back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Spiuni i Xhelal Koprenckës – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Xhelal Koprencka (1932-1979)
Xhelal Koprencka (1932-1979)

Spiuni i Xhelal Koprenckës

nga Kastriot Dervishi

Në kampet dhe burgjet e komunizmit ka qenë një kategori e vogël të dënuarish të cilët u thyen, u bënë dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të Sigurimit. Në përgjithësi, ata thyheshin me shpresën e uljes së viteve të burgimit, trajtimit më të mirë ushqimor gjatë vuajtjes së dënimit. Dallohen nga vitet e vuajtjes së dënimit. Shumë pak kanë bërë mbi 10 vjet burg. Shumica është nën këtë shifër. Në vitin e përvjetorit të ekzekutimit të Xhelal Koprencës, kujtoj njërin spiunëve të birucave. Nikolla Profi, i vitlindjes 1938, i arrestuar më 27.12.1973, u dënua më 15 vjet burgim i deklaruar fajtor për “spiunazh polak”. Vuajti 13 vjet, 4 muaj dhe 11 ditë burgim. U lirua më 08.05.1988. Ishte sjellë nga Spaçi në Tiranë për të ruajtur e përpunuar Xhelal Koprenckën në qeli. Më parë kishte shërbyer si kallëzimtar i disa procese ridënimesh. Pasi Xhelali i pushkatua, Profi u dërgua në Kampin Nr. 309 Ballsh. Meqë atje vuante dënimin Halit Agovi (njëri nga të kallëzuarit prej tij), ndjehej i rrezikuar prej tij. Nga kallëzimet e Profit, më 04.03.1977, Agovi ishte dënuar me 10 burg në Spaç. Profi u dërgua në Kampin Nr. 309 Ballsh. Disa ditë pas pushkatimit të Xhelalit, Profi i shkruan ministrit. Ministri ka lënë shënimin “Shumë gabim që e keni çuar këtu. Mundet ose në reparte ordinere ose ta lirojmë (sa i ka mbetur?)…” Ndërsa për atë që e kishin goditur, u mor masë. Shënim i datës 21.06.1979.
.
Letra e një të burgosuri
Letra e një të burgosuri

Letra: Zoti ministër i Punëve të Brendshme!

Unë i dënuari Nikolla Tot Profi, rrjedh nga një familje e varfër fshatare nga Vlora, i rritur jetim, babai i mbetur në kampin e përqendrimit në Mat’hauzen, i rritur me pensionin e tij. Vuaja dënimin në kampin në kampin e riedukimit Spaç. Aty duke mos u pajtuar me njerëzit që vjellin kundra Partisë Punës së Shqipërisë, i kam denoncuar dhe u kam dalë dëshmitar në Rrëshen, ku kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia popullore. Më datën 12.03.1979 më çuan në Tiranë, në birucë, për me detyrë për të ndihmuar në zbërthimin e të pandehurit Xhelal Koprencka, i cili u dënua me pushkatim, se i tillë ishte dhe më datë 10.04.1979, më çuan në Skrapar ku dhe aty e kreva detyrën me nder. Që nga Skrapari, më prunë në kampin e Tiranës për të shkuar në kampin ku më morën në Spaç. Aty ndodhi krejt e kundërta. Nuk më çuan në Spaç, por më prunë në kampin e riedukimit në Ballsh. Këtu ka mbërritur i quajturi Halil Agovi, që unë i kam dalë dëshmitar në Rrëshen. Ai më vrau më gjuajti me gur për të më vrarë fare. Do që të më zhdukë nga jeta. Ky do të më bëjë shembull bashkë me shokët e tij “që të marrin vesh thotë” (spiunët e Enver Hoxhës që të mos dalin dëshmitarë më të tjerët). Prandaj ju drejtova ju personalisht që të më ndihmoni duke më çuar në kampin e Spaçit se jetën këtu e kam të humbur dhe nuk mund të punoj.
Me nderime dhe respekt, i dënuarit Nikolla Profi
.
Marre nga http://www.55news.al/dossier/item/219007- 09 korrrik 2019.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.