back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ju urrej! – nga Ismail Çala

Gazeta

Ismail Cala
Ismail Cala

Ju urrej!

nga Ismail Çala

Ju kam urryer qysh kur isha 11vjeç, qysh kur me përzutë si qen nga shtëpia ime bashkë me vëllezërit, motrën e vogël dhe prindërit e mi që tani janë në atë botën tjetër! Qysh kur na latë në baltë, atje mes hiçit, pa shtëpi e pa asnjë ndihmë!
Ju urreva me gjithë shpirt që me hoqët violinën nga dora, kur kullosja lopën ju mallkoja të gjithë ju që me bëtë të vuaj aq shumë!
Ju urreja përditë kur shkoja në shkollën tetvjeçare një orë larg shtëpisë, mes baltës e i lagur nëpër shi!
Ju urreja me vetëdijë të plotë, edhe kur shkova në gjimnaz, ndonse për ne nuk lejohej të vazhdonim atë shkollë!
Ju urrej akoma sot kur kujtoj se nuk bleja dot bukë gruri për vëllezërit e mi që punonin në atë mut kooperativën tuaj të qelbur!Ju kam mallkuar me shpirt kur nuk më latë të shkoja në universitet, ju urrej akoma më shumë sot kur i kujtoj ato ditë e javë kur bashkmoshatarët e mi shkonin në shkolla të larta.
Ju urrej sot e kësaj dite qe harxhova tre vjet të jetes time në ushtrinë tuaj halabake, ku gënjenit djemtë e rinj me dokrrat e qelbura per mbrojtjen e atdheut të poshtëruar nga rraca juaj e ndyrë!
Ju urrej unë dhe gjithkush që ka pak mend, pëër gjithçka që i bëtë këtij populli për gjysëm shekulli me radhëe! Ju urrej pafundësisht që askush nga ju nuk kërkoi falje, jo vetëm mua, por ë shqiptarëve!
Ju urrej akoma sot që nuk ndaheni dot nga e kaluara juaj kriminale, ju urrej që tradhëtuat shokët tuaj që ranë në luftë për çlirimin e atdheut dhe mbrothësinë e vendit!
Ju urrej që akoma sot e kësaj dite nuk keni turp e nuk pranoni atë që i bëtë shqiptarëve aq dekada, që vazhdoni sot e kësaj dite të pëllisni në emër të dëshmorëve, të shokëve tuaj të idealeve që i vratë e i pretë në emër të serbëve, rusëve e kinezëve!
Ju urrej edhe sot që po e shkatarroni këtë vend, që po e zbrazni Shqipërinë, që e poshtëroni atë kudo ku vini dorë! Ju urrej që tradhëtoni sot Kosovën fiks si etërit tuaj ne 1945! Çdo gjë që bëni ju është djallëzore, është me hile, sepse djalli e hilja ju ka pjellur! Qofshi të mallkuar, ju qelbësira komuniste, ju bastardë që flisni e ngrifeni edhe sot me krimet që i keni bërë këtij vendi e që vazhdoni t’ja bëni akoma edhe sot!
Ju urrej dhe ju njoh… ju di… dalloheni nga ecja, nga e folura, nga pamja… nga gjithçka që ju bën të jeni të urryer!
Nuk shpëtoj dot nga urrejtja që kam për ju, prandaj ju urrej akoma më shumë!
.
Marrë nga muri i Fb i Ismail Çalës, 25 nëntor 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.