Mihail Kokëndhima dhe mikpritja shqiptare
nga Murat Koci
Gjatë verës me qiti puna në Tiranë, te Fakulteti Ekonomik, faktikisht kërkoja stacionin e autobusëve aty afër diku, GPS nuk identifikonte asnjë stacion autobusi në Tiranë. GPS identifikonte një stacion të autobusëve në Fan, një në Rrashbull e pastaj me dhjetëra në Kosovë. Informacionin e kisha që ky stacion gjendet përbri Fakultetit Ekonomik. Kështu shqiptarët ende bëjnë orientimin, te Xhamia e Hysen Pashës, te Qebaptorja e Çimit, te Dy Lisat, te Kisha e Shën Vladimirit, të Tregu i Çamëve, te Hekurudha, te Pusi, të Pesëmbëdhjetëkatshja, Mbas kodre, mbi vreshta, nën urë, para mullari, anash mullirit…
Veja në GPS destinacionin Fakulteti Ekonomik dhe kjo funksionoj, por ja që teknologjia me futi në rrugica e sokaqe të Tiranës. (Mësova se në Shqipëri Stacioni i Autobusëve quhet Terminal i Autobusëve, sigurisht në “standardin” e gjuhës shqipe) Kështu m’u dha rasti të shoh e njohë Tiranën e vërtetë, jo atë të Top Channelit, jo atë të RTSH- së së Enverit, Edit e Erion Veliut, në pjesë të ndryshme të Tiranës nuk ka rrugë, ka sokaqe, sokaqe të gërryera nga shiu e mure të larta që rrethojnë shtëpitë e vogla. T’iu them të vërtetën sokaqe të tilla të pamirëmbajtura nuk sheh më në fshatin tim Polac, as shtëpi të tilla.
Është e ditur botërisht se pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës pushimet i kalojnë në bregdetin shqiptar që nga veriu deri në jug. Kjo për shumë arsye, por tre janë kryesore; patriotizmi, mundësia për të bërë pushime të lira dhe bukuria e bregdetit shqiptar. Durrësi ende mbetet më i vizituari nga shqiptarët e Kosovës.
.
Sivjet aty i bëra pushimet, të Shkëmbi i Kavajës. Për t’u lavdëruar është se në pjesën ku unë i bëj pushimet i kishin asfaltuar rrugët dhe kishin vënë ndriçim. Si shqiptarët gjithandej, asnjë punë nuk e bëjnë as si duhet e as përfundimisht, nuk kanë vënë asnjë tabelë me emrat e rrugëve. E kur doja të takoja ndonjë mik e orientoja duke i thënë eja te Shkëmbi i Kavajës, mes hotel Kosovës, Hotel Majestic e Qebatores Gjakova.
Tjetër gjë që nuk më pëlqen në Plazhin e Durrësit, është si të thuash nuk ka fare plazh publik, i gjithë plazhi me dhjetëra km është privatizuar a uzurpuar, këtë fenomen nuk e gjen askund në botë. Për rrjedhojë detyrohem të paguaj çadër e shezloon.
Gjatë mbrëmjeve kur shëtit në plazh buzë detit është e pamundur të mos dëgjosh muzikë sllave nga ndonjë restoran a kafeteri. Kjo për tua bërë qejfin dy a tre serbëve, e së ne plazh, hotele përreth, apartamente janë deri në 60% shqiptarë të Kosovës e Iliridws as iu ha palla atyre. Që shumë nga këta shqiptarë kanë humbur me të afërmit e tyre mu nën tingujt e asaj muzike as kjo këtyre sigurisht nuk u bën përshtypje.
Biznes e quajnë, biznes i thënçin.
Para dy-tre viteve një mik i imi nga Kosova, nga Skënderaji, ishte për pushime në Durrës, me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Te Rrota e Kuqe.
Duke kaluar rrugën, mu ku duhet, aty ku është e shënuar si vendkalim për këmbësorë, frenon me fishkëllimë e rrapellimë gjysmë metre nga këmbët e mikut tim një makinë/kerr. Drejtuesi i makinës hapë xhamin e makinës e i drejtohet mikut tim/këmbësorit:
-Ku shkon o bithq…?
Miku im qetë-qetë i përgjigjet.
-Po shkojmë në banesë.
Drejtuesi i makinës duke vërejtur qetësinë e mikut i drejtohet me zë edhe me të lartë:
-Po a nuk sheh Benzin o idiot?
Miku.
.
-Rrugën po e kalojmë mu ku duhet, në vendkalim për këmbësorë.
Drejtuesi i makinës, tash krejtësisht i çakorduar nga qetësia e mikut.
-Po ku di benzi për vendkalim të këmbësorëve o qelbësirë, ik pirdhu sa nuk dola!?
Ky duhet të jetë një nga shumë Mihail Kokëndhima.
Fatkeqësisht në Shqipëri, sidomos në bregdet vërdallisin tepër shumë Mihail Kokën Dhima, ata janë pronarë hotelesh, restorantesh, apartamentesh, kafiterish, çadrash e shezlonesh, janë kamerierë. Ata janë uzurpuesit e vërtetë të bregdetit shqiptar.
Mihailet Kokën Dhima kanë degraduar mikpritjen e njohur shqiptare. Faktikisht ajo në bregdet gati nuk ekziston.
.
Marrë nga Muri i Fb i Murat Kocit, 18 gusht 2019