back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër… – reagim nga Agron Tufa

Gazeta

Tufa - Braho & Rama
Tufa – Braho & Rama

U përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër…

reagim nga Agron Tufa

“Është bërë modë kjo ikja e shqiptarëve
dhe kërkojnë azil në vende të ndryshme të botës.
Ka arrit puna që edhe një kameraman dasmash
nga një zonë diku në periferi kërkoi azil në Francë
si viktimë e lirisë së shprehjes…” edi rama
.
“Në çdo vend ka të çmendur, në çdo vend
ka njerëz që kërcёnojnë me telefona.
Nuk mund të themi se ka një konspiracion komunist
kundër Agronit. Unë them se lufta nuk mund të shihet
me sytë e politikës dje dhe as me sytë e politikës sot.
Mua më bën tradhtar se nderova Mid’hat Frashërin.
Komunsitët e bën luftën dhe e fituan luftën,
por pas luftës iu futën në të drejtë gjithë të tjerëve!” edi rama
marrë https://dosja.al
 
Shkrimtari Agron Tufa
Shkrimtari Agron Tufa

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:

 
Gramoz Ruçi:
“Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejtje. Edhe mua më kërcënojnë.” (prill 2019);
 
Edi Rama:
“Ne do dërgojmë një Komision Hetimor Parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);
 
Taulant Balla:
“Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtohu në gjykatë! Nëse të kanë kërcënuar, drejtohu në Prokurori! Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë…” (prill 2019)
I provuam të gjithë dhe e pamë si heshtën me pathos e ton të lartë Organet… të Drejtësisë thoni ju? Jo, ata janë, si minimum, jo të drejtësisë. Thjesht organe… Edhe ato më të rejat fare, me hetuesa e prokurorë të komunizmit…!
 
Edi Rama:
“Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kёrcëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë…” (4 janar 2020).
 
Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imunitet, nuk i kemi me vete ushtrinё, policinë, sigurimsat, gjykatat, bandat, pasuritё, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.
Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.
Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri as për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen kundër meje? Përbetohen se: “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil…” (Dita, 4 dhjetor 2019).
Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanë dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!
Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia jote direkte, të cilën duhet ta marrёsh publikisht dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëre mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!
.
Marrë nga Muri i fb. i Agron Tufes, 5 janar 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.