back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Dy poezi të freskta… nga Gjezeko (2013)

Gazeta

Gje-ze-ko 2013
Gje-ze-ko 2013

Dy poezi të freskta… nga Gjezeko

Me Gjergj Kolën u ba kohë që shkëmbejmë mendime, diskutojmë dhe ndjehemi afër… falë kësaj mundësie komunikimi virtuale që na e vret largësinë… Para do kohësh lexova nji poezi të mrekullueshme të tij dhe lashë nji shënim paksa esklamativ… sot lexova diçka edhe ma të bukur… Nuk munda të mos ndalem me e lexue dhe e rilexue shumë herë…
Tash edhe ju keni të drejtë me e gjykue nëse kam të drejtë a jo, për çka shkruen me vargje të nji thellsie grabitse Gjergj Kola… ose letrarisht gjezeko!
j.r. 15 tetor, 2013

Mendime dhe ndjenja

Unë e ti shumë gjana i mendojmë krejt njisoj
jena të dy si ajo hana që shkon tuj mbledhë copat e veta
në puzzlen e fundmuejit dhe qesh e plotë mbi liqen…

na u ngjajmë gurve të zallit që stinët i shtrijnë në diellin
e rreshkun në kujtesë të ujit shterrun prej largësie
e tash dalin mbi dallgë lumejsh, në qytetin e ndërtuem
prej brinjës së nji grueje të ngulun n’krahnor.

se unë e ti jena dy shpirtna që herët a vonë ndeshen në jetë
mbi fije mendimesh dhe kambët i ndjejmë të ecin lirshëm
mbi urën që koha e ka ndërtue vetë prej nji premtimi t’kahershëm

edhe pa ja dhanë dorën njeni tjetrit gishtat janë ba nji dorzë
që i jep ngrohtësi
njeriut…
2013

Po vjeshtohem…

po vjeshtohem
zojë,
në nji dashni të varun mbi krahë engjujsh
dhe pupla shqiponjet mbi shkambij të plasun
vizatojnë krena lulesh që këputen
pa dalë mirë tash pesë shekuj e ma shumë.

po vjeshtohem
zojë,
e në stinë Tetorit nata ja merr dritës ngjyrën
dhe pemët skuqen prej kujtesës së bjerrun nëpër terr
e hjedhin shtat tanë droje ndër shkurret përreth
anash bunkerësh të plasun prej degë andrrash…

po vjeshtohem
zojë,
e urës së lutjes i janë prishë kambët aty ku lumejt
bahen nji kryq blu para se me i la në det
mëkatet që kohnat sollën me vedi dhe i hodhën këtu
ndër copa kështjellash.

se na po vjeshtohena
zojë,
dhe dashnija e pjekun në degë të randa e prek dheun
me dorë e bahet dromca shenjtnije për sqepa grabitqarë
me brinj të hekurta dhe lëkurë betonit,
e ku Ave Maria
asht nji kumonë që nxjerr tinguj të plasun
dashnijet…
15.10.2013

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.