back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Si mund t’ia shkulje Frankos kitarën nga duart?! – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Françesk Radi (1950-2017)
Françesk Radi (1950-2017)
Shqipërisë mund t’i mungojë buka, uji, dritat;
mund t’i mungojë liria e mendimit, e fjalës, e lëvizjes
mund t’i mungojë respekti, dinjteti, mirënjohja
po barbarët e kësaj përmase s’do t’i mungojnë kurrë…
Kjo skenë njerzish ordinerë ndaj një artisti
që mbeti Artist edhe në kohën e Përdhosjes së Madhe
është shenja me e qartë se çfarë fundi po prek shoqëria shqiptare…
Ndjej neveri te thelle ndaj atyre që janë pjesë e këtij dhunimi,
po edhe ndaj gjithë institucioneve
që kanë detyrë të mbrojnë vlerat e këtij vendi…
Me dhimbje të thellë, jozef radi, 15 korrik 2019

Si mund t’ia shkulje Frankos kitarën nga duart?!

nga Adriatik Riza Dosti

Dy adoleshentë të pa tru e me zero mendje… të papunë, të pashkollë, të paparë, të paditur, ta palexuar… të dehur me ndonjë teke, apo edhe të droguar e të zbardhur, të zverdhur a të nxirë prej hashashit a marijuanës, kishin guxuar sot të përdhosnin shtatoren e hijshme të kompozitorit, këngëtarit e instrumentistit të mirënjohur, të dashur e të respektuar për gjithë shqiptarët e vërtetë e normalë për dekada me radhë… të mirënjohurit e mikut tim të mirë sikurse mikut të çdo shqiptari Françesk Radit!
Nga e folura, sipas videos që qarkullon në internet, dukej që ishin nga përtej Urës së Zogut, ndaj dhe no comment…! Ashtu sikurse fare mirë mund të ishin edhe prej Jugut apo edhe prej Shqipërisë së Mesme. Pak rëndësi ka edhe pse gjasat e asaj çka thashë më lart të tradhëtojnë keqazi fare!
Nga veprimet që bënin as që e kishin fare idenë se cili është ai ”Burri apo ai Njeriu” i derdhur në bronx në shtatoren në fjale… sepse realisht kuptohej fare lehtë që hajnat “koqe kandari nga trutë e kokës” s’e kishin fort me Frankon se sa po kërkonin ta shkulnin shtatoren të tërën që më pas ta shisnin diku në Rubik, Mal të Zi a Maqedoni thjesht për Bronx me kile!!
Njëri prej tyre ”ai më trimi”, por edhe më injoranti kërkonte t’i shkulte Frankos së mirë e paqësor atje mes Kodrave e Parkut të Liqenit Kombëtar të Tiranës kitarën nga duart e tij… e për ne që e njihnim aq mirë mikun tonë të ndjerë është e kuptueshme se t’i shkulje Frankos kitarën nga duart ishte njesoj si t’i shkulje zemrën nga krahërori!
.
Françesk Radi
Françesk Radi
Përdhosësi e përdhunuesi i shtatores, jam mëse i sigurt që jo nuk e di por kurrë nuk do të mundet ta mësojë dot se si quhet instrumenti në fjalë të cilin kërkonte t’ia rrëmbente Frankos, prandaj bëj çudi përse kërkonte ta bënte atë veprim dhe përse i duhej një gjë të cilën nuk e kishte parë kurrë me sy dhe s’e dinte se ç’ishte e pse përdorej!!!
Para pak ditësh postova një shkrim timin me titull ”Pashaportizimi”. Shkrimi pati goxha jehonë, klikime, pëlqime, komente… por edhe kontestime, ku disa syresh shkuan aq larg sa guxuan e më quajtën deri edhe racist…
Sot tek pashë ngjarjen tronditëse të këtyre dy adoleshentëve që dukej sheshit që i kishin thënë trurit: “Ik pirdhu, prej kohësh, (në mos që kurse kishin lerë) u binda plotësisht se sa të drejtë kisha në çdo rresht e në çdo gërmë të atij shkrimi tim… Ndaj dhe akuzat e dikujt për racizëm paskëtaj me duken nder, vlerësim e shpërblim i drejtë i punës e i qëndrimit tim…
Pashaportizim ku je?! Më mirë tërë jetën në Tiranë, e me ty në krah dhe me tallona, se sa në Europë e me monstra të tilla bastardë çdo ditë në mes të Tiranës!
Ndaj dhe dënimi me gjobë a qoftë edhe me burg për ju është pak, e është lule… sepse ju duheni dërguar në origjinë, andej nga edhe keni ardhur! Duheni çuar në kaçuben a shkurren ku keni qënë fshehur tërë jetës… në stallën, kasollen a vathën e lopës, cjapit a dhisë, në rrugën e mbushur me pluhur e baltë… aty tek buka e misrit, tek halja në oborr, e disa minuta larg shtëpisë, tek kandili dhe qiriu… tek kanoçja me të cilin lanit kokën plot morra e trupin që ju ishte bërë si letër zmerile, vetëm në ditë festash…
.
Varri Monumetal i Françesk Radit dhe Kitara e tij
Varri Monumetal i Françesk Radit dhe Kitara e tij
Dhe e kam fjalën egzaktësisht për ju, dhe vetëm për ju… ju tipat që guxuat e përdhoset shtatoren e Françesk Radit… pavarësisht se këtë radhë ishit adoleshentë në moshë!
Dhe të vjen vërtet keq sa më s’ka kur prej jush digjet edhe i njomi me të thatin… e këtu e kam fjalën për shumë e shumë të tjerë që vuajtën sa më s’ka nëpër qytetet, qytezat, fshatrat e katundet e tyre nga ai sistem e nga ai regjim kriminal komunist dhe erdhën në Tiranë, natyrisht për një jetë më të qetë, më normale e më të mirë! Ndaj dhe atyre iu kërkoj ndjesë publike e i siguroj se nuk e kam absolutisht me ata por me kësi lloj race e monstrash si këta të mësipërmit të cilët meritojnë urrejtjen e përbuzjen, neverinë e përçmimin e gjithkujt…!
Pftuuuu.. Racë e poshtër bastardësh… që edhe të vdekurin nuk e lini rehat të prehet në varrin e tij, e atje ku i prehet shpirti!
.
Marre nga muri i fb i Adriatik R.D. 15 korrik 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.