back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Prof. Eqrem Çabej në një Foto Historike

Gazeta

Sinodin e Parë Intereparkial 13-16 tetor 1940
Sinodi i Parë Intereparkial 13-16 tetor 1940

Prof. Eqrem Çabej në një Foto Historike

Kjo foto, marrë nga faqja e znj. Brikena Çabej [Eqrem Çabej], e padatuar aty, ka lidhje me Sinodin e Parë Intereparkial të klerit italo-shqiptar, një ngjarje shumë e madhe kjo për botën arbëreshe e që i zhvilloi punimet në Manastirin e Grottaferrata-s pranë Romës, më 13-16 tetor 1940.
Në këtë Sinod mori pjesë një delegacion i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, një prej anëtarëve të të cilit ka qenë gjyshi ynë, Atë Erazmi Jorgo (1900-1989). Delegacionin e shoqëronte, ndër të tjerë edhe Dr. Rosolino Petrotta (1894-1969), në rolin e përkthyesit.
Në këtë kohë Prof. Eqrem Çabej (1908 – 1980) ndodhej në Romë për hartimin e Atlasit Gjuhësor, që u botua, siç shënon znj. Brikena, pikërisht në Manastirin e Grottaferrata-s.
Në qendër të fotos është Kardinali Luigi Lavitrano (1874-1950), kryesues i Sinodit. Fotoja duhet të jetë e njërës prej këtyre datave (13-16 tetor), ose e datës 18 tetor, kur pjesëmarrësit e Sinodit, anëtarët e delegacionit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe personalitete të tjerë, bashkë me studentët e Manastirit të Grottaferrata-s e ata të Kolegjit Papnor Grek në Romë u pritën nga Papa Piu XII në Sallën e Konçistorit (Sala di Concistorio) në Vatikan.
Falënderoj mikun Art Shahini, mjeshtër i pashoq në identifikimin e pasurive dokumentare të shkruara e fotografike, i cili para disa kohësh më mundësoi informacion të detajuar mbi Sinodin e Parë Intereparkial italo-shqiptar të Grottaferrata-s, informacion që plotësonte kujtimet e përcjella nga Atë Erazmi.
.
Në foton e plotë: Prof. Eqrem Çabej, në rreshtin e parë, i katërti nga e djathta në të majtë.
Atë Erazmi Jorgo, në rreshtin e tretë, në mes
.
Marrë nga muri i Kristaq Jorgo, 21 tetor 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.