back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Djaloshi Lek Tasi, në të 90 vit të jetës – nga Stefan Çapaliku

Gazeta

Artisti Leka Tasi
Artisti Leka Tasi
Leka Tasi është ndër njerëzit e rrallë që përjetoi
disa sisteme mes vuajtjeve dhe andrrimeve.
Një njeri si ai, çdo eksperiencë e përktheu
në motiv jete e zotësi me prodhue art,
ai meriton me jetue dhe plot vite
si shembull i një idealisti dhe njeriu të rrallë.
Denata Rroji
Stefan Capaliku & Leka Tasi
Stefan Capaliku & Leka Tasi

Djaloshi Lek Tasi, në të 90 vit të jetës

nga Stefan Çapaliku

Lekë Tasi u lind më 15 prill 1929, në Athinë. I ati, Koço Tasi, ish anëtar i parlamentit dhe i qeverisë, kishte emigruar në fund të l924, si opozitar i Zogut. Me riatdhesimin e tyre në Përmet më 1941 dhe në Tiranë më 1942, i ati shërben si inspektor i përgjithshëm i Kryeministrisë në Kosovë, kurse i ungji, Akile Tasi, si kryeredaktor i gazetave “Kombi” dhe “Bashkimi i Kombit”, dhe më vonë Ministër i Kulturës më 1943-’44. (Që të dy u dënuan nga komunistët respektivisht me burgim të përjetshëm dhe me 30 vjet.)
Leka, studion muzikë dhe në periudhën l946-l967 punësohet si violonçelist në Radio, Filarmoni dhe më vonë në Teatrin e Operas. Me ashpërsimin e luftës së klasave, pushohet nga puna, dhe detyrohet të punojë punëtor krahu, përkthyes, piktor. Në l975 internohet familjarisht në Grabjan të Lushnjës, ku kalon 15 vjet. Frut i kësaj periudhe të vështirë është libri i tij me titull: “Grabjani rrëzë kodrave”, botuar në 2009.
Emërohet inspektor në Sekretariatin e Fesë më l99l, ku shërben deri në l998. Pas vitit 1998 merret si artist i lirë me pikturë dhe letërsi. Merr pjesë në disa ekspozita pikture dhe shkruan artikuj në shtypin e ditës, duke u përqëndruar më shumë në korrigjimin e shtrembërimeve të periudhës komuniste në historiografi. Ka botuar gjithashtu një roman të shkurtër “Korridori me vetratë” më 2004 dhe “Dita e Durimit” më 2017.
.
Leka Tasi mes Miqve në përvjetorin e tij
Leka Tasi mes Miqve në përvjetorin e tij

.

“Dy gjëra po shoh në internim: shpresa më vjen nganjeherë, ashtu pa e kërkuar, si një valë nga brenda që të qetëson dhe të thotë se nuk do të vazhdojë gjatë kjo punë.
E dyta është për mbrëmjen. I jam mirënjohës këtij cikli të vogël lodhjeje dhe ripertëritjeje prej 24 orësh. Ai me ndihmon të jetoj, ma thërmon shkëmbin që më është caktuar të mbaj. Matem përditë me një cifël të tij dhe sa për pjesën që mbetet, ajo rri e fshehur te ditët që vijnë, e përzier gati gjithmonë me një kaltërsi shprese.
Më mjafton të mendoj për këto që kam përpara dhe këto që kam përpara, mbarojnë sonte.”
(Lekë Tasi, “Grabjani, rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009).
.
Marrë nga muri i Fb i Stefan Çapalikut, 15 prill 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.