back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Reposh Kastrioti dhe Manastiri i Hilandarit në Malin e Shenjtë Athos – nga Paulin Z. Zefi

Gazeta

Manastiri i Hilandarit në Malin e Shenjtë Athos
Manastiri i Hilandarit në Malin e Shenjtë Athos

Reposh Kastrioti dhe Manastiri i Hilandarit në Malin Athos

nga Paulin Z. Zefi

588 vite më parë, më 25 korrik të vitit 1431, ndërroi jetë Reposh Kastrioti, i cili vitet e fundit të jetës i mbylli, duke shërbyer në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë Athos (Greqi). Trupi i tij u varros në hapësirën e brendshme të Bazilikës së Hilandarit, tek pjesa e narteksit, poshtë në murin verior, në një kamare të gjerë, mbi faqet e së cilës janë punuar afreske me subjekte kishtare dhe mbi këto piktura murale gjendet një mbishkrim që tregon se në atë varr pushojnë eshtrat e Reposhit me titullin “Dux illyricus (Dukë ilir/ arbër)”. Në bazë të këtij mbishkrimi mund të nxirret përfundimi se Reposh Kastrioti ka qëndruar në Hilandar derisa ndërroi jetë, jo si murg siç e japin shumica e historianëve, por si komandant me titullin Dukë i reparteve të armatosura arbëre, që mbronin “Pirgun e Shën Gjergjit ose Arbanski Pirg (Kullën e Arbrit)”. Reposhi ishte djali i dytë i princit Gjon Kastrioti dhe mendohet të ketë qenë i ati i komandantit të shquar, Kostandin Kastrioti, që u bë mjaft i njohur gjatë fushatës ushtarake të Gjergj Kastiotit – Skënderbeu në Italinë e Jugut (1461-1462), kur shkoi në ndihmë të mbretit të Napolit, Ferdinandi i Aragonës ose Ferrante I.
.
Principatat ne Mesjete
Principatat ne Mesjete
Mehmet Shtylla
Mund të shtoj i nderuar se varri i Reposh Kastriotit i cili gjendet brenda Bazilikës se Hilandarit, është i vetmi varr që gjendet brenda një Bazilike në Malin Athos. Kjo është bërë për të nderuar këtë princ si dhe familjen e madhe fisnike të Kastriotëve, me të cilën ky vend i shenjtë kishte lidhje shumë të ngushta. Plus për nder përsëri të familjes së Kastriotëve (të cilët këtij vendi të shenjtë kohë pas kohe ju jepnin mjaft dhurata të konsiderueshme), brenda zonës së manastireve është një shkrep i lartë ku është edhe një dhomë ngujimi, i kanë dhënë emrin: Shkrepi i Shqiptarëve. Të gjitha këto të vizituara dhe konfirmuara nga im vëlla Valter Shtylla (Ish drejtor i IMK).
.
Anton Nikaj
Që familja “Kastrioti” ishte një familje e dedikuar ndaj Orthodoksisë, kjo vërtëtohet më së miri me këtë histori. Por ajo që më shtyn kureshtjen më shumë është pyetja: Çfarë e shtyu Gjon Kastriotin me 1426, të kryente këtë “Adelfat” në malin e Atit… Thjesht besimi apo diçka më shumë. Pastaj çështja nëse ishte “Dukë” apo Murg kërkon debat. Pasi Ai ishte një vend më shumë për të vdekur (mbyllur jetën), se sa për të jetuar…
.
Paulin Z. Zefi
Duke analizuar këtë akt-dhurimi, pra fshatrat Radostushë dhe Trebisht në vitin 1426, A. Gegaj shkruan se ky veprim zgjoi kureshtjen e historianëve. “Gjoni, – thoshin ata, – ishte katolik, djemtë ishin kthyer myslimanë dhe babai i tyre ia dhuronte këto fshatra një manastiri ortodoks (A. Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XV e siècle, f. 43)”.
.
Marrë nga https://wwwfacebook.com/paulofishta/posts/923762204622819

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.