back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024

Shame on you, zoti Bardhi! – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

E shkruar ndaj Borchardt - përfaqsues i OSBE në Tiranë
E shkruar ndaj Borchardt – përfaqsues i OSBE në Tiranë

OSCE Presence in Albania –  11 maj 2019, ora 23:07

Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike
për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.
Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve.
OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.
Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën
si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.
11 maj 2019
 
Avni Delvina - Grafikë nga cikli "Rrëmbimi i Ndërkombëtarit"
Avni Delvina – Grafikë nga cikli “Rrëmbimi i Ndërkombëtarit”

Shame on you, zoti Bardhi!

nga Artan Gjyzel Hasani

“Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë.”
 
Kjo është pjesë nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Pse qenka akt i shëmtuar t’i thuash dikujt “Turp të kesh!”? Sidomos dikujt që e meriton plotësisht…!
Që kur qenka subjekt prokurorie e shkruajtura mbi mur?
Që kur qenka akt i dënueshëm të shkruarit e murit të një hyrje pallati?
Po liria e shprehjes?
Cilin nen të kodit penal kanë shkelur ata të rinj?
Po Edi Rama volli vrer publikisht kundër Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, numrit Një të planetit, (dhe jo dava nëpunësi karagjoz të një organizate si OSBE) dhe nuk e mori as prokuroria e as gjykata në shqyrtim, sepse nuk kishte arsye ligjore!
Servile të neveritshëm!
E di fort mirë që ju do i tradhëtoni edhe protestuesit dhe sakrificën e tyre epike për muaj me radhë sapo t’ju vërshëllejnë edhe një herë ndërkombëtarët!
Prandaj nuk bën hajër ai vend se e gjithe kupola e klasës politike është prostitutë e ndërkombëtarëve!
E çuditemi se si i blen George Soros krejt politikanët shqiptarë. Ju u dhjetë nga një Bochard dhe ca ambasadorë papagaj…
Nga cilët u distancuat? Nga protestuesit tuaj? Nga fjala e lirë e protestuesve tuaj? As dogjën e as shkatërruan ata të rinj. Përdorën fjalën e lirë si armë universale proteste në një botë të lirë!
 
Shame on you, idiots and cretins!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.