back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Astrit Cani ndër refleksione të veta…

Gazeta

Shkrimtari Astrit Cani
Shkrimtari Astrit Cani

Astrit Cani ndër refleksione të veta…

Kriminelëve paqsorë
na iu pëlqekan protestat paqësore…!
.
Kur Edi thotë se bandat hanë kryet e vet, kjo nuk përban qëndrim antishtetnor. Kjo asht filozofi stataliste, pra, bandat vetëkrasiten dhe shteti iu han paret. N’kjoftë se lufta e mesllojshme e bandave masakron të pafajshmit, shtetit nuk i prishen llogaritë, gjithsesi, ai asht aty me inkasue. Njimend, shteti nuk asht e mira jonë e përbashkët, sikurse thotë ndoj artist që ka marrë karamela prej tij. Shteti asht e keqja e përbashkët. Nuk kufizohet e keqja pa kufizue shtetin.
Votimet e fundqershorit ishin qershia mbi tortën e pluralizmit tonë. Pa diskutim, ma legjitimet qysh se lindi pluralizmi. Ato legjitimuen popullin dhe deligjitimuen shtetin. Treguen kush asht sovrani, ose zoti i shpisë. Askush nuk ra nga fiku, por ra vetë fiku. Nji pjesë e figurave pacifisto-kriminale që nuk ranë, u ngutën me tregue se janë kah ana e sovranit, pra kërkuen ndihmën e sovranit me e çue rishtas fikun në kambë.
Ky gjest i filozofisë demokratike, i tregoi Sorosit se nuk ka ble popullin por burokracinë e tij. Mundet me i shitë për skrap qysh nesër. Asht bukur që nji karrierë e fillueme tue shitë çifutët (bashkëkombasit e vet) te nazistat, të përdhihet bash në Shqipni, ku çifutët u mbrojtën prej besës shqiptare.
.
Marrë nga muri i fb i Astrit Canit 5 korrik 2019,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.