back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Odisea Elitis (Fragment nga Orioni)

Gazeta

Odisea Elitis (1911-1996)
Odisea Elitis (1911-1996)

Odisea Elitis

(Fragment nga Orioni)

-V-

U larguen sytë… po shpirtrat tanë
i vazhduen diku në qiell takimet e tyne,
iu ndriste ai çast’i kthjellët
ai vezullim drithërues
pasqyrë besnike e ndjenjave tona,
diku ma nalt
n’at vetmi bashkuese t’yjeve të saj
mbretnon Qetsia…

E pse u dashka çlirue prej trupave tonë
pse u dashka boshatisë prej shpresave tona
pse u dashka vù në diskutim Ideja jonë
ripërtritse ndjenjash…
(përkthye nga Jozef Radi – 2012)

Odisea Elitis (1911-1996)
Odisea Elitis (1911-1996)

Skeda Odisea Elitis

Lindi me 2 nëntor 1911, në Iraklio të Kretës. Prindërit e tij nga Mitilini, e transferojnë fabrikën e tyre në Pire dhe banojnë në Athinë.
Odisea Elitis, ndjek shkollën e mesme dhe është adhurues i Egjeut.
Bie në kontakt me poezinë e Kavafisit dhe shfaq preferencat letrare. Zbulon surrealizmin e poezise franceze, lexon Elyarin dhe Lorkën.
Në Universitetin filozofik të Athinës shkruan poezitë e para.
Më 1935 boton me pseudonimin Elitis, pasi emri i tij i vërtetë eshte Odiseas Alepudhelis.
Njihet me Seferisin, Empirikon, Karandonisin, Gacosin. Përkthen Elyarin.
Më 1937 është oficer rezervist në Korfuz. Boton “Klepsidrat e së panjohurës” dhe “Sporades”. Më 1938 shkruan “Marina e shkëmbinjëve”, “Mosha e kujtimit të kaltërt” dhe “Kthjelltesitë”.
Më 1939, botohen “Orientimet” dhe njihet me Henri Mylerin.
Më 1940, poezitë e tij botohen në frëngjisht.
Në luftën Italo-Greke, merr pjesë si nëntoger në luftimet në Sarandë, Delvinë, Kuç, Kallarat, Bolenë, Nivicë, Shën Vasil. Kthehet në spitalin e Athinës pothuaj i vdekur nga tifoja.
Më 1943 botohet “Dielli i parë”.
Më 1945, “Kënge heroike dhe e përzishme për nëntogerin e rënë në Shqipëri.
Në Francë botohet vëllimi i tij i zgjedhur poetik. Takohet me Elyarin në vitin 1948, stabilizohet në Paris, ku njihet me personalitete të rëndsishëm si: Pikaso, Terianti, Legeri dhe Shagalli.
Udhëton në Spanjë. Në Londër është bashkëpunëtor i BBC-së dhe shkruan versionin e parë të kryeveprës “Aksion Esti”.
Në Itali njihet me Ungaretin dhe Mario Vitin dhe i përkthejnë poezitë. Në Athinë punon me radiofoninë, por largohet shpejt.
Më 1955 shkruan”Gjashtë dhe një goditje për qiellin”.
Përkthehet në anglisht dhe në gjermanisht, kurse vetë përkthen Brehtin.
Versioni i plotë përfundimtar i kryeveprës “Aksion esti” botohet në vitin 1959 dhe më 1960 merr çmimin e parë shtetëror të poezisë.
Udhëton në USA, dhe në Bashkimin Sovjetik, ku takohet me Jevtushenkon.
Shkruan esse për vëllimi “Letra të hapura”.
Më 1969, gjatë puçit të kolonelëve largohet prapë për në Paris. Dhe për disa muaj në Qipro.
Shkruan “Druri i dritës”. Mohon çmimin që i akordojnë kolonelët. Nuk pranon të bëhet akademik. “Aksion esti” qarkullon edhe në USA. Botohet “Maria Nefeli”.
Në dhjetor të viti 1979, fiton çmimin “Nobel”. Vepra e Elitis përkthehet në shumë gjuhë të botës.
Mjaft nga poezitë e tij janë kompozuar nga Mikis Teodoraqis.
Ndërkohë ekspozohet veprimtaria e tij në pikturë dhe shpallet lektor nderi i shumë universiteteve: Athinës, Romës, etje. Përkthen në greqishten e re Safon, “Apokalipsin”
Do të vijnë njëri pas tjetrit vëllimet poetike: “Monogram”, “Retë e dashurisë”, “Lundërtari i vogël”, “Udhë vetjake”, “Elegjitë e Oksopetras”, “Perëndimi i pikëllimit”.
Vëllimi i fundit poetik “Kënga e mjelmës” u botua para vdekjes.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.