Të nderuar zonja e zotërinj fisnikë ish të persekutuar, Instutiti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake,IDMC-në dhe pushtetin lokal të Rrëshenit ju fton të merrni pjesë për të përkujtuar heronjtë, të mbeturit në Kamp-burgun e Spaçit si kalvarin e vuajtjeve të atyre që mbijetuan nga ky kamp i tmerrshëm pune të detyruar. Do jetë një përkujtimore përshpirtëse me muzikë dhe pjesë leximesh nga ish të burgosur politikë të këtij kamp-burgu.
Për pjesëmarrjen tuaj ISKK ofron 2 furgona, që do t’ju presin me 29 maj, ora 12.00 (e mërkurë) te godina e ish të Përndjekurve Politikë.
Programin e keni bashkëngjitur.
Prania juaj na nderon.
Tri poezi të nxjerra nga Burgu i Spaçit
nga Visar Zhiti
.
Rrjeshti i këpucëve të burgosura
Flenë të burgosurit.
Me një batanije të vjetër vegimesh
mbulojnë trupin e lodhur.
Ja dhe këpucët e tyre po dremitin në rresht
me një besnikëri të përbaltur qensh.
Opinga-a nuk të kujtojnë plisat e arave?
Çizme të prera
që vazhdojnë të jenë në armiqësi
me çizmet ushtarake.
Pantofla- të buta, të buta,
se si ndjehen,
si mirësjellje e tepruar në burg.
Këpucë qytetare-
që keni njohur këpucë grash nëpër
takime,
që keni vallzuar,
që keni shkëlqyer nëpër bulevarde,
që keni hyrë nëpër drama,
qani të braktisura nga gjithçka,
jeni vetë epilogu i dramës më të madhe.
Ja dhe këpucët e spiunit
me lidhësen që u varet si shpifja nëpër gojë.
Më mirë zbathur,
pa këmbë në fund të fundit,
jo me këto këpucë,
s’i shoh dot,
dot nuk i duroj.
Por ka dhe këpucë enigmatike, krenare
(sic ka dhe të shëmtuara)
këpucë që në shpirt,
ndoshta dhe në histori,
do të lënë gjurma.
Këpucë të burgosura,
më fatkeqet në botë,
të lodhura
të çara.
Kur jeta fut këmbët te ju
shkon prapa, vetëm prapa.
(Spaç, 12.06.81)
Ëndërrat
Ti po mbyll sytë, i dërrmuar
nga puna e tmerrshme këtu nën tokë.
Patjetër je duke ëndërruar,
se ëndërrave pranga s’u vënë dot.
Dhe le ta bëjnë ferr galerinë,
ti vuan që të mbetesh engjëll.
Mbi supe si flatra ke mirësinë
dhe fluturon nëpër ëndërr.
Ku shkon kështu? Ah, unë e di
dhe ëndërrat lodhen mes kaosit
dhe kanë ftohtë ashtu si ti
veç me kapotën e të burgosurit
dhe s’po të them që i vrasin ëndërrat
që kam shëtitur ndër varret e tyre.
Ndodh që na vrasin më parë se ëndërrat
dhe qajnë ato mbi ne si vejushe.
Befas u zgjove. Buzëqesh i trembur,
sapo u ktheve nga ai vend i lumtur.
Balli i mbushur plot me ëndërr
e di që bëhet më i bukur.
Spaç, dimër 1982
.
Një triko
Sikur ta dije sa të kam dashur
dhe sa shumë të dua,
Leshrat e gjata do t’i prisje,
t’i bëje triko për mua.
– E, si të duket kjo vjershë?
e ka shkruar një i burgosur për të dashurën, që s’e ka? – pyeta një shok të burgosur.
– Paska patur ftohtë, i shkreti! – më tha dhe heshti.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.