back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Përse Meta duhet të mos e dekretojë Gjinushin… – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Debati Meta & Gjinushi
Debati Meta & Gjinushi

Përse Meta duhet të mos e dekretojë Gjinushin…

nga Adriatik Riza Dosti

Jo prishjes së Teatrit;
Jo Miratimit të Buxhetit të Shtetit,
Jo emërimit të Cakajt si Ministër i Jashtëm,
Jo zgjedhjeve te 30 qershorit
dhe se fundi edhe një tjetër Jo e madhe miratimit të dekretimit të Skënder Gjinushit
në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë...
 .
Të gjitha këto JO-të e ardhura përmes një Up & Down politik, disi të pazakonte të Presidentit Meta, kanë bërë jo pak bujë e zhurmë në politikën dhe jetën e trazuar të Shqipërisë se këtyre kohëve të fundit ku Demoni Rama me mbështetjen e disa llojeve e specieve krejt të rralla e të veçanta të quajtura çuditërisht ”ndërkombëtare” po rivendos sërish Diktaturën në vendin e vogël Ballkanik…
Meta ç’dekreton datën e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit… sulmohet ashpër nga Rama dhe banda e tij parlamentare, e cila nxiton të kërkojë shkarkimin e tij si President dhe me yxhym të madh me Taon e Ulsiun në krye, ngre madje edhe një grup hetimor për këtë qëllim…
Meta ju përgjigjet me një Konferencë Shtypi përvëluese ku nuk le kënd pa fshikulluar, përmendur e ironiizuar e ku si kurrë më parë merret deri edhe me ndërhyrjet e të huajve e ndërkombëtareve në Shqipëri, me Sorosin, e padyshim gjerë e gjatë edhe me nipin e byroistit Spiro Koleka…
Rama i kthen reston me një fjalim tipik prej rrugaçi e gangsteri në Parlamentin e tij sharlatan mbushur me Lepuj e Spurdhjakë të neveritshëm…
Meta shkon në bregdet për relax e not… i fut një vizitë të paprecedentë për situatën politike të krijuar në Bosnje… Vendos madje edhe lule në varrin e Alija Izetbegovoiçit dhe përfundon në Venecia duke marrë çmimin ”Luani i Artë”… në mbrojtje e promovim të Demokracisë e vlerave të saj…
Dhe Ramës s’i mbetet tjeter vetëm se të bëjë publike një foto duke folur me një viç… e duke shijuar një drekë në një lokal të ”famshëm” sipas tij, aty në Surrelin e vilës bunker ndërtuar me paratë e Lindës…!!
Ok deri këtu… edhe pse këto lloj Up & Down-e mes një Presidenti e një Kryeministri nuk para janë kaq të zakonëshme e normale në politikën e asnjë lloj vendi tjetër të Europës, për njëmijë e një arsye…
I kthyer me Luanin e Artë në dorë, Meta i thotë një Jo të prerë kësaj rradhe miratimit të dekretimit të Gjinushit për në krye të Akademisë shqiptare të Shkencave, pasi më parë besniku i Partisë ishte zgjedhur që me 25 maj si kryetar i ri i saj…
.
Avni Delvina - Debati Meta vs Gjinushi...
Avni Delvina – Debati Meta vs Gjinushi…
Jo! – thotë Meta… sepse është shkelur Kushtetuta, është përdhosur Ligji, je zgjedhur duke qenë njëherësh edhe kryetar e PSD… etj, etj…
Gjinushi i kërkon takim, shpjegime dhe i jep sqarimet e tija. Hidhet në sulm e madje edhe e akuzon Metën se edhe ai u zgjodh në postin që mban duke qenë Kryetar i LSI… Mblidhet Këshilli i Pleqëve të Akademisë e i kërkon Metës ta rishohë vendimin e tij e ta ridekretojë Kenon si të parë të tyre…
Tani… me qetësi e llogjikë të pastër e të shëndoshë dhe pa mbajtur anën e askujt… unë personalisht bëj publikisht vetëm një pyetje: Perse duhet që Presidenti Meta ta dekretojë Skënder Gjinushin si Kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë?!
Pse rrjedh nga një familje ultrakomuniste e ku lidhjet e tyre të forta me diktaturën kulmojnë me postet e larta shtetërore që kanë mbajtur ata familjarisht nisur që nga babai i tij, gjeneralin e njohur e të famshëm bolsheviko-komunist Et’hem Gjinushi?
Sepse vetë Kenua u rrit si fëmijë i lumtur e i përkëdhelur i kohës së komunizëm-diktaturës e shtëpinë e kishte vetëm 30 metra larg prej banesës ku jetonte vetë Diktatori!?
Sepse Kenua ishte ndër të paktet të rinj e studentë të asaj kohe që falë Partisë së tij u dërgua për studime në Sorbonë të Francës pasi do t’i duhej vendit e Partisë për dje, sot, nesër e pasnesër?
