back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Koronavirusi i ka marrë jetën Adrian Kazazit, 61 vjeç, ish-kryeinxhinier i Kombinatit të Autotraktorëve.

Gazeta

Adrian Kazazi dhe e shoqja Anila
Adrian Kazazi dhe e shoqja Anila

Koronavirusi i ka marrë jetën Adrian Kazazit, 61 vjeç,

ish-kryeinxhinierit të Kombinatit të Autotraktorëve

Në vitin 1991, Kazazi u nis për specializim në Itali, ku jetoi
së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Anilën dhe dy djemtë.
Adrian Kazazi ishte 25 vitet e fundit inxhinier pranë
Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Agrokulturës, FAO.
Ai ishte nderuar me medalje nga vetë drejtori i përgjithshëm i FAO-s
dhe pas vdekjes së tij flamuri i institucionit u ul në gjysëm shtizë
dhe kolegët mbajtën 1 minutë heshtje.
.
Bashkëshortja e inxhinierit, Anila Husha Kazazi, ka dërguar një letër në “Abc News”, ku tregon si filloi gjithçka, simptomat e para që kishte bashkëshorti dhe në fund jep një mesazh për qytetarët.
Letra e plotë e Anila Husha Kazazit për “Abc-ja e mëngjesit”
.
Coronavirusi - 2020
Coronavirusi – 2020
Ne ishim të katërt në Tiranë nga data 20 shkurt deri me datën 2 Mars për të asistuar mamanë time në spital dhe me pas për funeralin e saj.
Kur u kthyem me datë 2 Mars, në Romë, Adriani ishte me temperaturë dhe ka ndenjur një javë në shtëpi me simptoma gripi, pak temperaturë dhe shumë kollë, por asnjë nuk dyshoi për coronavirus, pasi në Tiranë akoma nuk kishte asnjë të deklaruar zyrtarisht.
Me datë 9 mars, ai shkoi në punë, por nuk e pranuan duke i kërkuar çertifikatë “di buona salute”; nga mjeku i familjes. Ai u vizitua dhe mjeku i dha 1 javë tjetër pushim, pasi akoma nuk ishte shëruar. Nga mesi i javës së dytë ai pati një përkeqësim, i filloi temperaturë e lartë, pa kollë, por mjeku i familjes e këshilloi të rrije 5/6 ditë në shtëpi me paracetamol dhe vitamina C. Telefonova nr. 112 (shërbimin e ambulancave), por më qetësuan duke më thënë se meqë s’ka pasur kontakte me persona nga veriu i Italisë, meqë nuk ka kollë dhe pengesë në frymëmarrje, nuk ka problem.
Kur gjendja u keqësua, pra kur i filloi kolla pas 3-4 ditësh, telefonova përsëri 112, dhe me datë 16 mars erdhën e morën. E shtruan ne Poliklinikën “Umberto i Parë”, që është një nga spitalet më të mira në Romë, mjekët janë profesorë në Universitetin La Sapienza.
Ditët e para e futën në terapi intensive me oksigjen, gjendja nuk ishte e rëndë, temperaturën ia ulën që ditën e parë. Komunikonte me ne me videotelefonata dhe mesazhe, madje pas dy ditësh e informuan që do ta nxirrnin nga terapia intensive.
Po atë ditë i filluan terapinë me Tocilizumab, mjekimi i rekomanduar nga një profesor në Napoli që dha rezultate shumë të mira në disa pacientë. Të nesërmen në drekë me datë 19 mars, u përkeqësua dhe e çuan direkt në reanimacion. Nga ai moment e futën në intubim me sedativ dhe ne i humbëm lidhjet. çdo pasdite mjekët na njoftonin për gjendjen dhe për fatin e keq të tij dhe tonin, ai përkeqësohej vazhdimisht derisa me datë 27 mars në darkë mëe dhanë lajmin që nuk doja ta dëgjoja kurrë.
Përveç kësaj ne ishim në karantinë dhe nuk mundëm të shkojmë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër nuk mundem as t’i bëjmë nderet e fundit, një varrim dinjitoz siç e meritonte.
Adriani nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, madje ka qenë sportist amator, merrej me hedhje çekiçi. Askujt nuk i besohej se nuk do rezistonte, por për fat të keq ky virus nuk do t’ia dijë as për moshë, as për gjendje të mirë shëndetësore.
Prandaj mesazhi im për publikun shqiptar është: ju lutem qëndroni në shtëpi, respektoni rregullat e higjenës, ruani shëndetin tuaj, të familjarëve, kolegëve dhe të miqve tuaj. Ne jemi të mbyllur në shtëpi nga data 9 mars, të sëmurë vetë me koronavirus, me një familjar të shtruar rëndë në spital që ndërroi jetë dhe arrijmë të durojmë. Ka kaq shumë gjëra të bukura për t’u bërë në shtëpi, mbi të gjitha të gëzoni njëri-tjetrin, të diskutoni, të shijoni çdo moment të jetës, të lexoni, të telefononi miqtë dhe të gjitha ato gjëra që nuk i bëjmë dot në kushte normale, ku ritmet e punës dhe problemet e përditshme të bëjnë të humbasësh qëllimin kryesor të jetës, të jesh i lumtur.
Faleminderit, Anila Husha Kazazi
.
Marre nga https://www.dailyxing.com

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.