back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Një e shtunë urimi për Diellin, dhe pak shënime në mbledhjen e parë të Vatrës së re! – nga Jozef Radi

Gazeta

Takimi me ambasadoren Faber te Vatra - 15 shkurt 2020
Takimi me ambasadoren Faber te Vatra – 15 shkurt 2020

Një e shtunë urimi për Diellin,

dhe pak shënime në mbledhjen e parë të Vatrës së re!

nga Jozef Radi

E shtuna e 15 shkurtit të 2020, do të ishte mbledhja e parë e Kryesisë, po edhe e Këshillit të ri të Vatrës, të dala nga zgjedhjet e fundit, të zhvilluara në Michigan me 19 janar të këtij viti.
Sigurisht për një njeri që “Vatrën” e konsideron pikën më të lartë të organizimit panshqiptar, po njëherësh edhe promotore të shumë ngjarjve historike edhe në atdhe, të qenit i pranishëm në këtë ngjarje sado të zakonshme të rradhës së kësaj Federate emërmadhe e së cila daton para formimit të shtetit shqiptar, mbetet emocionuese për këdo, e tillë besoj duhet të jetë për çdo individ që e njeh historinë e kësaj Federate dhe njëkohësisht është pjesë qoftë edhe për një e këtij rrugëtimi të saj në histori. Kjo e shtunë kishte mbi supe edhe 111 vjetorin e Diellit, dhe sigurisht ky urim i takoj sërish Dalip Grecës, i cili prej vitesh është editor i kësaj gazete.
Këtë takim të parë të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, krahas përvjetorit të Diellit, e ka bërë edhe më domethënës, edhe takimi i para disa ditëve i kryesisë së re re ne DASH, po edhe prania e ambasadores shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, e cila prej vitesh shërben në drejtim të misionit shqiptar në Uashington…
Ardhja e ambasadores Faber, 4 javë mbas Kuvendit të fundit të Vatrës dhe të përvjetorit të 111 të Diellit, në të vërtetë është pozitive dhe duket si ogur i mirë, mbasi marrdhëniet Shtet Shqiptar – Vatër, kanë kohë që janë pak të vakta, çka nuk e nderon as shtetin, po as Vatrës nuk i vjen ndonjë e mirë!
.
Takimi me ambasadoren Faber te Vatra - 15 shkurt 2020
Takimi me ambasadoren Faber te Vatra – 15 shkurt 2020
Në pritjen e znj. Faber ndodheshin edhe disa delegatë nga shtete të tjera të Amerikës çka e bënë më gjithpërfshirës këtë takim… mbasi Vatra nuk dëshiron të ndjehet e braktisur në gjithë angazhimet e saj, në lidhje me politikat e shteteve shqiptare… Si duket, historikisht ajo i ka pranuar dhe është argasur me këto oshilacione të politikës, por kjo s’e ka ndalur në misionin e saj, bilè pikërisht këtu qëndron edhe dialektika e jetëgjatësisë së saj, sepse Vatra ka mbajtur si stekë lartësie të saj, Shqipërinë dhe jo politikat e partive, që drejt më thënë nuk është se kanë shndritur, kështu që ky raport i ndërsjelltë me Vatrën dhe Diellin u shfaq përmes kortezisë së mikpritësve Presidentit të Nderit, zotit Rexhaj dhe nënkryetarëve të rinj të Vatrës: Grishaj, Dine dhe Malota… të cilët i uruan mirëseardhjen zonjës Faber, fjala e së cilës nisi me urimin e 111 vjetorit të Diellit, dhe urimit për zgjedhjet e reja. Ajo bëri një rezyme të gjithë punës së Ambasadës për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe dëshmoi arritjet dhe organizimet e vazhdueshme, duke e anashkaluar paksa faktin që në raportet me Vatrën nuk kanë qenë fort aktive dhe pranoi se gjërat duhej të ishin më ndryshe, e duke theksuar në mbyllje se Vatra duhej të ishte më e hapur ndaj grave dhe të rinjëve… Përshëndetja e Kryetarit të Nderit zotit Agim Rexhaj, bashkë me falënderimet trajtoi edhe atë raport të pajustifikuar midis Vatrës dhe përfaqësive të shteteve shqiptare. Ca më i prerë, e me tone pak më të ashpra qe nënkryetari Alfons Grishaj, i ardhur me grupin e Michiganit, i cili theksoj se “Vatra është apartiake sepse është thellësisht shqiptare, ajo nuk përzihet në politikën e sotme të Tiranës zyrtare, as të Prishtinës zyrtare, e as të Shkupit zyrtar, por ama përkrah çdo zhvillim pozitiv the e tendos tehun e kritikës ndaj zhvillmeve negative, që sot s’janë të pakta, theksoi me bindje se shtetit shqiptar s’i intereson vota e emigrantëve, dhe se të vendosësh në të njëjtin rrafsh Vatrën me organizatat dhe organizimiet që përfaqësojnë herë qytete e herë katunde të Shqipërisë, herë grupime familjare dhe herë njerëz pa integritet shoqëror, s’është aspak serioze. Vatra përfaqëson e do të përfaqësojë gjithë shqiptarët pa dallim partie, krahine, feje, republike, gegë a toskë, Kosovë e Çamëri, në këtë sallë çdo përfaqësues ka mbas një histori, një familje me emër të ndritur, një përfaqësim dinjitoz e një figurë intelektuale… Vatra është ajo Shqipëria që na mungon të gjithëve, prandaj shteti shqiptar s’mund të sillet me Vatrën sipas mendësisë: Je me mua të dua…!”
Ambasadorja tha se ajo përfaqësonte me së shumti shtetin shqiptar se politikën e qeverisë… Dhe se do të përpiqej në të arthmen të ishte më pranë Vatrës dhe të gjetjes së mundësive të organizimeve të përbashkëta..
Anëtarë të Kryesisë bënë edhe pyetje të ndryshme për futjen në binarë të këtyre marrdhënieve dhe gjetjen e rrugëve të reja të komunikimit dhe trajtimit të problemeve të shumta duke shtuar edhe numrin e konsullatave, të cilat ambasadorja Faber i mbajti shënim për të gjetur kohë një herë tjetër për sqarimin e tyre.
Kryetari i ri i Vatrës, z. Elmi Berisha, i cili edhe pse pak me pak vonesë të arsyeshme, e falenderoj znj. Faber dhe i dëshmoj asaj gatishmërinë e bashkpunimit të Vatrës në të arthmen…
Kënaqësia ime e madhe ishte se kësaj here në Vatër takova miq të vjetër si Mark Mernaçajn, Muhamet Omarin, Dalip Grecën, Sokol Pajën, Ervin Dinen, Agustin Mirakajn, po edhe miq të miqve të mi, si Alfons Grishajn, Mond Rakajn, Ilirjan Blloshmi, Eduart Aranitasi, po kënaqësi e veçantë më dhanë takimet me Idriz Lamajn, Agim Rexhajn, Elmi Berishën, Zef Balajn e plot të tjerë, që ma bënë të shtunën e 15 shkurtit ta përcjell me këta pak rreshta, me besimin se me përkushtim shumë punë mund të bëhen më mirë në të arthmen…
.
jozef radi, Bronx, NY, 15 shkurt 2020
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.