Deklaratat e bashkëpunimit me Sigurimin
nga Kastriot Dervishi
Deklarata e bashkëpunimit me dëshirë
Unë i nënshkruari…., duke e ndjerë si detyrë të shenjtë patriotike mbrojtjen e Republikës Popullore dhe të pasurisë së shtetit, pranoj me koshiencë dhe me vullnet të plotë të jem bashkëpunëtor informativ i organeve të Sigurimit. Me dashurinë më të madhe për popullin e republikën dhe me urrejtjen më të thellë për armiqtë, cilëtdo qofshin dhe kudoqofshin këta, do të vë gjithë forcat e mija për ruajtjen me fanatizëm të kauzës së shenjtë të popullit dhe për zbulimin dhe shfarosjen e armiqve. Jap fjalën e nderit të një luftëtari të çështjes së popullit se do të plotësoj me përpikëri detyrat e ngarkuara, do të ruaj me skrupulozitetin më të madh sekretin shtetëror e konspirancion në punë. Do jem vigjilent e gjithmonë i gatshëm në ruajtjen e sektorit ku punoj, në vëzhgimin e armiqve në punë e sipër, në zbulimin e çrregullimeve, abuzimeve, etj, që njerëz të pandërgjegjshëm ose armiq të popullit, do të mundohen të shkaktojnë dhe në bashkëpunim me shokët e Sigurimit, do të jem i pamëshirshëm karshi atyre që duan të pengojnë realizimin e jetës së re dhe të lumtur të popullit tonë. Urrejtja e madhe e popullit le të pllakosë mbi mua dhe dënimi i ligjeve të pushtetit popullor, le të më godasë, në rast se me qëllim e prish fjalën e dhënë dhe neglizhoj detyrën karshi popullit, atdheut dhe republikës.
Deklarata e bashkëpunimit me material shtrëngues
Marre https://www.55news.al/dossier/