Mehdi Frashëri në kohën e Pushtimit Italian
Situata e Mehdi Frashërit ishte komplikuar së tepërmi, i cili ndodhej i ngujuar brenda legatës turke në Tiranë. Ambasadori gjerman, tepër vlerësues ndaj Mehdiut, kishte nisur negociatat me italianët për t’i dhënë një status paprekshmërie, por dukej e pamundur për shkak të rolit të tij për të frymëzuar shqiptarët të merrnit armët kundër italianëve. Madje, kaq e madhe ishte simpatia e diplomatit gjerman ndaj tij sa futi në lojë edhe ambasadorin britanik për të lobuar për sigurinë e Mehdi Frashërit. Shtypi italian kishte sulmuar ashpër patriotin shqiptar dhe e cilësonte si një intrigant të mbështetur nga britanikët. Ambasadori britanik Ryan dhe ai gjerman në Tiranë u kërkuan respektivisht kolegëve të tyre në Romë të ndërhynin tek Ciano për të garantuar sigurinë e Frashërit. Madje Ryan kërkoi një anije britanike që t’i garantonte atij largimin e sigurtë nga Shqipëria, por Londra refuzoi për shkak të komenteve në shtypin italian.
Odisea me Frashërin përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, përveç faktit se iu garantua jeta, por duhej të linte vendin dhe u internua në Itali. Burrështetasi i fundit, Mehdi Frashëri, kishte fituar respektin e të gjithëve, e më së shumti të armiqve të tij.
.
(E shkëputur nga “Lufta e Panjohur e Mbretit Zog”)
Marrë nga muri i Erald Kaprit, 11 korrik 2019