Sepse Skënder Gjinushi ishte e mbetet në historinë e zezë të Shqipërisë si i vetmi Ministër unikal Arsimi, ku si komunist i egër e antishqiptar i betuar nuk pranoi t’i hiqte Universitetit të Tiranës emrin e Diktatorit Enver Hoxha… duke i detyruar studentët e tij të futen deri edhe në grevën sublime të urisë?
Sepse në takimin e studentëve me Ramiz Alinë ishte po ky Gjinush që ju ngriti atyre kurthin tipik e të njohur të pabesisë komuniste teksa u shfaq përpara tyre në takim me Udhëheqësin e lartë të fundit komunist në Shqipëri, duke hyrë përmes një dere sekrete në zyrën ku zhvillohej takimi?
Sepse po ky Gjinush… me urdhër e porosi nga ”lart” ishte i pari që pas krijimit të PD do të krijonte edhe ai një parti paralele e një fraksion politik përçarës të quajtur PSD… të cilën e udhëhoqi e vazhdon ta udhëheqë po vetë me fanatizëm edhe sot e kësaj dite, kundër çdo lloj rryme demokratike në Shqipërinë komuniste të të parevë të tij…
Eshtë po ky Gjinush që për vite me radhë mbajti të zaptuar në mënyrë banditeske e jo të ligjëshme pronën legjitime të dikujt tjetër në Rrugën Fortuzi, të cilën e kish shndërruar në Seli të Partisë së tij politike shtojcë e PPSH apo edhe të PS… së Nanos e Ramës me shokë që e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin njësoj sikur dje…
Përse duhet ta dekretojë Meta-Gjinushin antishqiptar në krye të Akademisë… për organizimin e revoltës antishqiptare e antikombëtare të Jugut me seli në Vlorë me 1997, për krijimin e Komiteteve të ”Shpëtimit Kombëtar” ku shqiptarët e Gjinushit, të Cekës e Imamit me shokë hipur mbi tanke vrisnin e përgjaknin qytete e qytetarë shqiptarë të pafajshëm nën filmimin e kamerave serbo-greke?
Përse duhet ta emërojë e dekretojë në krye të shkencës shqiptare… apo për thirrjet antishqiptare që bënte me Zani Caushin në krah i mbuluar kokë e këmbë me kallashnikovë e mitrolozë në pritje të urdhërit për marshim në luftën vëllavrasëse drejt Tiranës… ku na qenkej strehuar ”maloku Sali” që ishte armiku më i madh i Shqipërisë e që nuk na i donte Jugun e se ishte edhe më i rrezikshëm se grekët e serbët?!
Përse ta dekretojë… për atë që duke qenë në krye të Parlamentit shqiptar u bë pasuesi besnik i diktatorit dhe armiku i hapur e publik i Opozitës së brishtë shqiptare e ku përmes qëndrimeve të tija të njohura arrogante e cinike u kthye në njerin prej njerëzve e figurave politike më të urryera të shqiptarëve?
Përse ta dekretojë… për atë që sapo u zgjodh nga ”Këshilli i pleqëve” tanë akademikë që një zot e di se çfarë shkence të dobishme prej dekadash me radhë kanë bërë në të mirë të vendit e popullit të tyre… po ky Gjinush i neveritshëm kokë e këmbë fyeu, ofendoi rëndë e denigroi publikisht një vajzë e kolege gazetare?
Hë pra, le të dalë dikush e le të më thotë qoftë edhe një arsye të vetme përse Presidenti i Shqipërisë Meta duhet vërtet ta dekretojë në krye të Akademisë Shqiptare të Shkencave një njeri, një emër e një figurë të tillë politike shqiptare kaq të errët e kaq të pisët në çdo drejtim, siç është ky farë ”profesori i matematikës” dhe akademik Skënder Gjinushi…!!
 
Së fundi… përpos të tjerave, do t’i sugjeroja Metës – President, nëse ka gjë në dorë të mos vonojë por ta çojë Gjinushin e sojin e tij bastard, atje ku e kanë vendin e ku e kanë patur në fakt prej kohësh: përpara drejtësisë e prapa hekurave, ose në të kundërt jo vetëm që nuk duhet ta dekretojë atë kurrë në atë post që kanë përkrahur e zgjedhur pleqtë tanë akademikë të kohës së Qepës… por në të kundërt… sërish nëse ke gjë në dorë zoti President… a nuk i fut një të shkrirë e një të suprimuar fare e komplet edhe vetë krejt Akademisë Shqiptare të Shkencave që ka dekada të tëra që vetem konsumon, vegjeton e merr para e buxhete kot fare nga shteti e paguhet krejtësisht e për asgjë nga taksat e paratë e shqiptarëve të varfër e me plot halle!?
.
Marrë nga muri i fb i Adriatik R. Dostit. 14 korrik 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.