back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Do të më mungojnë shumë gjëra prej teje Tata im – nga Noah Mrnacaj

Gazeta

Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019

Do të më mungojnë shumë gjëra prej teje Tata im

nga Noah Mrnacaj

Për ata që s’më njohin, unë Noah Mrnacaj, nipi më i vjetër i Tat Marashit.
Në emër të gjithë familjes sonë, do t’ju falënderoja të gjithëve që erdhën sot për të bërë respektin ndaj gjyshit tim dhe jetës së tij. Unë mendoj se numri i njerëzve jo vetëm këtu jo vetëm sot, por vazhdimisht kanë treguar mbështetje në ditët e kaluara, është tregues i llojit të burrit që ishte gjyshi im.
Kjo është fjala ime parë që kam dhënë ndonjëherë, qysh kur fillova të mendoja për çka duhet të thoja për gjyshin tim, e s’dija nga ta filloja.
Ai ishte heroi im, dhe duke përpjekur të shpreh si ndjehem për një fjalim të shkurtër, është i pamundur.
Se gjyshi im ishte një person shumë i veçantë, jo për mua, po për të gjithë ata që kaluan në të njëjtin shteg me të. Ai ishte një njeri respektues e vetmohues që kaloi jetën gjithnjë duke ndihmuar të tjerët, pse kishte një zemër ari dhe shtëpia e tij ishte një derë të hapur për këdo. Më e rëndësishmja e tij, ishte njeri me besim të madh në Zotin, dhe ishte një me Zotin.
Në fillim të këtij viti, një dëmtim më mbajti pa punë për disa muaj. S’mund t’ju them se sa bekim ishte kjo kohë dhe sa mirënjohës jam, sepse më dha mundësinë të kaloja orë të panumërta me të. Ishte jashtëzakonisht e trishtë ta shihja tim gjysh t’i bjerë forca e tij, po jo mirënjohja, humori dhe besimi i tij. Ai ishte aq frymëzues dhe me gëzim për të dëshmuar gjithçka të jetës së tij të vështirë.
Të jam mirënjohës që të kam pasë Tata dhe jam i lumtur që arrita të jetoja aq afër e të bëja kaq shumë gjëra me ty për më shumë se 35 vjet.
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
Një nga kujtimet e mia të preferuara është ardhja me gjyshit tim në këtë kishë të dielave. Jam aq krenar që hyra këtu me ty Tat.
Mësimet e së dielës ishin më të mirat. Dikur folëm sa e frikshme ishte për të qenë një sipërmarrës dhe të filloje një biznes. Kur gjyshi im investoi për herë të parë në “Pasuri të Paluajtshme”, dikush i tha që ishte një rrezik i madh dhe gabim i madh. Tata im ndoqi zemrën e tij, dhe mbeti i fortë në besimin e tij dhe si rezultat biznesi i tij lulëzoi. Ai ishte në gjendje të ndihmonte kaq shumë nga të dashurit e tij financiarisht pas kësaj. Ai më inkurajoi të ndiqja ëndrrat e mia dhe më nxiti të isha më i miri.
Gjyshi më mësoi të dua mbi gjithçka jetën. Kohët e mira duhej t’i dashuroheshin, kohët e vështira duheshin vlerësuar – sepse në kohërat e vështira merr mësime të vlefshme dhe të fitoja forcë si ai në gjithë jetën e tij.
Do të më mungojnë shumë gjëra rreth gjyshit tim. Do të më mungojnë telefonatat e tua edhe kur më ftoje për kaçamakun e gjyshes.
Do më mungojë vizita për të gjetur njeriu që të krasit kopshtin perimeve e t’i rregullojë gjërat rreth shtëpisë.
Do të më mungojë zëri i tij duke e thirrur tezen Lucy e ledhatimet e Lisa Sophias që ajo ishte e preferuara e tij.
Do të ë mungojnë rrëfimet e tij të shkëlqyera dhe e qeshurën e tij ngjitëse me shakatë e tij të shumta të shkëlqyera.
Jeta ime filloi kur gjyshi im më çoi në shtëpi ku ai kishte lindun, dhe jeta e tij mbaroi duke pa në sy duke marrë frymën e fundit.
.
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
Tata, ishte absolutisht gjyshi më i mahnitshëm që mund të kisha pasur. E doje gjyshen tonë Mrije me gjithë zemër dhe përkushtimi juaj ndaj njëri-tjetrit dhe familjes ishte dhurata më e çmuar
I doje fëmijët e tu dhe adhuroje secilin nga nipat e tu, duke dashur secilin nga ne pa kushte.
Ndjehesh i lumtur kur ishte i rrethuar nga familja e tij.
E pra kreu i familjes sonë nuk është më me ne dhe pa dyshim që do ta ndiejmë mungesën e tij. Edhe pse ai jetoi deri në moshën 93 vjeçare, nuk ka kohë që do të kishte mjaftuar për të dhe asgjë që mund të na përgatiste për këtë humbje të madhe. Por ne jemi të fortë kur e dimë se ai s’është më në dhimbje, është në një vend më të mahnitshëm e më të mirin e mundshme këtu në Tokë.
Kjo është vetëm një lamtumirë e përkohshme dhe e di që do ta shohim përsëri.
.
Lamtumira e Marash Merrnaçajt - 19 tetor 2019
Lamtumira e Marash Merrnaçajt – 19 tetor 2019
I bashkova këto kujtime të gjyshit tim, në temën e përbashkët dhe mësimin e tij më të madh për të gjithë ne është Dashuria. Gjyshi im na mësoi të duam shumë, të duam kohën e mirë, të duam kohën e vështirë dhe më e rëndësishmja ta duam njëri-tjetrin pa marrë parasysh asgjë.
Le ta nderojmë gjyshin tim duke bërë çmos për të mbajtur mësimet e tij më të vyera të dashurisë në ballë të jetës sonë.
Të dua Tat. Vëzhgoni, dhe mund të qëndroni i qetë në krahët e Zotit, derisa të takohemi përsëri…
.
Marre nga Gazeta Dielli, 19 tetor 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.