back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Duke lexuar një foto historike të familjes – nga Jozef Radi – Familja Vushmaqi, familja e nënës sime, Pejë 1924

Gazeta

Pejë 1924 - Në foto Familja Vushmaqi
Pejë 1924 – Në foto Familja Vushmaqi

Duke lexuar një foto historike të familjes

nga Jozef Radi

Familja Vushmaqi, familja e nënës sime, Pejë 1924

Në kët foto është familja e nënës sime Vitore Vushmaqi – Radi
Në të djathtë të saj janë Frano Llesh Vushmaqi (1905-1978) dhe e shoqja Katerina Çiflaku – Vushmaqi (1900-1956); në qendër ulur janë dy prindët e saj dhe Llesh Pjetër Vushmaqi, (nënës nuk ia kujtojmë emrin) si dhe halla e saj Emilia Vushmaqi, me të shoqin me kapele (emrin nuk e di por di që ishte slloven dhe jetonte në Lubljanë së bashku me ta është e bija e tyre (emrin nuk e di)… në të majtë është Pjetër Llesh Vushmaqi (1902-1968) me të shoqen Monika Berisha – Vushmaqi…
Fotoja është e vitit 1924, mbasi Katerina disa muaj më vonë me 12 qershor 1924, do të lindte fëmijën e parë Vitoren e mbas do të lindin pesë fëmijë të tjerë Viktori, Rexhina, Adelajdja, Maria dhe Xhuzepina.
Familja Vushmaqi, ishin origjinas kelmendas, të zbritur herët në Pejë, dhe dy djemtë e shkolluar në Austro-hungari… Frano Lleshi ishte specializuar në përpunimin e sallamit dhe ëmbëlsirave kurse Pjetër Lleshi kishte kryer shkollën ushtarake. Në 1931, si rezultat i raprezaljeve në Pejë, ata vendosen në Tiranë, ku brenda një kohe të shkurtë, biznesi i tyre qe jashtzakonisht i suksestë, mbasi Pjetri edhe pse shërbente si oficer në xhandarmërinë shqiptare, së bashku me gruan Monikën dhe Franon i vunë shpatullat jetës në Shqipëri.
.
Familja Vushmaqi - Tirane - 1941
Familja Vushmaqi – Tirane  1941: Viktori – Vitorja – Rexhina – Maria – Adelajdja – Xhuzepina – ulur Frano e Katerina
Mbas çlirimit, si për të gjithë tregëtarët e ndershëm filloi kalvari edhe për familjen Vushmaqi. Së pari u arrestua Pjetër Lleshi dhe u dënua më dhjetë vite burg, me 1948, u largua mbasi kishte shtetësi jugosllave djali i vetëm Viktori, fillimisht në Slloveni e më pas në Itali, Franon do ta largonin nga Tirana dhe për ca kohë do të jetonte në Durrës dhe prej vitit 1950 deri në 1978, do të jetonte në Elbasan në profesionin e tij në punishten e sallamit. Vitoren do ta arrestonin në 1951 dhe do të dënohej me 9 vite burg, më 1956 do t’i vdiste e motra Maria (1934-1955), vetëm 21 vjeçe, kurse nga tronditjet e njëpasnjëshme nga gjithë pësimet në 1956 do t’i vdiste edhe e ëma Katerina, 55 vjeçe. Në vitin 1963, pa mbushur 40 vitet do t’i vdiste edhe motra Rexhina(1928-1963), duke lënë një fëmijë pa mbushur 6 vitet. Në vitin 1968, do të vdiste i paralizuar xhaxhai Pjetri, i cili nuk pati as fëmijë. Dhjetë vite më vonë me 1 gusht 1978, do të vdiste i nderuar dhe i respektuar prej elbasanasve, me të cilët ndau 27 vite të jetës, Frano Lleshi. Më 1987, mbasi fitoi një llotari në Brazilit, do të vritesh gjatë vjedhjes së shtëpisë Viktori, djali i vetëm i cili la shtatë fëmijë (4 në Itali dhe 3 në Brazil), 1988 do të vdiste edhe motra Adelajdja (1930-1988) e cila nuk pati fëmijë… Nëna ime Vitorja vdiq më mars 1997, kurse në vitin 2006 do të largohej edhe fëmija e fundit Xhuzepina…
.
Motrat Vitorja dhe Rexhina - Durres 1947
Motrat Vitorja dhe Rexhina – Durres 1947
Familja e Vushmaqi ishin krenar për origjinën e tyre, për besimin e tyre për traditat e tyre. Të tre fëmijët e Llesh Vushmaqit: Pjetri, Franoja dhe Emilia u shkolluan në perandorinë Austro-hungareze. Kështuqë, kultura gjermane, rregulli, disiplina, shpirti i detyrës, me karakteristikat malësore të kelmendasit si njerëz te hijshëm, po edhe njerëz të punës, të besimit e të fjalës, u bënë bosht i gjithë fëmijve të tyre. Emilia, më e madhja e fëmijëve, u martua në Slloveni me një nëpunës, dhe mbas ’44 mardhëniet në mes tyre u humbën.
.
Frano Llesh Vushmaqi (1905-1978)
Frano Llesh Vushmaqi (1905-1978)
Fotoja është edhe një dëshmi e veshjeve. Ku të tre burrat janë të veshur me kostume dhe kravata, kurse Patriarkët burrë e grua janë ulur po edhe vajza e madhe kurse dy nuset dallojnë për karakteristikat e veshjeve qytetare të asaj kohe. Katerina, gruaja e Franos, vinte nga një familje e pasur dhe aristokratike e Pejës, Çivlakët, familje me të cilën për shkak të shkëputjes së gjatë po edhe fatit tragjik te Vushmaqëve, u ndanë për së gjalli, e humbi komunikimi. Katerina ishte më e madhe se Franoja, dhe në foto dallohet gjendja e saj ekonomike. Nëna, kur e shihte këtë foto thoshte: Mbas dy muajve do të vija edhe unë në këtë jetë plot trishtime. Nëna kishte lindur me 12 qershor të 1924!
Ju kërkoj ndjesë, sepse desha të thoja vetëm pak fjalë për një fotografi, por në fund të fundit rrëfeva krejt historinë e dhimbshme të  kësaj familjeje dhe m’u desh ta plotësoj edhe me disa foto të tjera…
.
Tri Motrat - 1985 - Lajdja Vitoria dhe Xhuzepina
Tri Motrat – 1985 – Lajdja Vitoria dhe Xhuzepina

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.