back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Një manifest për ringritje kombëtare – nga Erald Kapri

Gazeta

Studiuesi Erald Kapri
Studiuesi Erald Kapri

Një manifest për ringritje kombëtare

nga Erald Kapri

Shqipëria nuk ndodhet më në udhëkryq, siç është thënë rëndom gjatë gjithë tranzicionit, por në greminë. Nevoja për një pakt për të nxjerrë vendin nga tranzicioni i thellë është emergjent. Përtej dogmave apo programeve politike, nevojitet një plan për të vënë dorën në plagë dhe për të ndryshuar gjendjen e vendit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të marrë përgjegjësi dhe t’i dalë për zot disa premtimeve. Pakti të jetë realist, konservator. Ky manifest s’mund të realizohet pa ndryshuar sistemin politik, kthimin e votës së drejtëpërdrejtë të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre politik.
 
1.Familja. Ajo është e para. Familja shqiptare po tronditet. Shifrat e thonë këtë. Të rinjtë marrin më pak angazhim, pjesa më e madhe duan të ikin. Jo të emigrojnë, të ikin. Sipas OKB-së, jemi vendi me shpopullimin më të madh në botë. Çdo i ri që ndërton familje, por edhe ata që përballen me jetën e përditshme, nuk kanë asnjë dorë mbështetje të qeverisë. Për çdo fëmijë duhet të jepen 100 euro çdo muaj, derisa ai të mbushe 18 vjeç.
 
2.Një ekonomi që funksionon për të gjithë. Duhet të ndryshojë sistemi i taksimit. Nuk duhet të taksohet vetëm puna apo kapitali, por luksi. Ka ardhur koha që të pasurit e këtij vendi të taksohen për atë që i kanë vjelë shoqërisë. Një taksë e sheshtë dhe të ndershme. Mbështetje për bujqësinë dhe turizmin, përmes mostaksimit dhe subvencioneve direkte.
 
3.Ndalim me ligj të dhënies së koncesioneve me para publike. Paralelisht, hetim dhe heqjen e të gjitha koncensioneve të tilla. Me Kushtetutë të përcaktohet tavani i borxhit publik që asnjë qeverisë të mos mundet ta tejkalojë.
 
4.Ndryshim të politikës sociale. Një ndihmë sociale dinjitoze dhe një reformë pensionesh në skemë private, të garantuar me ligj.
.
Simbole...
Simbole…
5.Luftë pa kompromis krimit dhe drogës, përmes një policie të besueshme, e bashkëpunuese me drejtësinë. Policia duhet të organizohet përmes oficerësh të huaj me përvojë të cilët duhet të ndjekin nga afër punën e saj. Gjithashtu, shndërrimi i Policisë në Xhandamëri, për t’i dhënë asaj forcën e duhur goditëse ndaj krimit.
 
6.Rritjen e ndëshkimit të korrupsionit e paralelisht miratimin e ligjit të përgjegjshmërisë publike, që do të thotë se për çdo dëm ekonomik, të përgjigjet titullari. Njëkohësisht zbatim rigoroz të ligjit për dekriminalizimin.
 
7.Zgjidhjen e çështjes së pronës përmes njohes së çdo vendimi për kthim dhe njohjen e të gjithë ndërtimeve pa leje që u kualifikuan me ligjin organik të vitit 2006. Modeli kroat është tepër i realizueshëm në Shqipëri.
 
8.Një program për drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën, dhënien e drejtësisë për viktimat e diktaturës dhe nisjen e një procesi të vërtetë reflektimi.
 
9.Një administratë publike të vogël dhe të shkëputur nga emërimet politike, të administruar nga një agjensi të pavarur dhe model perëndimor. Të përcaktohet me ligj se cilat janë emërimet politike dhe cilat në bazë të një sistemi merite të pavarur.
 
10.Sistem arsimor të mbështetur në model preference dhe shëndetësi universale duke forcuar spitalet rajonale. Arsimi duhet të ketë dyfishimin e buxhetit dhe të ndiqet një program për të arsimuar më të mirët jashtë vendit, me detyrim kthimin në vend. Shëndetësia të mbështet përmes një skeme kontributesh të detyruar dhe private sipas dëshirës, të garantuar me ligj.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.