11 tezat e Çelo Hoxhës për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri:
Nuk kishte rezistencë, ishte luftë civile
(Lista me personat përgjegjës për krimet)
“Nuk ishte rezistencë por luftë civile.
Nuk ka asnjë dokument që vërteton se forcat komuniste renditeshin krahas Anglisë
dhe koalicionit kundër Boshtit të së Keqes, Gjermanisë dhe Italisë.
Partia Komuniste nisi organzimin e formacioneve ushtarake
kur dihej që Italia do dilte nga lufta. Në të vetmin dokument që ekziston,
Partia Komuniste deklaron luftë Ballit dhe jo pushtuesëve.
Populli shqiptar nuk e dinte që Partia Komuniste ekzistonte
ngaqë ajo funksiononte në ilegalitet. Formacionet luftarake u përdorën
për të eleminuar kundërshtarët politikë të Enver Hoxhës dhe jo për të luftuar pushtuesit.
Vrasja, plaçkitja dhe turpërimi i femrave ishte kthyer në normë për komunistët”. çelo hoxha
Këto janë tezat e deklaruara mbrëmë nga Çelo Hoxha, nëndrejtor i Institutit për Studime të Krimeve të Komunizmit gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetait Rolad Qafoku. I ftuar në studio bashkë me drejtorin Agron Tufa dhe avokatin Kujtim Cakrani, të tre debatuan ashpër me tre gazetarët Apollon Baçe, Albert Zholi dhe Fejzo Subashi, lidhur me këto teza.
Të tre gazetarët dhanë kundërargumentat e tyre duke hedhur poshtë tezat e Çelo Hoxhës të publikuara edhe në librin e tij “Krimet e Komunistëve gjatë luftës 1941-1945”. Më poshtë po japim në mënyrë të sintetizuar tezat e proklamaura nga Çelo Hoxha dhe lista e hartuar prej tij e personave përgjegjës për krimet e luftës 1941-1945.
.
11 tezat e Çelo Hoxhës për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri:
1.Në rastin e Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ajo u pushtua nga Italia, kushti kryesor për nisjen e një lufte të drejtë ekzistonte. Në praktikë ushtria partizane nuk i qwndroi besnike kësaj kauze, por e devijoi atë në një luftë civile.
2.Kur nisi krijimi i formacionmeve ushtarake partizane disi serioze (Brigada e I, 15 gusht 1943) në Shqipëri ishte marrë vesh që Italia do dilte nga lufta dhe pritej vetëm deklarimi zyrtar i kapitullimit të saj. Në këtë periudhë ushtria italiane në Shqipëri ishte një ushtri e huaj në tërheqje dhe lufta kundër saj nuk kishte asnjë kuptim. Megjithatë edhe aty ku partizanët sulmuan, qëllimi kryesor i tyre ishte plaçkitja e ushtarëve ose kazermave.
3.Më 8 shtator 1943, ditën që Italia shpalli kapitullimin, Partia Komuniste Shqiptare, e cila drejtonte ushtrinë partizane i shpalli Luftë Ballit Kombëtar. Vendimi i Konferencës së II të Labinotit nuk përputhet me kushtin e parë të një lufte të drejtë: luftë kundër një ushtrie pushtuese. Në proces-verbalet e mbledhjes nuk thuhet asnjë fjalë për ushtrinë gjermane por flitet vetëm kundra Ballit.
4.Nuk ka asnjë dokuent apo marrëveshje me përfaqësuesit anglezë të firmosur nga Partia Komunsite që e rendit Shqipërinë krahas koalicionit kundër Boshtit të së Keqes që ishte Italia dhe Gjermania.
5.Pushtimi gjerman i Shqipërisë ishte krejt ndryshe nga ai italian. Gjermanët njohën sovranitetin e Shqipërisë dhe përgjithësisht silleshin me qeverinë që u krijua si me qeverinë e një vendi të pavarur. Qëllimi i gjermanëve në Shqipëri nuk ishte pushtimi përfundimtar i saj, por kontrolli i rrugëve kryesore për tërheqjen e forcave nga Greqia.
