back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

7 Prill 1939 – përmes dokumenteve

Gazeta

Pushtimi Italian - 7 prill 1939, Durres
Pushtimi Italian – 7 prill 1939, Durres

7 Prill 1939 – përmes dokumenteve

Xhandarmëria shqiptare e priti pushtimin në katër sektorë mbrojtjeje

Sektori i parë: Milot-Shkumbin, komandant nënkolonel Shaban Bega
Sektori i dytë: Milot-Shkodër, komandant nënkolonel Kuçuk Ullugaj (ish-oficer bjellogardist)
Sektori i tretë: Shkumbin-Vjosë, komandant nënkolonel Faik Quku
Sektori i katërt: Vjosë-Sarandë, komandant kolonel Ali Riza Topalli
Durrësi me fuqi të veçantë: komandant major Abaz Kupi
.
7 prill 1939 - Pushtimi i Shqipërisë
7 prill 1939 – Pushtimi i Shqipërisë
Përpjekjet me italianët patën edhe dëshmorët e parë të ramun.
Në Durrës: Mujo Ulqinaku, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi-Kalço, Ibrahim Osmani, Isak Metalija, Ismail Reçi, Ramazan Velia (Lezha), Hamit Veshko.
Në Shkodër: Tonç Toma;
Në Sarandë: Mitro Dhimërtika;
Në Berat: Zenel Blana.
.
Dokument anglez i pushtimit te 7 Prillit
Dokument anglez i pushtimit te 7 Prillit

80 vjet më parë, si sot, Italia filloi pushtimin e Shqipërisë

Kur ushtari i parë italian zbarkoi në tokë, një nëpunës shqiptar i kërkoi pasaportën.
Ushtari ngriti supet dhe i tha se nuk e kishte me vete. “Kemi ardhur t’ju pushtojmë”.
Mes hutimit, në breg zbritën edhe 200 ushtarë të tjerë derisa xhandarët shqiptarë të armatosur vetëm me dy automatikë, filluan të qëllonin drejt tyre.
Në pak minuta, ushtarët italianë u kthyen të gjithë me vrap në anijet e tyre, nga ku do të jepej urdhër për bombardim nga deti të pozicioneve shqiptare nga vinin plumbat.
Bombardimi shërbeu si mbulim për zbarkimin e tankseve të para. Iu deshën katër orë armatës italiane që të zbrapste 300 shqiptarët e mbledhur për të luftuar.
Pas tërheqjes së tyre, më në thellësi të tokës, vijoi me qetësi zbarkimi i ushtrisë pushtuese.
Ruben Avxhiu
.
Marrë nga muri i Sait Saitit, 7 prill 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.