back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dosja e CIA për Xhafer Devën, 1947: “Një politikan gjenial, që flet 10 gjuhë të huaja”

Gazeta

Xhafer Deva (1904-1978)
Xhafer Deva (1904-1978)

Dosja e CIA për Xhafer Devën

“Një politikan gjenial, që flet 10 gjuhë të huaja”

Xhafer Deva lindi në vitin 1904, në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e kreu në shkollën franceze në Selanik, pastaj vazhdoi studimet në Stamboll, në kolegjin amerikan “Robert College” ku u gradua më grade shkencor. Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Xhaferr Deva vazhdoi studimet në Graz të Austrisë, ku kreu edhe studimet për inxhinieri. Pastaj shkoi në Egjip, ku punoi në Ottman Bank. Më vonë punësohet në një firmë të madhe britanike në Turqi.
Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgre duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte aftesi të jashtëzakonshme sidomos në aftësitë inxhinerike të minerave dhe aftesitë bankare.
Në vitin 1931, kthehet në Mitrovicë ku e riorganizon fabrikën për përpunimin e drurit, dhe brenda disa vitëve behët sipërmarrësi më i sukseshëm në Mbretërinë Jugosllave.
.
Podujevë 1941 - në plan të parë Xhaferr Deva
Podujevë 1941 – në plan të parë Xhaferr Deva
Aktivitetin politik e fillon në vitin 1941, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë nga Gjermania. Ai u përpoq të shpëtonte shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin nën dominimin e Ushtrisë Gjermane, dhe shqiptarët nuk merrnin pjesë në administratë civile. Gjermanët pranuan që administrata në Kosovë të udhëhiqet nga shqiptarët, dhe Xhafer Deva ishte zgjedhur për ta formuar administratën shqiptare. Serbët kundërshtuan ashpër, por Deva ishte zotuar për të mbrojtur interesat shqiptare. Për arsye politike dhe taktike gjermanët nuk donin të “cedonin” bashkonin Mitrovicën, më Shqipërinë.
Kulmin e karrierës e arriti në vitin 1943, u emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme. Në muajt e pranverës ngarkohet një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS “Skanderbeg“. Xhafer Deva ishte betuar për të mbrojtur interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit. Deva ishte ai i pari i cili kishte zbuluar që Këshilli Nacional Clirimtar, kontrollohet komplet nga Moska.
Xhafer Deva ishte i pasukseshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri.
Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij, ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri./fmimages.net
Washington, 4 prill, 1947
Shtabi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës – CIA
.
(Kortezi nga Idriz Lamaj)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.