6.Duke vepruar në ilegalitet dhe fshehtësi shumica e popullit shqiptar as nuk e dinte që Partia Komuniste ekzistonte le më t’i jepnin aprovimin për të luftuar në emër të tyre.
7.Nuk eziston asnjë deklaratë publike e PKSH ku ajo i shpall luftë ushtrisë italiane dhe gjermane.
8.Gjatë luftës, partizanët i kanë shkelur me dhjetra herë ligjet ndërkombëtarë për robërit e luftës madje edhe në masë si në rastin e Orenjës ku u vranë për t’u marrë teshat 130 italianë dhe në rastin e Matjanit në Lushnje ku u vranë 65 ballistë.
9.Në Shqipëri lufta nuk mbaroi kurrë edhe pse pushtuesit u larguan kështuqë nuk pati asnjë lloj marrëveshje. Në vitet e para të regjimit komunist ushtria partizane u përdor si një instrument spastrimi i kundërshtarëve politikë të PKSH dhe si e tillë ajo kurrë nuk shërbeu si ushtri kombëtare, por si instrument ndëshkues në shërbim të një formacioni politik.
10.Gjyqet e hapura dhe ekzekutimet në pubik janë metoda të përdorura nga ushtria partizane të cilat bëheshin me qëllime terroriste.
11.Turpërimi i femrave ka qenë një mënyrë e përdorur gjatë luftës nga forcat partizane.
.
.
Lista e personave përgjegjës për krimet e luftës
Libri “Krimet e komunistëve gjatë luftës 1939-1945” autor Çelo Hoxha)
1.Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë
2.Abdyl Këllezi, komisar i Brigadës XVI
3.Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII
4.Adil Prishta, zv/komandant batalioni, Brigada VII
5.Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III
6.Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
7.Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të Qarkut Korçë
8.Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV
9.Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I
10.Anton Bulaqi, zv.komandant batalioni, partizan vullnetar i Shkodrës
11.Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V
12.Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
13.Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII
14.Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI
15.Baba Fejzo, anëtar u Shtabit të Zonës i Operative
16.Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
17.Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
18.Balil Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI
19.Baki Starja, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë
20.Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
21.Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III
22.Bajram Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII
23.Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
24.Bejto Bultica, komandant batalioni
25.Beqir Balluku, komandant i Brigadës II
26.Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI
27.Bilbil Klosi, anëtar u sektorit politik, Brigada V
28.Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada V
29.Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
30.Çelo Arrëza, komandant batalioni II, Brigada V
31.Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I
32.Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
33.Dul Rioli, komisar i rrethit Lezhë
34.Dushan Mugosha, themelues i PKSH, zv.komisar i Brigadës I
35.Hetim Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku”.
.
