back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pushkatimi dhe burgosja e anëtarëve të Kongresit të Lushnjës – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Hoxha urdheron për pushkatimin e Bektash Cakranit e të tjerëve.
Hoxha urdheron për pushkatimin e Bektash Cakranit e të tjerëve.

Pushkatimi dhe burgosja e anëtarëve të Kongresit të Lushnjës

nga Kastriot Dervishi

Ndonëse në thelb nuk ishte kundër kongresit, pasi e quante vepër të vegjëlisë e kundër “reaksionit” e “çifligarëve”, regjimi komunist vrau e burgosi shumë prej atyre që kontribuuan për këtë kongres. Madje nuk ndaloi deri aty. E vijoi luftën me pasardhësit e tyre. E nisi me të vdekurit. Iljaz Vrionit në mungesë të një veprimi të drejtpërdrejtë kundër tij, i shkatërroi varrin në Berat. Nënprefektin e Lushnjës në atë kohë, Veli Vasjarin, e vranw me atentat sapo erdhi në Shqipëri në vitin 1944, pavarësisht se nuk ishte përzier me punët e luftës. Statistika e parë është kjo e mëposhtmja:
.
Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi
U vranë në luftë me atentate:
-Idhomeno Kosturi, vrarë më 5 nëntor 1943, nga komunistët në Durrës. Atentatori quhej Kolë Laku.
-Beqir Rusi, vrarë 12 qershor 1943, në Elbasan para derës së shtëpisë së Aqif Biçakçiut, i shoqëruar nga miqtë e tij Lef Nosi dhe Ahmet Dakli. Autorët nuk u bënë të njohur.
 
U dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim:
-Fazlli Frashëri, 11.6.1945, 46 vjeç
-Dine Dema, 23.7.1945, 75 vjeç
-Bektash Cakrani, 26.7.1945, 74 vjeç
-Sheh Ibrahim Karbunara, 10.10.1947, 67 vjeç
 
Vdiqën në hetuesi
-Ndoc Çoba, 6.3.1945, 75 vjeç
 
U burgosën:
-Ferit Vokopola, 1945-1947
-Rexhep Jella, 1945 dhe 1947-1952
 
U burgosën dhe vdiqën në burgje:
-Kostaq Kotta, në Burrel, 1947
-Hafiz Xhemal Naipi në Burrel, 1955
-Qazim Kokoshi, 1947?
-Xhavit Leskoviku (jo anëtar i Kongresit, por përfaqësues i rinisë në Kongres), në Burrel 1954
.
21 Janar 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.