Sa na kanë munguar këto vargje të shenjta…
Ku këngëtari madh i partisë
thurte hymne partisë dhe komandantit legjendar…
Sa te varfër do ishim pa këto vargje…
Sa pa kuptim do na ishte jeta pa to…
Rrofsh moj Fatma, sa Partia e Punës, se na e zbardhe faqen…
Kur Koha thirrte në skenë Partinë…
U hartua thirrja,
Themeluesi i partisë zgjati dorën për firmë
Një firmë e gjatë
(konstelacion me pesë fjalë)
Ajo s’ish firmë senjori me shumë tituj e ndere
Nënshkrim i madh i partisë qe hedhur
Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare
Ajo s’ish firmë
ajo ish vetëtimë!
Në qiell të revolucionit me re dhe suferinë
Duke nënshkruar dokumentin e parë Shoku Enver Hoxha nënshkroi stuhinë…
O shtëpi tiranase,
o mure me baltë,
baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë Pragu yt ndante kohrat
N’atë prag ata hynin
Jashtë era gjëmonte
jashtë gjethet binin!
Që të shkulin ty,
duhet të përmbysin
tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë
Të përmbysin kështjellat, malet, këngët
Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët!
Kështu
N’atë kohë të rëndë pushtimi
kur bora u nxi,
e balta zu thinjë
Komunistët vendosën themelimin
Koha thirri në skenë partinë
Dhe s’ishin themelet e kalasë së Rozafës,
me gjak e me eshtra do të gatuhej betoni që muret të qëndronin,
në rrëzë të tyre
28 mijë kokën do të flijonin…
.
(Poezi e Ismail Kadaresë, “Shqiponjat fluturojnë lart”)
.
Marrë nga Muri i Fatma Mesitit, 7 nëntor 2019