36.Enver Hoxha, anëtar i KQ të PKSH, komisar i Shtabit të përgjithshëm; komandant i UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
37.Enver Liçaj, komisar i çetës së Sopotit
38.Ernest Jakova, zv. komandant Batalioni, Brigada III
39.Esat Dishnica
40.Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
41.Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
42.Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V
43.Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë
44.Faslli Jaho, anëtar i shtabit të zonës I operative
45.Fatmir Gjata, zv.komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
46.Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
47.Fejzo Ismaili, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
48.Ferik Hado, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
49.Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945
50.Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
51.Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
52.Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I;
53.Fiqirete Shehu
54.Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadën VIII
55.Foto Stamo, komisar çete, Qarku Korçë
56.Gafurr Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V
57.Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
58.Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së
59.Gaqo Peristeri, komisar batalioni, Qarku Korçë
60.Gaqo bashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
61.Gjergj Kokoshi, anëtar kryesisë së KANÇ
62.Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH, komandant i Brigadës VII
63.Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV
64.Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI
65.Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit
66.Hajdar Dushi, zv.komisar i batalionit partizan, vullnetar të Shkodrës
67.Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I
68.Haki Toska
69.Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
70.Hamdi Lemo, komandant Batalioni, Brigada III
71.Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III
72.Hariz Velo, anëtar i shtabit të zonës I Operative
73.Hasan Moglica, komandant çete, Qarku Korçë
74.Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
75.Hasan Pulo, zv.komandant i zonës I operative, anëtar i kryesisë së KANÇ
76.Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë
77.Haxhi Lleshi, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
78.Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
79.Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V
80.Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III
81.Hysen Blloshmi, komandant i çetës së Sopotit
82.Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
83.Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, Batalioni II, Brigada I
84.Hysni Kapo, zv.komisar i zonës I operative, komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të përgjith. të UNÇ; anëtar i shtabit të divizionit I
85.Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
86.Hysni Selcka, komandant batalioni, Qarku Korçë
87.Ibrahim Stafa, zv.komisar i batalionit Vërçë-Sulovë
88.Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I; zv.komandant batalioni, Brigada I
89.Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër
90.Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
91.Irfan Peshtafi, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
92.Islam Radovicka, komandant i zonës I operative, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
93.Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V
94.Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të zonës I operative
95.Jaho Gjoliku, anëtar i shtabit të zonës I operative, zv.komandant Brigada V I
96.Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
97.Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrja”, Korçë
98.Kadri Hazbiut, komandant i batalionit, Brigada V
99.Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të Qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH, komisar i Brigada VII
100.Kadri Musaj, komisar i batalionit Vërçë-Sulovë
101.Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV
102.Kapo Lena, komandanti i batalionit Vërçë-Sulovë
103.Kiço Ngjela
104.Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
105.Koço Prifti
106.Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
107.Komandanti i çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar)
108.Kristo Themelko, themelues i PKSH, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i çetës së Pezës
109.Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
110.Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit
111.Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I
112.Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës
113.Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së
114.Luan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII
115.Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës
116.Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku”
117.Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër
118.Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
119.Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V
120.Maqo Çomo, zv.komisar i batalionit “Fuat Babani”
121.Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit
122.Marko Billa, komandant i RPV Palasë
123.Maze Jaupi, zv. komandant batalioni, Brigada VIII
124.Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
125.Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë
126.Mehmet Jaho, zv. Komandant i Brigadës XII, pseudonimi Luftar Bolena
127.Mehmet shehu, kandidat i PK të PKSH-së, komandant i Brigadës I, zv.Komandant i divizionit I; komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte
128.Mexhit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I
129.Mestan Ujaniku, komandant i shtabit të qarkut të Beratit
130.Mellan dervishaj, komandant i Brigadës XI
131.Mihal Prifti, komisar i Divizionit II
132.Mihallaq Ziçishti, komandant i Qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër
133.Miladin Popoviç, themelues i PKSH, drejtues de facto i saj
134.Minella Koleka, komandant i komandës së vendit, Himarë
135.Misto Treska, komisar batalioni territorial, komisar i Brigadës XX
136.Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, brigada I; komandant i Brigadës I
137.Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, grupi i Pezës
138.Muharrem Butka, komandant i komandës së Qarkut të Korçës
139.Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI
140.Mustafa Matohiti, komisar i brigadës VI
141.Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, të UNÇ-së
142.Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i batalionit të Martaneshit, anëtar i shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së
143.Myslym Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës
144.Myslym Shyri, komisar batalioni II, Brigada I
145.Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III
146.Myzafer Trebeshina, komisar i divizionit IV
147.Nako Spiru, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
