Hiqjet me vendim gjyqi emri i Mehmet Shehut
nga gjithë institucionet dhe më gjerë…
Njoftim i Studios Ligjore Cakrani
Ky është vendimi e gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë, që ka vendosur të shfuqizojë vendimin e këshillit Bashkisë Mallakastër, për të hequr nga institucionet emrin e kriminelit ish Kryeministrit Mehmet Shehu!
Studio Ligjore Cakrani!
Sot u njohëm me vendimin e arsyetuar të Gjykatës Administrative Vlorë, e cila ka pranuar padinë e vëllezërve Osman dhe Mirvjen Kaceli, objekti së cilës ishte shfuqizimi i vendimit të Këshillit Bashkisë Mallakastër dhe zbatimin e vendimit nr. 179/2018 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për heqjen e emrit të kriminelit Mehmet Shehu një rruge kryesore në qytetin e Ballshit.
Gjithashtu heqjen e emrit të këtij krimineli nga të gjitha institucionet e qytetit dhe më gjerë, si muzeume, etj.
Gjykata Administrative me vendimin e saj jo vetëm që ka dhënë një vendim të drejtë përsa i përket familjes Kaceli, e cila është e prekur drejtëpërdrejtë nga veprimet e kriminelit, që më pas u bë Kryeministri Shqipërisë për 28 vite Mehmet Shehu.
Gjithashtu gjykata ka vendosur që Këshilli Bashkisë Mallakastër duhet të dëmshpërblejë familjen Kaceli për dëmin moral të shkaktuar në shumën 3 milion lekëve.
.
Studio Ligjore Cakrani! 11 korrik 2019
.
Një shërbim i madh për dekriminalizim e dekomunistizim
Të luftosh për kauza nuk është e lehtë?
Sepse përballesh me të panjohura dhe me njerëz konformistë apo fatalistë që fjalë të parë kanë paragjykimin, duke thënë: kjo gjë s’bëhet… pse e bën… do keshë konsekuenca etj!
Ja kështu na thonin kur filluam betejën që nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deri në gjykatë, e cila vendosi për heqjen e emrit të kriminelit, ish kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehut, nga institucionet!
Ndoshta mbase s’kemi bërë ndonjë gjë të prekshme për të mirën e qytetarëve por, nuk ka shërbim më të madh që i bëhet kësaj shoqërie duke e dekriminalizuar dhe dekomunistizuar atë…
Duhet të gjithë të punojmë për të hequr nga rrugët, sheshet, institucionet, dhe të xhveshim nga dekoratat dhe titujt, kriminelët e djeshëm që janë kthyer në mite prej 75 vitesh!
.