“Këngë liturgjike shqip” në CD – Prill 2020
Një koiçidencë e bukur dhe domethënëse,
përgjat ditëve të Pashkëve 2020,
doli nga shtëpia e produksionit CD
“Këngë liturgjike shqip”
.
Kjo CD vjen mbas suksesit të Festivalit Ballkanik të këngës e këngëve korale shqip, organizuar në Aarau – Zvicër në 2019, me idenë dhe nën organizimin e Don Pren Prend Kola – misionar.
Këngët u zgjodhën e u mbarështuan për këtë CD nga Don Pren Prend Kola dhe u interpretuan nga 5 solistë këngëtarë,
Maria Christina Imbrogno,
Gentjana Tafili,
Mimmo Imbrogno,
Fiona Gjini,
Elona Mathieu
nën drejtimin artistik muzikor të Ermira Lefort – Pianiste.
.
Këngët e përzgjedhura janë interpretuar me dashuri, përkushtim, me ngjyrat dhe veçansitë vokale të solistëve, që secila këngë të shprehte mesazhin dhe emocionin përkatës.
Risi e bukur dhe emocionuese, është pjesmarrja e dy solistëve me shumë eksperiencë, këngëtarët arbëreshë Maria Christina Imbrogno e babai i saj Mimmo Imbrogno nga Civita-Kalabri, që u bashkuan me zërat e bukur të solistëve nga Shqipëria e Kosova, për më të mirin rezultat të kësaj CD “Këngë liturgjike shqip”.
.
Këto 22 këngë të CD, janë këngë të zgjedhura, ku mesazhet renditen e meloditë ndërthuren, për një emocion të një tjetër dimensioni sa shpirtëror, por dhe aq real të jetës.
Programi i këngëve, interpretimi në këtë CD, kalon mesazhe të bukura humane dhe të besimit, me melodi e tekste mbresëlënëse e që shton dëshirën për të pasur më shumë e më të pranishëm këtë repertor, mes shumë repertorëve të tjerë shqip.
Mendohet të bëhen promovime të CD me kënaqësinë e pranisë së këngëtarëve e disa interpretime të këngëve të kësaj CD.
Vetë ballina e CD, simbolikisht flet shumë, sikur njëherazi “ndjejmë”, muzikën e besimit, të lutjes e të falenderimit.
Do të bëhen promovime të CD me kënaqësinë e pranisë së këngëtarëve e disa interpretime të këngwve të kësaj CD, ku kompozitorë botëror të zgjedhur janë: M. Frisine, K. Heinzmann, J. Servel, B. Greene, M. Becker, R. Hamilton, J. Berthier, R. Williams, P. Sequeri, J. Antonio Espinoza, Ch. Crozat-Converse, H. Bone, St. Alfons i Liguorit, S. Gesangbuch, B. Sprague, J. Bonifils, N. Kissel, H. Doane
“Këngë liturgjike shqip” në CD, denjësisht i takon jo vetëm një komuniteti të caktuar, jo vetëm vendit të kultit, por edhe më gjerë, sepse këndohet shqip, mesazhi përcillet shqip, reflektimi e emocioni përjetohet shqip.
.