Zotërinj… edhe përballë vdekjes
Letra testament e Sadush Kuqari para pushkatimit
Në gushtin e vitit 1945 pushteti diktatorial i EH,
çoi para skuadrës së pushkatimit një grup intelektualësh nga qarku i Fierit.
Mes tyre ishte dhe gjyshi im, Sadush Kuqari (Metaj).
Letra e testamentit që i la gruas së tij, gjyshes time Deko,
dëshmon dhe njëherë që kriminelët e pasluftës vranë
dhe persekutuan qytetarinë dhe vlerat e kombit.
Për të instaluar diktaturën e proletariatit, injorancën,
krimin dhe pabesinë ndaj njerëzve dhe zotit!
Desada Metaj
.
E dashur gruaja ime Deko!
Me datë 5 gusht 1945, u dënova me vdekje nga gjyqi i popullit.
Të lë amanet që të mos qash as ti, as çiliminjtë mos i leç të qajnë dhe të hapin sytë e të rrinë mirë. Edhe një nga djemtë tanë ta ndjeksh nëpër shkolla, po pati vakt dhe në rrofsh edhe jashtë shtetit ta nxjerç. Për mua mos u mërzit fare se kjo gjë qe e thënë nga ana e Zotit. Të duroç siç kanë duruar të gjith gratë e tjera.
Se unë në bazë të zëmrës që e kam të pastër dhe drejtsis time me shpresën e Zotit xhenetin e gjej te hapët, luftrat kështu e kan.
Ta le amanet me të shoqen e Selimit (vëllait) të shkosh më mirë seç ke shkuar dhe Shefqetin (qehajain) të ma mbajç mir, më mirë seç e ke mbajtur dhe në qoftë se dëshiron të vejë ne Kalenjë, është i lirë të bëjë si të dojë. Ju ta mbani mirë.
E dashur Deko, ta le amanet, Myzaferes (vajzës së madhe) t’i japç paj më mir nga shoqet se ka vuajtur shumë me mua dhe mundimi i saj vete kot. Thoi mos u mërzit fare se ke Selimin, Qamilin, Fatbardhin, çunin e Selimit Myzaferen, Nadiren, Dritën, ke plot. Neve kemi për të larë borxhet tona te Zoti.
Tashti e përfundoj duke të dërguar të falat e fundit dhe të piqemi në jetën e përsosur.
Burri yt – Sadush Kuqari
Fier, 11.08.1945