Sot si dje! Nesër si sot?
nga Kristaq Jorgo
“Lufta e klasave” – luftë e të paaftëve ndaj të aftëve ose uthulla dhe vaji
(Dialog i Mehmet Shehut me prof. Gjergj Komninon (1919-1996)
në Burgun e Spaçit. Dëshmi e Nevruz Golkës, i dënuar politik…).
Prof. Gjergj Komnino mbante një libër, “Enciklopedia italiane”, dhe e lexonte në oborrin e burgut, kurse ne e shikonim atë kur shfletonte. Na lejonte, por ngaqë ishim shumë veta, ai na thoshte: “Ju lutem, mos ma zini diellin, mos ma ndaloni atë që ma jep Zoti”.
Në një nga këto momente ndodhi diçka vërtet e çuditshme. Në burg vjen Mehmet Shehu në orarin tonë të ajrimit. Ai ka qenë vërtet një njeri i papërgjegjshëm. Ata që e njihnin, u ngritën në këmbë dhe u habitën, pasi ai ishte vetëm.
Iu afrua Gjergj Komninos duke i thirrur: “Profesor!”.
Prof. Komnino ngriti kokën dhe i tha: “Paska ardhur kryeministri. Pse je lodhur?”
Mehmet Shehu i thotë: “Dua të të bëj një pyetje: Ma shpjegon pak luftën e klasave?”
Dhe Komnino ia shpjegon: “Ju keni marrë një shishe dhe në të keni hedhur uthull dhe vaj, dhe detyrimisht që vaji do qëndrojë sipër, ndërsa uthulla poshtë: janë ligjet e natyrës. Ju e mbani gjithmonë atë shishen të tundur, që të përzihet vaji me uthullën dhe të mos dallohet kush është vaji dhe kush është uthulla, pra kush është njeriu i mençur dhe ai krimineli.
Aman mos harroni se vetëm një moment po nuk e tundët atë shishe, vaji do të qëndrojë gjithmonë lart.”
Mehmet Shehu nga kjo përgjigje u revoltua shumë, duke e ofenduar në mënyrën më vulgare.”
.
Marrë nga muri i Fb i Prof. Kristaq Jorgos, 12 shtator 2019