ju, ju bastardët duke filluar nga spiunët 1200, operativi i sigurimit, hetuesit, gjyqet famekeqe dënimet deri te ju “mikpritësit” që i kthenit ata burra në kufoma.
Nuk besoj se dikush do arrijë të shkruajë krimet tuaja… tëndet dhe të Ludovik Calit, ndaj atyre intelektualëve që fati i zi i solli në dorën tuaj.
Mos u mërzit, në gjyq do takohemi, në do më tepër info pyet zëvendësin tënd, Ludovikun, edhe ai një kriminel si ty i larguar në Kanada.
Koha po vjen! Klithmat e të dhunuarve dhë të të vrarëve kërkojnë shpagim, familjarët kërkojnë kockat, populli kërkon drejtësi.
Dita po vjen sado të fshihesh si gjarpëri nën gur.
 
Edmond Caja, je vrasës!
Nëse unë gënjej, të gjitha këto që po shkruaj këtu, mbaji si kundërakuze ndaj meje!
.
Marrë nga Muri i Urim Gjatës, 6 prill 2019

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.