back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Duke parë portretin e Jozef Radit – nga Thanas L. Gjika

Gazeta

Jozef Radi 2015
Jozef Radi 2015
Duke parë portretin e Jozef L. Radit
nga Thanas L. Gjika
 
Duke parë në facebook-un e Jozef Rdit portretin e tij, portret në ngjyrë bonxi me “cigaren” e varur në gojë, që nuk është veçse një krah i syzeve, më shfaqen si në film shumë vuajtje të këtij qytetari që lindi në internim dhe mbeti në Savër deri në moshën 35 vjeçare, kur ishte burrë i martuar me dy fëmijë. Në këtë fytyrë ndjej bekimin që mori nëna e tij, pas daljes nga burgu më 1956, kur shkoi gjunjazi e iu lut Shna Ndout te kodra e Laçit për t’i dhënë një djalë, që të mos i shuhej familja Radi. Dhe Zoti ia dëgjoi lutjen e ia plotësoi kërkesën duke i dhënë dy djem: Jozefin dhe Luçianin, si dhe një vajzë, Adrianën.
Në portretin e Jozefit ashtu si në atë të babait të tij, Lazrit, erërat e nxehta e të thata dhe ato të ftohtat plot lagështirë të Myzeqesë, kanë lënë gjurmët e tyre. Ua reshku ballin këtyre të përndjekurve dhe bashkëvuajtëve të tjerë, por as erërat, as fortunat politike nuk ua mposhtën shpirtin dhe mendjen. Ata ua kalitën e ua kthyen shpirtin dhe fytyrën në monumente broxi.
Jozefi i ndenji më pranë babait dhe e ndihmoi për t’i krijuar kushte pune si gjatë internimit dhe mbas tij. Frut i kësaj ndihme të përkushtuar janë botimi i veprës seriale në 17 volume i krijimtarisë së Lazër Radit, një korpus madhor i një të përndjekuri që ia kushtoi gjithë energjitë e tij krijuese emancipimit dhe formimit letrar e moral të popullit të vet.
Ky potret në ngjyrë bronxi dhe ajo “cigarja” e varur në anën e majtë të buzëve, që më kujton cigaren e Petro Markos, dëshmojnë për përbuzjen ndaj vuajtjeve edhe për durimin këmbëngulës në punën krijuese.
Kush ka pasur rast të lexojë shkrimet e Jozef Radit te revista internetike radiandradi.com ndjen forcën krijuese të një talenti. Kush ka dërguar për publikim shkrime tek kjo revistë, ka shijuar ngritjen e nivelit të shkrimeve të veta përmes ilustrimeve të goditura dhe faqosjes plot gusto e zgjuarsi që u është bërë këtyre shkrimeve prej publikuesit artist.
Jozef Radi, bashkë me babanë e vet Lazrin, me Profesor Sami Repishtin, Arshi Pipën, Martin Camajn, At Zef Pëllumbin, Jusuf Vrionin, Visar Zhitin, Jorgo Bllacin, Vehbi dhe Elida Skënderin, Zydi Moravën, Lek e Leonard Pervizin, Eugjen Merlikën, Genc e Mërgim Korçën, Reshat Kripën, Fritz Radovanin, Profesor Isuf Luzajn, Robert Martikon, Madu-në, bijtë e bijat e familjeve Markagjoni, Kupi, Dine, etj, me qëndrimin e tyre burrnor gjatë vuajtjeve poshtë e lart dhe me veprën e tyre letrare e publicistike, bëjnë pjesë në ajkën e inteligjencës shqiptare të këtyre 75 vjetëve të fundit të shoqërisë shqiptare. Vepra e tyre realiste letrare e publicistike ka krijuar rrymën e shëndoshë të mendimit politik e letrar shqiptar, së cilës i përket e ardhmja.
Avokati Spartak Ngjela ka të drejtë kur thotë se bijtë e këtyre të përndjekurvre, që kanë kryer shkollat e larta në botën Perëndimore, të cilët bëjnë pjesë në ekselencën e re intelektuale shqiptare, janë të gatshëm ta qeverisin Shqipërinë për ta shpënë me dinjitet në Bashkimin Europian.
I u lutem bijve dhe nipërve të ish-shërbëtorëve të diktaturës, që të lexojnë veprat e këtyre të përndjekurve për t’u kthjelluar, si u kthjellova unë pasi njoha jetën plot vuajtje dhe veprën e këtyre bijve të shquar të popullit tonë. Ky hap do t’i ndihmojë të kthjellohen dhe të çlirohen prej drogës komuniste që kanë marrë nëpër familjet e tyre dhe gjatë viteve të shkollimit, dhe do t’i afrohen kulturës së vërtetë qytetare, që nuk merret me sharje e fyerje personash, por me ndërtimin e një strategjie për mbarëvajtjen e çeshtjes kombëtare për krijimin e një kulture, të një letërsie kombëtare dhe të një shteti kombëtar shqiptar…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.