Veprat e ndërtuara nga të burgosurit politikë (1945-1991)
nga Agron Tufa
1945 – Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, i filluar nga italianët dhe i lënë përgjysëm për shkak të luftës.
1945 – Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim tokash.
1945-1952 – Tharja e kënetës së Maliqit
1946 – Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit
1946-1952 – Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)
1949-1951 – Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës.
1950 – Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të Bishqemit
1950-1952 – Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës
1950 – Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuarit çamë)
1950-1953 – Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës
1952-1955 – Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë
1952-1954 – Kanali i Vlashukut në Fushën e Myzeqesë.
1963-1967 – Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë, ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të arratiseshin.
1955-1956 – Tharja e kënetës së Tërbufit
1955-1957 – Aeroporti i Rinasit
1955-1956 – Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër
.
1956-1959 – Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës
1959-1961 – Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së Bukës, Tiranë
1960 – Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”
1960-1963 – Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë.
1960-1963 – Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth 100 km kanale.
1960-1963 – Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë
1960-1963 – Ndërtimi i Sanatoriumit të Shtetit, Tiranë.
1963-1965 – Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë
1963-1965 – Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik
1963-1967 – Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë të hekurudhës Vorë-Laç.
1965-1966 – Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë
1966-1968 – Fabrika e Çimentos në Elbasan
1967-1990 – Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç
1967-1970 – Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës.
1967-1991 – Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës.
1967-1990 – Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës
1966-1991 – Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës
1967-1971 – Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo. Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës
1971-1984 – Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh
1977-1987 – Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë
1982-1990 – Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës