back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Koço Tasi: “E Drejta” e shkruar ne burg

Gazeta

Koço Tasi (1889-1966)
Koço Tasi (1889-1966)

Koço Tasi: “E Drejta” e shkruar ne burg

Politikan i viteve ’20 i mërguar në regjimin e Zogut, i burgosur në regjimin e Hoxhës. Familja i boton veprën juiridike që shkroi në Burgun e Burrelit.
Një njeri ka menduar dhe shkruar për të “Drejtën..” në kuptimin e ngushtë të fjalës juridik e filozofik i izoluar në burg të përjetshëm. Ky ishte Koço Tasi (1889-1966) portretin e të cilin e kemi ndeshur në stendat e krimeve të komunizmit në këmbë në vetëmbrojtje të akuzave. Nga Gjyqi Special, për Krimet e Luftës që u zhvillua në mars-prill 1945, u dhanë dënime me vdekje e burg përjetë.
Koço Tasi bëri 20 vjet burg. Ai e la Burrelin në pleqëri të thellë 1965, pa marrë dot me vete ato çka pati shkruar brenda. Autori ndërroi jetë një vit më pas.
Veprën e tij juridike, e gjeti familja me 1990, nga një ish-i burgosur që e kishte ruajtur deri atëhere.
Vepra e vogël – kështu e quante Koço Tasi – e shkruar në gegnishte, e pa dritën e botimit në mars 2011, nën kujdesin e të birit Lekë Tasi, piktor e autor.
.
Lekë Tasi
Lekë Tasi
Po ç’është kaq e vogël kjo punë nga burgu?!
Thënë me fjalët e një juristi profesionist e një shtetari të periudhës së lindjes së shtetit shqiptar, studiuesit e së Drejtës shtrëngohen të thërrasin në ndihmë më tepër mbamendjen se mendimin. Juristët dhe filozofët të ndarë në shkolla e teorina kundërshtare polemizojnë mbi konceptin dhe naturën e saj.
Këto dëshmojnë se sa i errët dhe konfuz është koncepti i së drejtës trashëguar prej Romakëve dhe mbajtur gjallë deri sot me forcën e zakonit. Ky koncept i errët nuk do të mundë të sqarohet e të kthjellohet, dhe shkenca e së drejtës nuk do të mundte të bëhej shkencë e saktë deri sa e drejta nuk veçohet nga elementet e huaj dhe të dalë lakuriq siç është në vetvete.
E drejta përbëhet prej tri pjesësh E drejta; E drejta penale; Kritikë Traktateve të Ethikës. Këtu bën pjesë një përkthim konspektiv i “Delikt dhe Pene” i juristit dhe filozofit italian Fausto Costa. Edhe ky përkthim është bërë në burg. Mbi këtë libër që i paraqet temat në mënyrë historike Koço Tasi, shqyrton temat e Costas, duke komentuar e kritikuar dhe krijon një vepër me vete.
I shkolluar për Jurisprudencë në Romë i orientuar nga shkolla idealiste e Platonit me pikëpamjen se e drejta është absolute nuk lëviz me kohën dhe çdo njeri e ka të drejtën brenda vetes.
Koço Tasit, po iu referohemi shënimeve të Lekës, në librin “Grabjani rrëzë kodrave”. Me skena, personazhe, histori nga fshati i internimit, Ai parapëlqente ligjin dhe procedurën kishte një qellim Synimi i tij sipas gjasave ishte të izolonte çdo interes partikularist me anën e ballafaqimit të asamblesë në çdo çast me ligjin dhe procedurën e domosdoshme që duhej zbatuar. Me një fjalë një lloj obstruksionizëmi ligjit kundër vendimeve të shpejtuara qe fshihnin interesa te pjesshme.
Te ky libër Lekë Tasi tregon se fletoret ku u shkrua “E drejta” i ranë në dorë në vitin nëntëdhjetë falë ish-të burgosurit të Burrelit, Çaush Çoku, që sapo ishte liruar.
Babai kishte dy qese. Disa ishin dokumente të pronave të tjerat ishin veprat e tij. Kishte një gramatikë në shqip.
Ndërkohë që një gramatikë në shqip më ai e kishte botuar në vitin 1923. përveç librit e “E drejta” ishte edhe Logjika. Ai i shkroi përfundimisht pak muaj para se të vdiste. Unë do ta botoj Logjikën, më së fundi për një kuriozitet që ekziston ky njeri që është marrë me logjikën në Shqipëri. Dhe lë të thonë si të duan.
.
Tre Vëllezërit Tasi Leka, Napoleoni, Ylli
Tre djemte e Koço Tasit: Leka, Napoleoni, Ylli
Leka, të cilit për fatin e familjes Tasi, iu desh të heqë dorë nga violonçeli instrumentist në TOB në vitet ’50-’60, ai ka bërë një parathënië të botimit “E drejta”, duke u ndalur në aspektin e gjuhës gegnishte të moderuar. Leka është autor i kujdesshëm për gjuhën. Ai është kujdesur për botimin konform origjinalit të dorëshkrim të veprës juridike të Koço Tasit.
Për paradoks, fusha e tij e studimit ishte e kundërta e saj që pati në jetë i përndjekur dhe dënuar në regjimet Zogut dhe Enver Hoxhës. Ai ishte njeri idealist dhe të merreshe me politike kur ke një temperament të tillë ndoshta është: gabim thotë Leke Tasi për të atin. Mendimi i tij opozitar nuk ishte i tillë vetëm kundrejt kundërshtarit politik po edhe brenda të njejtit kah politik.
Intensiv është angazhimi i tij në politike në vitet njëzetë. Anëtar i Parlamentit në vitet 1921-1924; deputet i Gjirokastrës, Ministër i Drejtësisë për një kohë të shkurtë dhe mbas Revolucionit te Qershorit emigrant politik gjatë gjithë sundimit të Ahmet Zogut.
Marrëdhëniet me tij me Fan Nolin me të cilin kishte bëë një copë rrugë deri atëhere ishin komplekse. Lekë Tasi duke iu referuar dokumenteve, letrave dhe shtypit të kohës thotë kryesisht në dy çeshtje e kishte kundërshtuar Fan Nolin Koço Tasi për afrimin e delegatëve sovjetikë në Durrës.
Koço Tasi ishte kundër ideve komuniste dhe për çeshtjen e kishës. Donte një dialog me Patrikanën, me qëllim që autoqefalia të bëhej e sigurt dhe efektive.
Një ditë Leka që zotëron arkivin e pakët të të atit dhe bibliotekën e tij me mendimin filozofik botëror të komentuar do donte tërë botonte programin politik të të atit i vitit 1936, ku trajtohen dy çeshtje të rëndësishme ushtria me pagesë dhe privatizimet.
Unë deri 15-16 vjeç jetova me tim at.
Pastaj ai bëri 20 vjet burg, dhe kur erdhi për disa muaj e larguan në Shkodër. Ishte optimist deri në fund, një optimizëm që më habiste.
“Jam shumë i penduar që nuk kam mundur ta intervistoj mirë. Nuk kishim atë pjekuri sa të merreshim me punët tona. Nuk kisha kushtet të hetoja për të.
Koço Tasi vdiq i operuar nga kanceri në stomak. I vëllai Akile Tasi, ish Ministër i Kulturës Popullore, në vitet 40 kishte gjetur vdekjen po në Burrel. Eshtrat nuk iu kthyen familjes.
Sot Koço Tasi prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.