148.Nasi Vithkuqi, komandant batalioni, Brigada IV
149.Naum Kristo, zv.komandnt batalioni, Brigada IV
150.Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së
151.Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I, komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të Dukagjinit pas lufte
152.Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
153.Neki Pirgu, komandant Çete, Qarku Korçë
154.Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
155.Neshat Hysi, zv. Komandant i Brigadës VII
156.Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV
157.Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII
158.Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të Qarkut të Beratit
159.Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-gërmenji, Korçë
160.Nuredin Aliu, anëtr i Shtabit të Zonës I Operative
161.Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, batalioni I, Brigada II
162.Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
163.Omer Nishani, kryetar i KANÇ
164.Osman Sinani, komandant batalioni, Brigada III
165.Pajtim Shyti
166.Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I
167.Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës
168.Pano Xhamballo, zv.komandant i Brigadës IV
169.Pertef Therepeli, komandant batalioi, Shtabi i Beratit
170.Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës
171.Petraq Titani, komisar i batalionit të Oprait, Korçë
172.Petrit Dume, komandant i Batalionit “hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV
173.Petrit Hakani, komandant i batalionit të Dumresë
174.Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit
175.Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar batalioni “Reshit Çollaku”; komisar i Komandës së Qarkut të Korçës
176.Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit, Himarë
177.Prenk Zhupa, komandant i Rrethit Lezhë
178.Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar
179.Puçe Meçani, komandant çete, Qarku Korçë
180.Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII
181.Qemal Zybo, zv.komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
182.Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
183.Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI
184.Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
185.Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
186.Ramiz Alia, komisar i Divizionit V
187.Raqi Qirinxhi, intendent i grupit partizan të Korçës
188.Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
189.Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
190.Rexhep Çami
191.Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III
192.Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
193.Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial Ishëm-Krujë
194.Riza Kodheli, komandant i batalionit territorial, Korçë
195.Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
196.Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V
197. Sabri Sevrani, komandant i Qarkut Shkodër
198.Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
199.Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I
200.Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
201.Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V
202.Sami Ahmeti, komandant batalioni, brigada VIII
203.Sami Baholli
204.Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
205.Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII
206.Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
207.Sefedin Meçe, komandant batalioni II, Brigada VI
208.Seit Pojani, komisar çete, Qarku Korçë
209.Sejfulla Malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
210.Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV
211.Selman Brahim, zv.komandant bataloni, Brigada I
212.Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V
213.Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
214.Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
215.Skënder Çaçi, komisar çete, Qarku Korçë
216.Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
217.Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
218.Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
219.Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
220.Spiro Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
221.Stefan Dh. Grabocka
222.Suat Leskoviku, komand. batalioni “Reshit Çollaku”; në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm
223.Sulo Kodheli, zv/komandant batalioni, Brigada I
224.Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
225.Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
226.Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
227.Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
228.Shahin Ruka, komisar i Brigadës VV
229.Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
230.Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
231.Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
232.Shefqet Peçi, komandant i Brigadës V, Komandant i Korparmatës I
233.Shemsi Totozani
234.Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
235.Shyqyri Shabani, komandant i batalionit I, Brigada XII
236.Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
237.Tefik Cangoj, komandant i batalionit territorial, Qarku Korçë
238.Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Korçës, komandant i Brigadës XV
239.Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
240.Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
241.Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, komisari i Brigadës I
242.Theodhor Masteni, zv. Komandant batalioni, Brigada VIII
243.Vasil Konomi, komisar i Brigadës II
244.Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII
245.Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Qarku Korçë
246.Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV
247. Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
248.Xue Protopapa, komandant çete, Qarku Korçë
249.Xhaferr Cenko, zv.komisar i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
250.Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
251.Xhamal Hosecka, komisar çete, Qarku Korçë
252.Xheladin Beqiri, zv.komandant batalioni I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I;
253.Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
254.Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
255.Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV
256.Xhevair Spatara; komandant batalioni, Shtabi i Beratit
257.Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV
258.Xhezar Serishti, komandant çete, Qarku Korçë
259.Z. Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë
260.Zalo Zvarishti, komandant çete, Qarku Korçë
261.Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV
262.Zeqiri Babani, komisar çete, Qarku Korçë
263.Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
264.Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, Qarku Korçë
265.Zylyftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit
.
(Kjo listë është në mbyllje të librit “Krimet e Komunistëve gjatë luftës 1941-1945” me autor historianin Çelo Hoxha)
.
Marrë nga https://www.newsbomb.al